Nga Hysni Gurra
Pyetja përse duhet të gënjesh, merr përgjigje të ndryshme në varesi të hallit që ka zënë gënjeshtarin.
Çdo ditë që kalon po i nxjerr kallajin sajesave të prokurorëve politik dhe tellalleve të tyre mediatik.
Ajo që të bën përshtypje është se në mungesë të gënjeshtrave të reja riciklohen me të njëjtin pathos gënjeshtra e vjetra.
Dosja e quajtur “Partizani” do të hyjë në histori si rasti kur për të goditur politikisht kundershtarin nuk kursehen, shpifjet dhe çerek të vertetat.
Edhe pse ka kaluar një vit nga çmontimi i sajesave edhe sot në qarkullimin e mediave dhe analistëve të qeverisë thuhen si të vërteta gënjeshtrat që bëjnë mu… dhe bëjmë fjalë për një dosje ku rezultati final është “marrja dhe zhvillimi i pronës nga pronarët”
Gënjshtra nr. 1 Pronarët janë shpronësuar.
Mbi këtë kallëzim të Taulant Ballës 4 vite më parë nisi dosja e famshme. Tashmë e provuar që është shpifje edhe nga vetë SPAK, e megjithatë edhe sot e kësaj dite qarkullon shpijfa “pronarët janë shpronësuar” !
Gënjeshtra nr 2 Qeveria Berisha nisi privatizimin e klubit.
Këtu tellallët që mbështeten mbi dosjen e SPAK kanë “të drejtë” se prokurorët kanë fshehur shkresat e tre ministrave socialistë që kanë inicuar procesin. Por shkresat ekzistojnë edhe pse SPAK nuk ka denjuar t’i fusë në 500 faqe!
Gënjeshtra nr 3. Pronarët kanë përvetësuar 852 metra toke publike.
Edhe pse këto 852 m janë ende aty ku kanë qenë, pra, tokë publike, kjo sajesë përdoret si argument abuzimi.
Gënjeshtra nr 4. Malltezi me 110 metra u bë milioner.
Ky është rasti klasik i çerek të vërtetave që hidhen në publik për të impresionuar njerëzit. Malltezi është trashëgimtar me 410 m2. Ka investuar për të blerë tokë që mos hynin të tretë dhe të krijonin situatë pengmarrje edhe mbi 2100 m2 te tjera, pra, ka hyrë në investim me mbi 2500 apo 2600m2.
Gënjeshtra nr 5. U privatizua një pronë publike (sportive).
E vërteta është krejt ndryshe. Klubi shumësportësh ishte i zaptuar dhe pronarët që blenë pronën e tyre nuk lanë asnjë prej 42 familjeve pa shtëpi. Madje dhuruan edhe çerdhe dhe kopësht për ta. Sa i përket klubit Partizani ai ishte i uzurpuar nga “dy biznesmenë” pa kontratë dhe pa paguar asnjë qindarkë në shtet. Dhe kjo histori na çon te gënjeshtra e radhës.
Gënjeshtra nr 6. Gjenerali kundërshtoi procesin e privatizimit….
Në fakt kjo gënjeshtër nuk gjendet në dokumenta, por tellallët e SPAK pa lexuar asgjë e nxorrën si hero “gjeneralin” kur në të vërtetë më e pakta që mund të thuhet është paaftësi dhe më e shumta i korruptuar. Ky farë gjenerali, kur prona ishte e privatizuar dhe lekët ishin paguar raportonte me shkrim: “Nuk futem dot në pronë se nuk na lenë”….
Gënjeshtra nr. 7. Berisha ndërroi destinacionin….
Kjo është gënjeshtra më e bujshme dhe më e pabesueshme. Prokurorët politikë që nuk kanë lënë të gjallë dhe të vdekur pa i përmendur emrin, nuk kanë guxuar të përmendin vetëm një emër. Emrin e njeriut që ndërroi jo vetëm destinacionin e këtij terreni sportiv, por edhe 11 terreneve të tjera sportive. Dhe ky njeri quhet Edi Rama. Kjo është në shkresa. Por prokurorët këtë emër e kanë lexuar Sali Berisha.
Gënjshtra nr 8. Kanë marrë qira edhe pasi kanë shitur pronën.
Në përpjekje për të njollosur sa më shumë të mundin, prokurorët e SKAP-it kanë futur në 500 faqe edhe një kontratë shitje apartamenti dhe kanë shpifur që nga apartamenti i shitur është marrë qira edhe tri vite më pas. Për ta bërë më të besueshme gënjeshtrën kanë përmendur emrin e Safet Gjicit. Por harrojnë se në atë kohë Gjici ka qenë vetëm një biznesmen si shumë të tjerë në Shqipëri, pra, nuk ishte ende në politikë.
Gënjeshtra nr. 9. Berisha si kryeministër bëri ligje që të merrte pronat dhëndrri i tij.
Kjo është shpifja që qarkullon më shumë. E vërteta, trashëgimtarët e pronës (një ndër të cilët është dhe dhëndri i Berishës) nuk kanë marrë as 1% të pronave të tyre! Edhe pse kanë kaluar 33 vjet edhe pse Berisha ka qenë 5 vjet President dhe 8 vjet kryeministër. Ndërsa Olsi Rama ka marrë një fshat të tërë (Vunoi) (224-mijë metër katror) me pretendimin e gënjeshtërt se janë tokat e Baba Pilos.
Gënjshtra nr. 10. Berisha ndërhyri për të kthyer pronën….
Çfarë ka ndodhur? Pronarët kanë marrë pronën e tyre në vitin e parë të mandatit të dytë të qeverisë Berisha. E imagjinon njeri që të kishte ndërhyrë kryeministri (Berisha) dhe procesi të zgjaste 5 vjet?!!
Një gënjeshtër është e mjafttë për të kompromentuar. Po 10? Po 100?
Një gjë është e qartë se në këtë proces asgjë nuk ka lidhje jo me ligjin, por as me logjikën.