• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Odisea e rrugës Shirokë-Zogaj- Kufi, burokracitë mbajnë “peng” ndërtimin

15:12 : 19/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit, kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës Benet Beci, spikati me platformën e tij kryesisht teknike, duke i prezantuar elektoratit një program të detajuar për zhvillimin e qytetit. Pjesë e projekteve të infrastrukturës për Shkodrën ishte dhe rruga e re Shirokë-Zogaj-Kufi.

“Rruga e re (në ndërtim) Shirokë-Zogaj-Kufi së bashku me pikën kufitare të re do të krijojë lidhjen me zonën e Krajës si me rrugë automobilistike, biçikletash dhe varkash nëpërmjet rrjetit të moleve.”, shkruhet në Programin e premtimeve të kryebashkiakut të Shkodës Benet Beci.

Ndërtimi i kësaj rruge ka qënë një angazhim i zotit Beci që në kohën kur ishte deputet i zones, teksa socialistët e kishin zyrtarizuar si kandidat për kryebashkiak të Shkodrës.

“Për fat të keq është vonuar në mënyrë të patolerueshme por do të bëjmë ç’është e mundur që ajo të fillojë sa më shpejt…”, premtonte Beci.

Fakti

Lexo edhe:

Nga djali i Benetit, te Lenc Vangjeli e Knut-i i BE-së/ “Qokat” e Spiropalit në staf me lekët e shqiptarëve

Shkelen afatet, nxënësit e shkollës “Edith Durham” mbeten sërish pa u futur në klasat e reja

Në fund të vitit të kaluar Faktoje verifikoi se puna për ndërtimin e rrugës ende nuk kishte nisur.  Edhe një vit më vonë në terren gjithçka dukej njësoj. Nuk gjetëm asnjë gjurmë të investimit të premtuar. Rruga ekzistuese Shirokë- Zogaj është tepër e ngushtë dhe e dëmtuar.

Për të shkuar nga Shkodra në Shirokë duhen më pak se 20 minuta me makinë. Për të mbërritur në Zogaj, na u desh thuajse e njëjta kohë- ndonëse distanca në kilometra është më e shkurtër.

Rruga Shirokë-Zogaj 17 shtator 2024

“Ja po fillon sivjet, ja po fillon në dhjetor, ja po filllon në janar, në shtator… Ka dhjetë vjet që e flasin dhe ende nuk është realizu.”, kujton Valmir Balesi, banor në fshatin Zogaj.

“Ka 30 vjet demokraci dhe Zogaj është shumë më mbrapa se katundet e tjera. e kanë lënë shumë mbrapa…”, shprehet ai.

Segmenti i fundit i rrugës nga Zogaj deri në pikën e kalimit kufitar ishte pjesa më e degraduar e kësaj rruge.

Problemet ishin të dukshme që në fillimin e rrugës të saj, pranë shkollës nëntëvjeçare “Reshit Hyseni” në Zogaj. Ndërsa 490 metrat e fundit të kësaj rruge që të çon drejt kufirit mund të përshkoheshin vetëm me automjete të larta.

Rruga Zogaj – Kufi, 17 shtator 2024

Kur do të nisë projekti? 

Ndonëse ka qënë një nga premtimet kryesore të kryebashkiakut Beci, institucioni që ai drejton prej një viti, nuk ndan informacione mbi projektin. Në një përgjigje me shkrim për Faktoje Bashkia e Shkodrës ia delegon përgjegjësinë Fondit Shqiptar të Zhvillimit- si njësi zbatuese e këtij projekti.

“Rruga Shiroke-Zogaj-Kufi, është tenderuar nga FSHZH, dhe gjithashtu mund të merrni informacione më të detajuara nga FSHZH.”, thotë Bashkia.

Nga ana tjetër, Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën me dije se është në pritje të lejes së ndërtimit nga Bashkia e Shkodrës.

“Sa i përket projektit për ndërtimin e rrugës “Shirokë – Zogaj – Kufi” në Shkodër, punimet e zbatimit pritet të fillojnë në fund të vitit 2024/ fillim të vitit 2025, pas pajisjes me lejet përkatëse.”, argumenton FSHZH.

Të njëjtin afat e gjejmë edhe tek programi buxhetor afatmesëm i Bashkisë Shkodër, miratuar dhjetorin e vitit të shkuar.  “Rruga Shirokë-Zogaj do të fillojë vitin e ardhshëm”, shkruhet në dokument.

Projekti i rrugës 3,2 mln €

Rruga Shirokë – Zogaj- Kufi do të kushtojë 3,2 milionë euro dhe është financim i Bashkimit Evropian përmes Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si pjesë e projektit për Infrastrukturën dhe Turizmin në Shqipëri.

Sipas projektit, rruga e re nga Shiroka në Zogaj do të kalojë mbi atë ekzistuese, duke u zgjeruar. Ndërsa segmenti nga fshati Zogaj në kufi do të jetë tërësisht i ri, ku do të kalojë edhe një bypass.

Rruga do të jetë me korsi biçikletash dhe trotuar për këmbësorët.

Përfundimi

Nisur nga informacionet e mbledhura dhe verifikimi në terren, premtimin e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, për projektin e rrugës Shirokë-Zogaj-Kufi, e vlerësojmë si ende të pambajtur.

“Faktoje”, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

Etiketa: Benet BeciburokraciodisejapremtimiShirokë-Zogaj- Kufi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga djali i Benetit, te Lenc Vangjeli e Knut-i i BE-së/ “Qokat” e Spiropalit në staf me lekët e shqiptarëve

20:36 : 16/09/2025
AKTUALITET

Shkelen afatet, nxënësit e shkollës “Edith Durham” mbeten sërish pa u futur në klasat e reja

15:43 : 09/09/2025
AKTUALITET

Tirana që nuk pi dot ujë nga rubineti

09:54 : 05/09/2025
AKTUALITET

Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

22:34 : 28/08/2025
AKTUALITET

Dhoma amerikane kritika për klimën e biznesit: S’ka punonjës të kualifikuar, ka korrupsion dhe burokraci

17:55 : 31/07/2025
AKTUALITET

Fatura politike e premtimit të Ramës për Thethin

18:15 : 30/07/2025
Para

Von der Leyen takon liderët e Ballkanit Perëndimor: Të gjashtë vendet i përkasin Evropës

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com