• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e dyfishtë në Roskovec, Prokuroria zbardh akuzat për 4 të arrestuarit

10:37 : 17/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Fierit ka dhënë një informacion të detajuar lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në fshatin Kurjan të Roskovecit, ku Artur Kuka qëlloi për vdekje Gramoz dhe Lavdimir Kurtajn.

Pas ngjarjes janë shoqëruar edhe dy djemtë e autorit, Ervis dhe Emaurisio Kuka, 21 dhe 18 vjeç, si dhe Tomor Zyka.

Për të katërt këta persona Prokuroria ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimeve u krijua dyshimi i arsyeshëm se Artur, Ervis dhe Emaurisio Kuka kanë kryer veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ervis Kuka akuzohet gjithashtu edhe për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Lexo edhe:

Itali/ Burri dorëzohet në polici: Po nuk më arrestuat do vras gruan

“Do ta vras, se na ka çarë…”, dëshmia tronditëse për vrasjen e picierit në Tiranë

Tomor Zyka akuzohet për kryerjen e veprës venale “Përkrahja e autorit të krimit”.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr.1375/2024 lidhur me ngjarjen e ndodhur në Roskovec, Fier, në datën 10.09.2024, ku humbën jetën dy shtetasit G.K dhe L.K dhe po kryhen hetime për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 79, shkronja “dh” dhe nenet 278, 280, 291, 300 dhe 302 të K.Penal.

Në lidhje me këtë ngjarje, pas veprime hetimore të kryera në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u arrestuan në flagrancë tre shtetasit A.K, E.K, E.K. pasi nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimeve u krijua dyshimi i arsyeshëm se ata kanë kryer veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79, shkronja “dh” dhe 25 të K.Penal. Po ashtu, është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit T.Z., si i dyshuar për kryerjen e veprës venale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal.

Më datë 12.09.2024, për shtetasit A.K, E.K, E.K dhe T.Z. u paraqit në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesa për vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Pas vleresimit të provave të administruara deri në këtë fazë të hetimeve, me urdhrin për regjistrimin e emrit të personave që i atribuohet vepra penale, datë 12.09.2024, në procedimin penal të lartpërmendur janë shënuar emrat e personave nën hetim si më poshtë:

1. A.K, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar në nenin 79/dh dhe 25 dhe 278 i K.Penal;

2. E.K, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim,“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar në nenin 79/dh dhe 25, 278 dhe neni 291 i K.Penal;

3. E.K, dyshuar për kryerjen e veprës penale“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar në neni 79/dh dhe 25 dhe 278 i K.Penal;

4. T.Z, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal;

5. Y.K, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 278/4 dhe 280 i K.Penal;

6. I mituri në konflikt me ligjin E.H, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Për shtetasit Y.K. dhe të miturin në konflikt me ligjin E.H, për shkak të moshës së tyre, vazhdon hetimi në gjendje të lirë, për veprat penale. Gjithashtu, po kryhen hetime të mëtejshme për të vënë para përgjegjësisë penale shtetas të tjerë të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur.”- thuhet në njoftim.

Etiketa: artur kukaGramoz KurtajLavdimir Kurtajvrasje

Lajme të lidhura

BOTA

Itali/ Burri dorëzohet në polici: Po nuk më arrestuat do vras gruan

20:19 : 08/11/2025
AKTUALITET

“Do ta vras, se na ka çarë…”, dëshmia tronditëse për vrasjen e picierit në Tiranë

16:23 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Ore qen, ma mbylle derën”/ Vrasja e Pjetër Kodhelit nga i biri, nëna rrëfen përballjen me 25-vjeçarin

12:57 : 07/11/2025
AKTUALITET

Marjani goditi me thikë në zemër të atin, e ëma tregon shënimet që i gjeti 25-vjeçarit

12:55 : 07/11/2025
RAJONI

Vrau dy vëllezërit në derë të shtëpisë së tyre, arrestohet dhëndri i familjes!

08:49 : 07/11/2025
RAJONI

E rëndë në Kosovë, kunati qëllon për vdekje dy vëllezërit (Detaje)

13:18 : 06/11/2025
Para

I bëri foto në shtrat të moshuarit dhe i mori 50 mijë euro, arrestohet Leonora Gashi

TË GJITHA

“Po intimidohen votuesit”, kandidati i Shqipëria Bëhet në Cërrik thirrje policisë të marrë masa

14:21 : 09/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Pjesëmarrja për secilën nga 5 bashkitë deri në orën 13:00

14:05 : 09/11/2025

Kërcënoi me armë zjarri një person, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë

13:51 : 09/11/2025

Katërnjakët me hemorragji në sy, familjarët kërkojnë ndihmë: Kanë nevojë të operohen urgjent

13:36 : 09/11/2025

E zuri korenti duke riparuar kabllot e internetit në një shtyllë elektrike, ish-trajneri lë pas dy fëmijë

13:24 : 09/11/2025

Tepelenë/ Kandidati i pavarur Guma: Persona të paautorizuar po pengojnë lirinë e votës

13:15 : 09/11/2025

Gent Gazheli nën hetim nga SPAK për skandalin 130 milion euro që tronditi doganat

13:00 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com