• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump ngre akuza të rënda kundër Harris dhe Biden

Donald Trump reagoi pas përpjekjes për atentat kundër tij me akuza. Ai fajësoi rivalen demokrate, Kamala Harris dhe presidentin amerikan Joe Biden, duke i quajtur ata si "kërcënimin e vërtetë"

09:53 : 17/09/2024
në BOTA

Atentati i dyshuar i së dielës (17.09.)kundër kandidatit republikan për president në SHBA, Donald Trump ka sjellë sërish në fokus shqetësimet për dhunën e motivuar politikisht në SHBA. Presidenti Joe Biden paralajmëroi se mund të ketë përshkallëzim të mëtejshëm dhe bëri thirrje që shërbimi sekret, i cili është përgjegjës për mbrojtjen e politikanëve të rangut të lartë, të forcohet. Në një dalje në Filadelfia, Pensilvani, presidenti Biden bëri thirrje për parandalimin e dhunës. “Ne nuk mund t’i japim frymëmarrje kësaj,” tha ai duke theksuar, se konfliktet duhet të zgjidhen në kutinë e votimit. Biden bëri thirrje gjithashtu për pajisje më të mirë të shërbimit sekret. Fondet për këtë i miraton kongresi amerikan.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur, se Biden dhe Trump folën në telefon pas incidentit. Në “bisedën e përzemërt”, Biden shprehu lehtësimin e tij që Trump ishte i sigurt, thuhet nga Shtëpia e Bardhë. Trump e falënderoi Biden për thirrjen telefonike.

Trump i quan bashkëfajtorë demokratët dhe Harris

Por më parë republikani Trump kishte fajësuar për incidentin si Biden ashtu edhe zëvendëspresidenten Harris, kundër të cilës do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit. “Retorika e tyre të çon aty që kundër meje të qëllohet. Ata janë kërcënimi i vërtetë,” tha Trump. Më vonë ai shtoi në platformën e tij “Truth Social”: “Për shkak të kësaj retorike majtiste komuniste fluturojnë plumbat dhe gjithçka do të përkeqësohet!”

Lexo edhe:

Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

I dyshuari akuzohet – motivi i paqartë

Tashmë është ngritur padi kundër të dyshuarit kryesor, Ryan W. R. në Florida. Ende ka paqartësi për motivin. Hetimet janë duke vazhduar intensivisht. Ryan W. R. akuzohet për posedim të një arme zjarri si kriminel i dënuar dhe posedim të një arme me numrin serial të hequr. Mund të pasojnë edhe akuza të tjera.

Sipas raportimeve të mediave, 58-vjeçari punonte si kontraktues ndërtimi në Hauai. Ai shpesh bënte komente politike në rrjetet sociale, përfshirë luftën në Ukrainë. Sipas FBI-së, Policisë Federale të SHBA-së, “prania aktive në internet” e të dyshuarit është aktualisht në fokus të hetimit, siç janë edhe veprat penale të mëparshme dhe dyshimet e mundshme të mëtejshme. Rezultatet e para tregojnë se Routh ndoshta ka vepruar i vetëm. Pas arrestimit, Ryan R. kërkoi një avokat dhe ka qëndruar i heshtur që atëherë, sipas drejtorit të policisë të Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw.

Shërbimi Sekret e zbuloi të dyshuarin e armatosur në shkurret në gardhin e fushës së golfit të Trump në West Palm Beach, Florida, të dielën pasdite dhe menjëherë hapi zjarr ndaj tij. Sipas sherifit, ende është e paqartë se ku kanë goditur plumbat e forcave të sigurisë dhe nga vjen arma e të dyshuarit./DW

Etiketa: donald trumpJoe BidenKamala Harris

Lajme të lidhura

BOTA

Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

14:40 : 30/10/2025
BOTA

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025
BOTA

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

18:49 : 29/10/2025
BOTA

Më shumë se 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

15:39 : 29/10/2025
BOTA

Sanksionet e SHBA, kompania e naftës “Lukoil” detyrohet të shesë asetet jashtë Rusisë!

13:37 : 28/10/2025
BOTA

Japonia planifikon pritje madhështore për Trump-in, në fokus ekspozita e kamionëve amerikanë

12:36 : 27/10/2025
Para

"Prezantohej si grek"/ Arrestohet në Madrid bosi shqiptar i drogës, i shumëkërkuar në Europë (EMRI)

TË GJITHA

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025

Furnizonte me kokainë bankierët në Londër, dënohet me burg shqiptari në Britani

17:31 : 30/10/2025

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025

Erdogan akuzon Gjermaninë për heshtje ndaj Gazës, Merz refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE

17:12 : 30/10/2025

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com