• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Studimi: Brezi i sotëm i grave të reja me prirjet më liberale prej dekadash

19:48 : 12/09/2024
në BOTA

Gratë e moshës së re në Shtetet e Bashkuara kanë prirjet më liberale të kësaj kategorie prej dekadash, sipas një studimi të ri të organizatës Gallup, e cila e bazon këtë përfundim në analizën e sondazheve të mbledhura përgjatë 20 viteve.

Gjatë viteve të fundit, rreth 4 në 10 gra të reja, që u takojnë moshave 18 deri në 29 vjeç, i kanë përshkruar pikëpamjet e tyre politike si liberale, krahasuar me para 2 dekadash kur rreth 3 ndër 10 prej tyre identifikoheshin si të tilla.

Për shumë gra të brezit të ri, identitetit i tyre liberal nuk është vetëm çështje kategorie. Përqindja e grave të reja që kanë qëndrime liberale mbi çështjet e ambientit, abortit, marrëdhënieve racore dhe ligjeve mbi armëmbajtje tani është numër dyshifror, sipas organizatës Gallup.

Gratë e moshës së re “nuk po identifikohen si liberale vetëm se u pëlqen ky emërtim apo se ndihen më komode me të, apo sepse e respektojnë dikë që e përdor këtë emërtim”, thotë drejtorja e Gallup-it për hulumtimin e çështjeve shoqërore në Shtete e Bashkuara, Lydia Saad. “Ato në fakt janë bërë shumë më liberale në pikëpamjet e tyre.”

Nëse ky grup i grave të reja me pikëpamje të qarta liberale shndërrohet në një grup politik të qëndrueshëm, kjo do t’i bënte ato forcë me peshë të rëndësishme politike, sipas drejtores Saad.

Lexo edhe:

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gaza

Darkat pas orës 20:00 dëmtojnë trupin dhe gjumin, çfarë tregon studimi

Ndonëse është e vështirë të përcaktohet saktësisht se çfarë po i bënë gratë e reja më liberale, ato tashmë kanë të njëjtat këndvpështrime për shumë çështje, gjë që e bën më të lehtë motivimin e tyre përmes fushatave.

Gratë e reja tashmë janë një trup votuesish me prirje demokrate – sipas të dhënave të agjencisë së lajmeve Associated Press mbi votuesit amerikanë, 65 për qind e votuesve nën moshën 30 vjeçe votuan për kandidatin demokrat Joe Biden në vitin 2020 – por ato nganjeherë janë më të paparashikueshme përsa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje.

Gratë e brezit të ri filluan të dallohen në aspektin ideologjik nga grupet tjera, përfshirë nga burrat e moshës 18 dhe 29 vjeçe, si dhe nga gratë dhe burrat e moshës mbi 30 vjeç, gjatë mandatit të Presidentit demokrat, Barack Obama.

Kjo prirje duket se u përshpejtua kohët e fundit, rreth kohës së zgjedhjes së republikanit Donald Trump për president, lëvizjes #MeToo dhe përpjekjeve gjithnjë e më të suksesshme të lëvizjes për të kufizuar të drejtën e abortit.

Njëkohësisht, më shumë gra, shumica e tyre demokrate, janë zgjedhur përfaqësuese në Kongres, si guvernatore dhe në legjislaturat shtetërore, duke u mundësuar grave të reja përfaqësim të ri dhe modele për t’i frymëzuar në politikë.

Ndryshimi në identifikimin politik të grave të reja po ndodh në të gjitha drejtimet, sipas Gallupit, dhe ai nuk po nxitet nga një nëngrup i veçantë.

Përkrahja që këngëtarja Taylor Swift i dha të martën kandidates demokrate për presidente Kamala Harris pas debatit me ish-Presidentin Trump, ilustroi njërën prej çështjeve ku gratë e reja kanë lëvizur në anën e majtë të spektrit politik. Në një postim në rrjetin social Instagram, përmes të cilit këngëtarja Swift i dha përkrahjen e saj kandidates demokrate, ajo vlerësoi dyshen demokrate Harris-Walz për jehonën që po u bëjnë të drejtave reproduktive.

Analiza e Gallup-it erdhi në përfundim se që nga epoka e Presidentit Obama, gratë e reja për gati 20 për qind janë më të gatshme të mbështesin të drejtat e gjera rreth abortit. Një rritje e ngjashme e përqindjes është gjetur edhe tek gratë e reja që thonë se mbrojtjes së ambientit i duhet dhënë më shumë përparësi se rritjes ekonomike dhe tek përqindja e grave të reja që thonë se ligjet mbi armëmbajtjen duhet të jenë më të rrepta.

Tani, sipas drejtores Saad, një shumicë e qëndrueshme e grave të reja kanë pikëpamje liberale përsa u përket çështjeve të abortit, ambientit dhe ligjeve për mbajtjen e armëve.

Gratë e reja janë “shumë të bashkuara rreth këtyre çështjeve… dhe jo vetëm që i mbajnë këto qëndrime, por ato janë të pakënaqura me pozicionin e tyre rreth këtyre çështjeve dhe shqetësohen rreth tyre”, tha ajo. Kjo është edhe arsyeja, sipas saj, që mund të ndihmojë në pjesëmarrjen më të madhe në zgjedhje.

“Ekzistojnë grupe grash që përbëjnë një shumicë të pakontestuar që kanë këto pikëpamje”, thotë ajo dhe ato janë “të prirura që të aktivizohen për të votuar rreth këtyre çështjeve”.

Etiketa: graliberalestudimi

Lajme të lidhura

BOTA

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gaza

22:21 : 15/07/2025
SHENDETI

Darkat pas orës 20:00 dëmtojnë trupin dhe gjumin, çfarë tregon studimi

22:04 : 07/07/2025
AKTUALITET

Në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në familje, çdo ditë rrihen 7 gra ose burra

15:35 : 30/06/2025
AKTUALITET

Deputeti jep lajmin e trishtë/ Ndërron jetë në moshë të re kryetarja e grave të PD-së në Devoll

11:54 : 18/06/2025
AKTUALITET

Probleme mendore tek fëmijët/ Studimi: Vërehen tek 14 për qind e të vegjëlve

19:58 : 11/06/2025
RAJONI

Kosovë/ Sot mbahet dita e dytë e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

08:23 : 03/06/2025
Para

Arrestohet një tjetër serb për krime lufte në Kosovë

TË GJITHA

Tiranë/ I aksidentuari humb jetën në spital, arrestohet shoferi 27-vjeçar

11:01 : 19/07/2025

EMRI/ Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri, pranga 21-vjeçarit

10:45 : 19/07/2025

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 20 vatra

10:29 : 19/07/2025

Rama krenohet me pamjet teksa fadroma shkatërron lokalin në Tiranë/ VIDEO

10:24 : 19/07/2025

Skandal ushqimor në Vorë/ Falsifikonin datat e produkteve të skaduara, arrestohen pronari dhe magazinieri

09:59 : 19/07/2025

Merz-it i ‘soset durimi’: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

09:32 : 19/07/2025

Këmbimi valutor 19 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com