• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbetjet e rrezikshme/ VOA: Debati mbetet vetëm në rrafshin politik mbi përgjegjësitë institucionale

19:41 : 12/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Mbetjet industriale të dyshuara si të rrezikshme nga hiri oxhaqeve metalurgjike janë nisur në korrik nga porti i Durrësit në dy anije me mbi 816 ton lëndë në mbi 100 konteinerë me destinacion Tajlandën, bëri të ditur në fillim të gushtit Rrjeti i Aksionit të Baselit (BAN), një organizatë e specializuar në çështjet e drejtësisë mjedisore.

Alarmi i saj nga një anë i bllokoi ato konteinerë në Singapor, dhe nga ana tjetër nxiti hetimet e zyrës së Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve OLAF në Bruksel si dhe nga prokuroria shqiptare.

Drejtuesi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i kërkoi në Kuvend qeverisë gjatë interpelancës së sotme të japë shpjegime mbi përgjegjësitë e autoriteteve shtetërore në këtë eksport.

“Organizata joqeveritare amerikane “Rrjeti i Aksionit të Bazelit” është shprehur për media prestigjigjoze, përfshirë “Zërin e Amerikës”, se ajo është e bindur që Porti i Durrësit, jo vetëm në këtë rast por edhe në raste të tjera më parë është shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria, rajoni e me gjasa edhe nga vende të tjera evropiane mbetje të rrezikshme helmuese drejt disa vendeve aziatike. Për këtë organizatë prestigjioze ndërkombëtare, nga porti i Durrësit çdo 3 apo 4 muaj është eksportuar një material që dyshohet se është pluhur helmues, që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike”, tha zoti Bardhi.

Materiali i dyshuar me pluhur helmues për t’u transportuar nga Shqipëria në Azi, u ngarkua në portin e Durrësit në konteinerë, të cilët nga porti shqiptar udhëtuan drejt portit të Triestes në Itali, dhe aty ngarkohen në dy anije të tjera transportuese të firmës “Maersk”.

Lexo edhe:

“Të të jap 20 euro…”/ Plas keq sherri mes Krisës dhe Xhenetës: Ik në Dubai, shitesh për 500 lekë

Mbetjet e rrezikshme, mjedisorët ngrenë alarmin për ngecjen e hetimit

Udhëtimi i konteinerëve nga porti italian vijon përmes Detit Mesdhe dhe bregdetit të Afrikës drejt Singaporit me destinacion Tajlandën.

Lënda e eksportuar nga porti i Durrësit i takon firmës “Sokolaj”, e cila e ka blerë atë nga kompania “Kurum” në Elbasan, ku prodhohet çelik dhe hekur.

Kryeministri Edi Rama tha në interpelancë se për eksportin e këtyre mallrave bëhet fjalë vetëm për dyshime, por asgjë e vërtetuar me analiza dhe prova të faktuara.

“Sipas të dhënave të bëra me dije publikisht, në çdo deklaratë, e në çdo dokument të paraqitur nga subjektet private, si pjesë e procedurave të eksportit, është shumë e qartë se eksporti i mallrave në fjalë nuk është eksport mbetjesh të rrezikshme. Gjithashtu, praktika doganore e këtyre eksporteve ka të bashkëngjitur certifikatën e analizës së mallit, nga laboratori i një vendi të BE-së, i cili konfirmon deklarimin e subjektit”, tha zoti Rama.

Ai shtoi se mallrat e deklaruara si okside/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku u transportuan nga Porti i Durrësit drejt porteve evropiane me dokumentacionin përkatës përmes linjave konteinerike ndërkombëtare me një reputacion të padiskutueshëm, kanë qëndruar e janë magazinuar përkohësisht në vende të Bashkimit Europian, ku askush nuk i ka penguar. Më pas janë lejuar të vijojnë normalisht itinerarin e tyre.

Debati ka mbetur deri tani në rrafshin politik mbi përgjegjësitë institucionale të gjithësecilit. Opozita beson se organet shtetërore shqiptare nuk kanë ushtruar kontrollet e nevojshme dhe as zbatuar protokollet ndërkombëtare, për ngarkesat e dyshuara si mbetje helmuese,

“Rastet e përsëritura të konstatuara ngrejnë dyshime serioze se Shqipëria është përfshirë në një tregti të paligjshme ndërkombëtare të mbetjeve të rrezikshme. Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të izoluar, por me një aktivitet të mirëfilltë kriminal, që përfshin përgjegjësi për veprime të paligjshme apo mosveprime të disa autoriteteve shtetërore në varësi të kryeministrit dhe këshillit të ministrave, si dhe mungesa apo neglizhenca kriminale të mbikëqyrjes së aktivitetit të paligjshëm të disa subjekteve private”, tha kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Por kryeministri Rama hodhi poshtë akuzat e shprehura nga opozita, të cilat i quajti “ekstreme”, “të pabazuara” dhe me fajtorë të paracaktuar, ndonëse hetimet vazhdojnë.

Ai theksoi se mallra me klasifikim të tillë nuk konsiderohen si mbetje të rrezikshme as në katalogët evropiane mbi të cilat bazohet dhe procedura mjedisore dhe doganoree Shqipërisë as nuk bëjnë pjesë në kategorizimet e Kodit Ndërkombëtar Detar për Mallrat e Rrezikshme.

“A prodhohen mbetje nga proceset industriale dhe teknologjike në Shqipëri? Sigurisht që po dhe është mëse normale, siç politika ka prodhuar mbetje, çdo proces prodhon mbetje, por këtu jemi në rastin kur mbetjet prodhojnë politikë. Ndër to, ka mbetje të rrezikshme dhe jo të rrezikshme. A ka një kontroll të këtyre mbetjeve të rrezikshme? Patjetër”, tha zoti Rama.

Ai shtoi se mbetjet e rrezikshme trajtohen sipas ligjit përkatës nëpërmjet rikuperimit, riciklimit, asgjësimit, dhe në përputhje me lejen mjedisore trajtimi kryhet në vendndodhjen e tyre përmes rikuperimit ose ato grumbullohen, transportohen dhe asgjësohen në mënyrë përfundimtare nga subjekte të licencuara.

Përveç debateve politike, ende ka pak të dhëna, dhe çështja është ende e mbështjellë nga shumë dyshime dhe të panjohura. Nëse vërtetohet që lënda vjen nga oxhaqet e fabrikave metlurgjike, atëherë, sipas Rrjetit të Aksionit të Bazelit (BAN), bëhet fjalë për material me pasoja të rënda për shëndetin e njeriut dhe për mjedisin./VOA

Etiketa: debatiEdi Rama Gazment BardhiMbetjet e rrezikshmepërgjegjësit

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

“Të të jap 20 euro…”/ Plas keq sherri mes Krisës dhe Xhenetës: Ik në Dubai, shitesh për 500 lekë

13:52 : 31/03/2025
AKTUALITET

Mbetjet e rrezikshme, mjedisorët ngrenë alarmin për ngecjen e hetimit

18:47 : 04/03/2025
AKTUALITET

Debati Trump-Zelensky dhe bota më pas

08:11 : 04/03/2025
BOTA

Debati Trump-Zelensky bëhet viral në internet, mbi 150 milionë klikime në X

14:48 : 02/03/2025
SHOW BIZ

“Shko ku je mësuar me 500 femra”/ Agravon debati mes Laertit dhe Jozit: S’ke karakter! O pis

17:23 : 02/02/2025
AKTUALITET

Berisha: “21 Janari” po keqpërdoret për qëllime politike, Rama ka penguar hetimet për 14 vite

14:58 : 21/01/2025
Para

Studimi: Brezi i sotëm i grave të reja me prirjet më liberale prej dekadash

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Trump sulmon sërish Europën: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

19:28 : 15/05/2025

“Sherri” për numërimin e votës së Greqisë, KQZ nesër nis shqyrtimin e ankesës së PS

19:22 : 15/05/2025

Rëndohet bilanci tragjik, shkon në 103 numri i viktimave në Gaza pas sulmeve izraelite

19:14 : 15/05/2025

Zyrtarja e Fed-it: Ekonomia amerikane e fortë, normat e interesit mbeten të pandryshuara

19:14 : 15/05/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

19:06 : 15/05/2025

Zhulali: Rama i gatshëm të pranojë kontingjent krimi, sa kohë liderët e huaj “mbyllin sytë”

19:05 : 15/05/2025

Papa Leone XIV hap Instagram! Për 24 orë, numëron 12 milionë ndjekës

18:52 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com