• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentat për hakmarrje ndaj boksierit në Shkodër, identifikohet autori, si nisi sherri 3 muaj më parë (DINAMIKA)

13:30 : 07/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Partizani” të Shkodrës.

Sipas uniformave blu, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje dhe fatmirësisht nuk ka perona të lënduar.

Makina që është qëlluar me armë është në pronësi të Sokol Kajoshit, ndërsa mediat bëjnë me dije se shënjestër e atentatit ishte boksieri profesionist i Vllaznisë, Arjon Kajoshi. Sipas burimeve, boksieri po kthehej nga stërvitja kur ndaj Land Rover-it ku udhëtonte është qëlluar me armë zjarri.

Policia ben me dije se aktualisht janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.

Burimet mediatike bëjnë me dije se ndaj automjetit është qëlluar 5 herë, ndërsa autori/autorët kanë qëlluar nga një motomjet dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Lexo edhe:

Tragjedi në Malësinë e Kelmendit, 40-vjeçari humb jetën pasi bie në humnerë

Aksident në Shkodër, makina përplas një grua  

Mjeti “Range Rover” me targa “AB230EO” është bllokuar në vendngjarje nga shërbimet e Policisë së Shkodrës.

Sokol KAJOSHI
Arjon Kajoshi
  • Identifikohet autori

Alban Bruçi është autori i dyshuar i atentatit ndaj boksierit të Vllaznisë, Arjon Kajoshi.

Dyshohet se Alban Bruçi ka qëlluar me armë zjarri nga Range Rove ku udhëtonte boksieri si shenjë hakmarrje.

Raportohet se babai i autorit të dyshuar është dhunuar më 3 qershor dhe autor i dyshuar është vëllai i boksierit, Arlind Kajoshi. Ky i fundit është në kërkim nga policia prej asaj kohe. Në 3 Qershor u raportua se Vladimir Bruçi u dhunua pranë së banesës së tij. Ai u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës pasi mori dëmtime të konsiderueshme në trup.

“Rreth orës 14:40, në lagjen “Partizani”, dyshohet se gjatë një konflikti, është dëmtuar me sende të forta, në kokë, shtetasi V. B., 62 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër”, njoftoi policia në atë kohë.

Një ditë pas ngjarjes në pranga u vendos Edmond Sakicaj, ndërsa u shpallën në kërkim 5 të tjerë, Izmir Sakicaj, Samet Halluni, Arlind Kajoshi, Samuel Troshani, dhe Alban Bruçi.

  • Shënjestra është kampioni i boksit Arjon Kaloshi, vëllai i të kërkuarit Arlind Kaloshi!
Moment nga përleshja e ekipeve pas finales së boksit, ku ishte pjesë edhe Arjon Kaloshi

Arjon Kajoshi, që dyshohet se ishte shënjestër e atentatit me armë zjarri sot (7 Shtator) në Shkodër teksa lëvizte me makinën “Land Rover” të babait të tij Sokol Kajoshi, nuk është emër i panjohur.

Ai rezulton se është boksier i ekipit të Vllaznisë së Shkodrës dhe i shpallur kampion në vitin 2021 në një finale të shoqëruar me incidente, përleshje fizike mes dy ekipeve dhe grupeve, si dhe me akuza e polemika të ndërsjellta.

Ngjarja ka ndodhur më 19 Shtator 2021, në pallatin e sportit të Shkodrës, teksa zhvillohej finalja e boksit në ring mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, për peshën deri në 75 kg. Pasi Kajoshi u shpall fitues, ka pasur konfrontim të tifozëve e boksierëve të të dy ekipeve, në parketin e pallatit të sportit.

Shkak i dhunës u bë mosdakordësia e trajnerëve dhe boksierëve të Tiranës, me shpalljen fitues të boksierit Kajoshi të Vllaznisë. Por pamje të tilla kanë shqetësuar atëkohë edhe kreun e Federatës së Boksit, Florend Kalivopulli, i cili mori përgjegjësitë dhe njoftoi vendimin e tij në profilin në Facebook, se do largohej nga detyra me dorëheqje, si “pasojë e incidenteve të ndodhura”. Pati edhe akuza të ndërsjellta mes përfaqësuesve të dy ekipeve dhe boksierëve, ku njëra palë akuzonte tjetrën për fyerje, sharje dhe madje manipulim të rezultatit.

Sulmi me armë ndaj makinës së Kajoshit ndodhi sot (7 Shtator) në Shkodër dhe zanafilla daton më 3 Qershor 2024, kur pas sherrit për parkimin është dhunuar me pasojë plagosjen 62-vjeçari Vladimir Bruçi. Burime zyrtare nga policia thanë pas ngjarjes, se 6 persona janë përfshirë, njëri prej të cilëve në pranga dhe 5 në kërkim. Mësohet se i arrestuari ishte Edmond Sakicaj.

Ndërsa në kërkim u shpallën Izmir Sakicaj, Samet Halluni, Arlind Kajoshi (për të cilin besohet se ka ndodhur atentati sot, me motiv hakmarrjen), Samuel Troshani dhe Alban Bruçi, ku ky i fundit dyshohet se është edhe autori i dyshuar i atentatit të sotëm.

Incidenti i muajit Shtator të vitit 2021 në Shkodër
  • Pamje nga vendi i ngjarjes:

 

1 nga 3
- +
  • Çfarë njofton policia?

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak më parë në lagjen “Partizani” në Shkodër.

Blutë njoftojnë se autorët apo autori, kanë qëlluar në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar.

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.

Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftim.

Etiketa: Arjon Kajoshiatentatboksierrange roverShkoderte shtena

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tragjedi në Malësinë e Kelmendit, 40-vjeçari humb jetën pasi bie në humnerë

16:52 : 18/09/2025
AKTUALITET

Aksident në Shkodër, makina përplas një grua  

15:22 : 18/09/2025
AKTUALITET

Zbulohen 5 parcela me kanabis në Shkodër, 3 persona në kërkim

13:15 : 18/09/2025
AKTUALITET

Atentatet në Shkodër, Ragip Gila dyshohet edhe për v*asjen e Kristjan Kolës

12:15 : 18/09/2025
BOTA

Steve Bannon: Vrasësi i Kirk nuk veproi i vetëm, hetimet të lidhen me atentatin ndaj Trump

20:40 : 17/09/2025
AKTUALITET

Kukës/ Tentoi të vriste me armë zjarri një person pas konfliktit banal, arrestohet 47-vjeçari

16:01 : 17/09/2025
Para

Kulla ngrihen çdo ditë, por familjet shqiptare jetojnë ngushtë

TË GJITHA

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

21:34 : 18/09/2025

Berisha: Begaj, vasal i turpshëm! Shpalli ministër një avatar

21:33 : 18/09/2025

Abilekaj: Edi Rama nuk do opozitë, do ministra kokëbosh dhe robota

21:25 : 18/09/2025

Tensionet në Kuvend/ Bushati: Nëse opozita sillet si në një vend demokratik, bën lojën e autokratit

21:21 : 18/09/2025

Berisha: Mazhoranca dhunoi Kushtetutën, momenti më i errët i parlamentarizmit shqiptar

21:14 : 18/09/2025

“Nuk pranojmë akuzat ndaj Veliajt, por duhet shkarkuar”/ Relacioni: Tiranës i duhet një kryetar për punët

21:06 : 18/09/2025

Helmimi i të miturave në Korçë/ Dyshohet se konsumuan karamele me hashash, intubohet 3-vjeçarja

21:03 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com