• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Krimi “pushton” vendin/ Kush ishte objektivi i atentatit në “Don Bosko”, autori në arrati (PAMJET)

15:45 : 03/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia ka dhënë detaje në lidhje me atentatin në Tiranë ku në zonën e Don Boskos dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri.

Dy të plagosurit Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  Sipas informacioneve shënjestër dyshohet të jete Kastriot Elezi. Sipas të dhënave ai është person me precedent penal te mëparshëm për pjesëmarrje ne grup kriminal në Itali. Elezi është kapur nga komisariati numër 3 dhe është ekstraduar në Itali ku ka vuajtur dënimin për dy vite ndërsa sipas informacioneve ka pak kohë që është kthyer.

Burimet për “Boldnews.al” bëjnë me dije se dy pacientet ndodhen në observim, aktualisht gjendja shendetesore është stabel, po vijojn t’iu bëhen ekzaminime dhe po mbahen në monitorim nga stafi mjekësor.

Burime për mediat bëjnë me dije se 45-vjeçari Elezaj mori një plumb në (gjoks-shpatull), ndërsa 22 vjeçari Metushi u qëllua në këmbë.

Sipas informacioneve të para bëhet me dije se autori ka qenë me kapele dhe pasi i ka qëlluar është larguar me motor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Lexo edhe:

Aksidenti në Burrel, policia: 6 të plagosur! Mes të plagosurve është një fëmijë

Mekaniku i uzinës u plagos gjatë orarit të punës te Albchrome, ndalohen 3 persona/ EMRAT

Hetuesit i kanë vendosur shiritin e verdhë dhe po punojnë për mbledhjen e provave për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Renaldo Metushi (I plagosur)

Renaldo Metushi ishte pjesë e atentatit, ku u qëlluan me armë me silenciator nga persona të paidentifikuar ende në një lokal lagjeje në Don Bosko.

Makina Volkswagen Golf 5 që është përdorur nga autorët e ngjarjes në “Don Bosko”, është gjetur nga Policia duke u djegur në zonën e Qerekës. Autori, që mendohet se është ndihmuar dhe nga persona të tjerë, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe ka dalë nga Tirana.

  • Kush ishte objektivi i atentatit, Kastriot Elezaj i dënuar për prostitucion në Itali

Kastriot Elezaj, 45-vjeç ka mbetur i plagosur mesditën e sotme nga një atentat me armë zjarri. 45-vjeçari ka marrë plumb në krah dhe në mushkëri.

Burimet mediatike bëjnë me dije se Kastiot Elezaj rezulton me të shkuar kriminale. Ai ka qenë i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni. 45-vjeçari është arrestuar pak kohë më parë me qëllim ekstradimin e tij dhe pasi ka kryer dënimin është kthyer në vendin tonë.

  • Pamjet nga vendi i ngjarjes
  • Gjendet makina e djegur në Qerekë

Një makinë e djegur është gjetur në Qerekë (zone prane Institutit) pak minuta pas plagosjes së ndodhur në “Don Bosko”.

Automjeti tip “Golf 5” dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

  • Vocaj jep detaje: Autorët kanë qëlluar nga makina, po kontrollojmë kamerat

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj nga vendgjarja ku u shënua plagosja e dyfishtë në zonën e Don Boskos, është shprehur se Policia dhe grupi hetimor në bazë të këqyrejes paraprake të kamerave të sigurisë, është krijuar një ide e qartë se si ka ndodhur ngjarjen e rëndë kriminale.

Sipas Vocajt, në atenta kanë marrë pjesë tre persona përfshirë edhe drejtuesit e automjetit, që është gjendur i djegur në përfieri të Tiranës. Nga ajo se çfarë hetuesit kanë zbuluar deri më tani, është se autorët sipas Vocajt nuk kanë dalë nga automjeti por kanë qëlluar nga brenda tij, duke plagosur Elezaj dhe Metushin, të cilët rezulton paraprakisht të kenë vetëm lidhje shpqërore me njëri-tjetrin.

“Në një lokal privat në Don Bosko, janë plagosur dy shtetas, Kastriot Elezaj dhe Renato Metushaj, ndodhen në spitalin e Traumës. Policia ka ngritur grupin e posacëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë. Gjithashtu po kontorollojmë në të gjithë zonën për kamerat e sigurisë në biznese dhe ato publike. Është gjetur automjeti i djegur, ka përputhshëmi me ato të përdorur nga autori.

Nuk rezulton të jetë me targa të vjedhura po nr.shasisë nuk përputhet me atë të makinës origjinale. S’është përcaktuar tipi i armës, janë gjetur gjithashtu edhe 7 gëzhoja. Në automjet ëhtë gjetur një armë zjarri, po ekzaminohet. Janë vetëm lidhje shoqërore këto të plagosurit, po pinin kafe.

Nuk dihet kush ka qenë shenjestër, nga hetimi do rezultojë se kush ka qenë objekt. Mendohet se kanë qënë 3 persona, përfshirë dr.mjetit. Nuk janë gjetur gjëra të paligjhshme nga të plagosurit.

Njëri prej tyre është me precedent penal, po hetojmë për të shkuarën e të plagosurve dhe njëkohësisht konfliktet e mundshme që mund të kenë, se janë pistat kryesore. Autorët kanë qëlluar nga automjeti, s’kanë zbritur. Kemi pamjet se si ka ndodhur ngjarja, kemi ide te qartë për ngjarjen e rëndë kriminale. Këta kanë hapur zjarr nga makina dhe probaliliteti mund të kene qenë të maskuar është i madh“, tha Vocaj.

  • Çfarë njoftoi policia?

Policia e Shtetit ka dhënë detajet e para lidhur me plagosjen e dyfishtë që ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Siç bëhet me dije nga njoftimi zyrtar, ngjarja ka ndodhur në afërsi të godinës së OSHEE, ku të plagosur në rrethana që ende nuk dihen kanë përfunduar 2 persona.

“Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, thuhet ne njoftimin e policise.

  • Krimi “pushton” Shqipërinë

Vendi ynë përgjaket sërish nga një atentat me armë në kryeqytet.

Shqipëria po i ngjan një “Ekuadori” të vogël ku bandat veprojnë lehtësisht duke “larë hesapet” me njëra-tjetrën, madje shpesh herë veprojnë në mes të ditës duke eliminuar kundërshtarët e tyre.

Plumbat kërcasin në mes të lokaleve, rrugë apo edhe vende të tjera publike duke rrezikuar jetën e shumë qytetarëve të pafajshëm.

Në shumicën e rasteve policia pothuajse nuk ekziston dhe e vetmja gjë që i ngel të bëjë është të numërojë viktimat pas atentateve.

Etiketa: atentatautoridetajedon boskokrimplagosje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidenti në Burrel, policia: 6 të plagosur! Mes të plagosurve është një fëmijë

20:36 : 05/06/2025
AKTUALITET

Mekaniku i uzinës u plagos gjatë orarit të punës te Albchrome, ndalohen 3 persona/ EMRAT

12:57 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
AKTUALITET

Del FOTO/ Ky është gardisti që vrau veten me armën e shërbimit

09:41 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Procesi zgjedhor i manipuluar, nevojitet ndërhyrje ndërkombëtare

10:02 : 04/06/2025
AKTUALITET

FOTO/ Aksidenti i trefishtë Elbasan, policia: U plagosën 5 persona! Një u transportua tek Trauma

19:01 : 03/06/2025
Para

Ngjarja me dy të plagosur në Don Bosko, gjendet një makinë e djegur në Kamëz

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025

Musk hedh akuzën e rëndë: Trump është në dosjet e Epstein, ndaj nuk janë bërë publike

22:37 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com