• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëshmia e Dumanit: Talo Çela ka marrë rreth 600 mijë euro nga paratë e grabitura në Rinas

17:01 : 01/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një fakt interesant për grabitjen e lekëve në Rinas nga grupi i Talo Çelës ka dal nga dëshmia e Nuredin Dumanit.

Ai ka treguar se në ngjarjen e vitit 2018 në dijeni të tij kanë marrë pjese Talo Çela, Altin Ndoci, vellezerit Çala, Admir Murataj, Dashnor Dumani, Dorian Shkoza, personi me pseudonimin Çalamani nga Fushë – Kruja.

Nuredin Dumani ka treguar se gjatë një bisedë që ka bërë më të vëllain, Dashnorin ky i fundit është shprehur se informacionin për kalimin e vlerave të parave e ka marr Eldi Çala nëpërmjet një vajzë e cila ishte punonjës policie në Rinas.

Ditën e ngjarjes për shumat e parave janë njoftuar nga vajza në fjalë ku pasi e ka dërguar mesazhin e ka hedhur telefonin në tualet.

Nga thëniet e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Talo Çela i ka treguar se nga Rinas kanë marrë diku 6 ose 7 çanta me lek ku 200 mijë euro ia kanë dhënë Çalamanit nga Fushë Kruja për fshehjen në shtëpinë e tij.

Lexo edhe:

“Konti” i Elbasanit, krim dhe ndëshkim: Hakmarrja e Erion Alibejt

Arrestohen në Rinas dy të rinj turq, tentuan të fluturojnë drejt Anglisë me pasaporta false

Vëllai i Nuredinit Dashnor Dumani sipas thënieve ka marrë 30 mije euro e ndërsa Talo Çela ka siguruar një shumë prej 600 mijë euro.

Në dëshminë e Nuredin Dumanit të dhënë para SPAK evidentohet fakti se në atë kohë ai ka qenë në burg të Francës.

Duke qenë drejt përfundimit të dënimit ai i ka kërkuar shtetit Francës azil me argumentin se në vendin e tij Shqipëria i rrezikohet jeta.

Në shkresë ai ka shkruar se vëllai i tij Dashnor Dumani ka marrë pjesë në grabitjen e parave në Rinas dhe se mes personave që kanë qenë pjese e skemës se grabitjes do të këtë përplasje. Por kjo kërkesë mësohet së është rrëzuar./ Ora News

  • Veprimtaria kriminale e vëllezërve Çopja, sipas SPAK

Më 1 gusht 2024, SPAK përmes një njoftimi zyrtar zbuloi aktivitetin e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.

Të paktën 4 atentate me 6 të vrarë, 3 vrasje të mbetura në tentativë, 14 të porositura, dhe grabitja e 4.6 milionë eurove në Rinas në prillin e vitit 2019 janë vetëm disa prej krimeve më të rënda të cilat SPAK ka zbardhur dhe thotë se kanë për autorë organizatën kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja Elbasani.

Me kërkesë të SPAK, më 29 korrik GJKKO lëshoi 33 urdhërarreste nga të cilat gjatë megaoperacionit “Plumbi i Artë 2” të zhvilluar më 31 korrik 2024 në disa qytete u arrit të ekzekutoheshin 13, ndërsa dy të tjerë gjenden të arrestuar jashtë Shqipërisë, 20 të tjerë arritën të largoheshin.

Vetë Franc Çopja ndodhet ndodhet i arrestuar në Belgjikë, ndërsa Hajdar Çopja ndodhet i arrestuar në Dubai.

SPAK ka zbuluar dhe si vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja e nisën aktivitetin e tyre kriminal vreth viteve 2006 – 2007, duke shpërndarë në sasi të vogla kokainë, derisa arritën të zgjeroheshin edhe ne vende të tjera të Evropës e jo vetëm dhe një nga grupet më të rrezikshme kriminale në Elbasan.

SPAK thotë se për të zotëruar tregun dhe për të krijuar hegjemoninë e tyre ndaj grupeve të tjera, kjo organizatë kriminale në vitin 2018 filloi eliminimin e kundërshtarëve, nëpërmjet vrasjeve me pagesë të personave, të cilët kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë dhe më gjerë.

Një ndër to është vrasja e 29 dhjetorit 2018, e njohur si Masakra e Bradasheshit, kur u eliminua Endrit Alibej dhe 2 persona të tjerë, vrasje e cila u pasua me urdhërimin dhe të eliminimit të disa personave të afërm të tij.

Jo vetëm kaq ata rritën dhe potencialin e tyre ekonomik dhe si rrjedhojë dhe pozitat e tyre në raport me grupet e tjera ndryshoi pasi ata krijuan kontakte të cilat ju dhanë më pas mundësi për të krijuar lidhje të drejtpërdrejta me eksponentë të rëndësishëm të trafikut të narkotikëve.

4 tentativa vrasjeje ishin në drejtim të vëllait të Endrit Elibejt, bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej por që të gjitha dështuan nga nëntori 2019 në nëntor 2020. Ndërkohë që në 2 raste të tjera ka qenë i penduari tjetër i drejtësisë Nuredin Dumani që i ka shpëtuar atentateve.

Vëllezërit Çopja janë autorë edhe të vrasjes së Klevin Bahos dhe plagosjes e vëllait të tij Aldo (Aleksandër) Baho” në vitin 2019. Gjithashtu SPAKA ka vertetuar se ata janë autorë edhe te vrasjes se Andi Zylyfi dhe plagosjes së Ardit Uruçi, 13 dhjetorin 2019, në fshatin Përparim në Peqin, si dhe vrasjen e Klevis Kapllanit shtatorin e vitit 2020, në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë.

Ndërsa kanë mbetur në tentativë vrasjet e Kei Pikut 16 Janarin e vitit 2020 ne Elbasan; Irfan Azizit, nëntorin e vitit 2020, në Urë Vajgurore dhe një punonjësi policie marsin e vitit 2018, në Fier.

Organizata ka arritur të rekrutojë edhe dy punonjës të policisë së shtetit dhe një punonjëse në gjykatën e Elbasanit që u jepte informacione sekrete.

Organizata kriminale e vëllezërve Çopja sipas SPAK ka investuar në Shqipëri një pjesë të të ardhurave të cilat rrjedhin nga trafiku ndërkombëtar të drogës, kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme (nëpërmjet blerjes së pronave të ndryshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe të Durrësit. Gjithashtu organizata ka pastruar paratë kryesisht në sektori i ndërtimit, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit.

SPAK thotë se Franc Çopja, në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, edhe për kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj

Etiketa: 600 mijë europaratërinasTalo Cela

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Konti” i Elbasanit, krim dhe ndëshkim: Hakmarrja e Erion Alibejt

21:14 : 22/06/2025
AKTUALITET

Arrestohen në Rinas dy të rinj turq, tentuan të fluturojnë drejt Anglisë me pasaporta false

17:05 : 21/06/2025
AKTUALITET

U ekstraduan nga Dubai/ GJKKO lë në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

11:30 : 21/06/2025
AKTUALITET

“Lekët t’i hëngri Bukuria”/ 85-vjeçari akuzon ish-gruan se i ka marrë paratë: U ndava për imoralitet

22:12 : 19/06/2025
AKTUALITET

“56 mijë apartamente bosh në Tiranë”/ Xama: Krimi pastron para në ndërtim, hyjnë nga sektori i kleringut

16:23 : 19/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Të akuzuar për vrasje, ekstradohen nga Dubai tre “ushtarët” e Talo Çelës

15:20 : 19/06/2025
Para

Nyjet që duhet të zgjidhë Sylvinho, ndryshimet në Kombëtare krijojnë pasiguri te futbollistët

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

23:11 : 26/06/2025

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

22:58 : 26/06/2025

Kontrata më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Ronaldo do fitojë 500 milionë euro në dy vite

22:57 : 26/06/2025

Horoskopi ditor, e Premte 27 Qershor 2025

22:50 : 26/06/2025

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

22:45 : 26/06/2025

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025

Marihuanë e fshehur në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

22:28 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com