• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Manovrat e skandalit/ Balluku fshihet, Kurum “mbyllet”,“Sokolaj” krijon kompani të re

11:34 : 31/08/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Eksporti i të paktën 800 ton mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme nga Shqipëria në drejtim të Singaporit zbuloi të paktën tre aktorë të rëndësishëm, si të përfshirë në skandalin me përmasa që tejkalon kufijtë e Shqipërisë.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se mbetjet e prodhuara nga kompania turke “Kurum”, e cila operon në zonën e Elbasanit, janë eksportuar jashtë Shqipërisë nëpërmjet kompanisë “Sokolaj” shpk, nën hundën ose, me shumë mundësi, me dijeninë e plotë të Autoritetit Portual të Durrësit dhe Drejtorisë së Doganave.

Pas shpërthimit të skandalit, të tre këta aktorë kanë nisur të kryejnë “manovra”, për të shpëtuar sa më shumë nga ajo që mund të përbëjë një prej situatave më të rënda mjedisore të identifikuara në Shqipëri.

Lexo edhe:

“Akt korrupsioni i pastër”/ PD: Balluku i dha tenderin 1.1 mln euro familjarëve të Blendian Dalipajt

Shqipëria në flakë, qeveria pushon/ Situatë dramatike në Gramsh, 1 viktimë dhe disa persona të djegur

Balluku “fut ujë”

Më së pari, reagoi qeveria, nëpërmjet zv.kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Megjithëse me një reagim shumë të vonuar në kohë, Balluku u shfaq publikisht për të mohuar përfshirjen e Portit të Durrësit dhe Doganave. Sipas numrit dy të qeverisë, detyrimin për kontrollin e ngarkesave në kontenierë që dalin nga porti e ka kompania koncesionare që operon në atë zonë.

Në foto: Zv.Kryeministrja Belinda Balluku mohoi përgjegjësinë e institucioneve në skandalin e “mbetjeve të rrezikshme”

Por, ky justifikim i Ballukut fut shumë “ujë”, pasi kontrata koncesionare, por edhe legjislacioni në fuqi, ngarkon institucionet shtetërore me përgjegjësinë për kontrollin dhe monitorimin e eksporteve, si edhe të aktivitetit të kompanisë së huaj.

Kurum shpall “falimentin”

Kompania turke “Kurum”, fillimisht, dha një gjysmë sqarimi në ditët e para të skandalit. Ajo mohoi që të ketë kryer eksportimin e lëndëve të dyshuara të rrezikshme. Por, kompania private nuk dha asnjë shpjegim nëse ajo ia kishte shitur mbetjet e furrave një kompanie shqiptare, “Sokolaj”.

Pasi nuk i doli gjë me këtë justifikim, “Kurum” njoftoi qindra punonjës të saj se do t’u ndërpresë kontratën e punës brenda tre muajve, nën argumentin se “nuk ka mundësi financiare”.

Në foto: Kompania “Kurum” njoftoi vështirësi financiare pas skandalit me “mbetjet e rrezikshme”

Ky justifikim, gjithashtu “fut ujë”, pasi bilancet tregtare të vitit të kaluar tregojnë se “Kurum” ka dalë me fitim dhe nuk është aspak në kushtet e falimentit.

Ekspertë ekonomistë kanë shfaqur publikisht dyshimet e tyre në media se ky “falimentin” i Kurum-it në fakt duket më shumë si një presion që kompania private, në këtë periudhë skandali, i bën qeverisë shqiptare me punonjësit.

“Sokolaj” sajon kompani të re

Aktori i tretë në aferën e eksportimit të mbetjeve të dyshuara është kompania ‘Sokolaj”. Në një deklaratë të përbashkët, Ministria e Mjedisit dhe ajo e Infrastrukturës lanë të kuptohej se kompania transportuese “Sokolaj” shpk mund të kenë falsifikuar deklaratat doganore.

Shoqëria private ende nuk ka dhënë asnjë reagim publik mbi këtë situatë. Megjithatë, brenda saj ka pasur lëvizje, sidomos pas nisjes së hetimeve penale nga Prokuroria e Durrësit.

Në 13 Gusht 2024, në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) regjistrohet vendimi i ortakut të shoqërisë “Sokolaj”, Gjovana Sokolaj, për shkarkimin e administratores Olizana Pemati.

Në foto: Në 13 Gusht 2024, “Sokolaj” shpk regjistron vendimin e dt. 27 qershor 2024, për shkarkimin e administratores Olizana Pemati

Gjithnjë sipas të dhënave të dorëzuara nga vetë kompania, vendimi për shkarkimin e Pematit është marrë që në 27 qershor 2024, por ai është dorëzuar dy muaj me vonëse në QKB dhe për këtë arsye është paguar edhe penaliteti përkatës.

Zonja Pemati është një personazh shumë i rëndësishëm në kompaninë “Sokolaj”. Ajo ka mbajtur postin e administratores së kompanisë në periudha të ndryshme dhe me shkëputje të herëpashershme, duke nisur që nga viti 2010.

Ndërkohë, pas shkarkimit si administratore nga “Sokolaj” shpk, zonja Olizana Pemati nuk humbet kohë dhe regjistron një kompani në emër të saj.

Në 23 Gusht 2024, në QKB regjistrohet shoqëria “GG & OV”, me objekt “Grumbullim, depozitim të mineraleve të kromit, bakrit, transport me të tretët dhe logjistik”.

Në foto: Kompania “GG & OV” regjistrohet në 23 Gusht 2024, me objekt mbledhje e transport minerale kromi e bakri

Objekti i veprimtarisë është thuajse i njëjti me atë të kompanisë “Sokolaj” shpk. Por, nuk ndalet këtu.

Kompania “e re” e Olizana Pematit, “GG & OV” shpk gjendet në adresën “Rruga Vath Turja, pasuria nr. 108/24, Zone Kadastrale 8517, Durrës”, e cila është e njëjta me atë të kompanisë “Sokolaj”.

Në foto: Adresa e kompanisë “GG &OV” shpk
Në foto: Adresa e kompanisë “Sokolaj” shpk

Objekti dhe adresa e njëjtë mes dy kompanive krijojnë dyshimet e forta se shoqëria e re, “GG & OV” shpk e Olizana Pematit mund të përdoret si trampolinë për “Sokolaj” shpk, nëse kjo e fundit do të përballet me probleme pas skandalit të transportit të eksportimit të mbetjeve të dyshuara nga Porti i Durrësit drejt Singaporit.

Etiketa: belinda ballukuKürümOlizana Pematiporti i durresit“GG & OV” shpk“Sokolaj” shpk

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Akt korrupsioni i pastër”/ PD: Balluku i dha tenderin 1.1 mln euro familjarëve të Blendian Dalipajt

13:47 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, qeveria pushon/ Situatë dramatike në Gramsh, 1 viktimë dhe disa persona të djegur

14:35 : 12/08/2025
AKTUALITET

Belinda do ta mbyllë patjetër deri në tetor “pazarin” 365 milionë euro të koncesionit Milot-Balldre

10:22 : 12/08/2025
AKTUALITET

Emigrantët kthehen në shtëpi për pushime, fluks i lartë automjetesh në Portin e Durrësit

12:23 : 11/08/2025
AKTUALITET

Bardhi: Ja pse qëndron Balluku pas sulmit ndaj News24 dhe roli i Ermal Nasufit

15:41 : 10/08/2025
AKTUALITET

Milot–Balldren sërish në pikën zero/ Koncesioni mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite

18:52 : 05/08/2025
Para

Të dënuar për dhunë në familje, arrestohen dy të shpallurit në kërkim në Tiranë

TË GJITHA

Nga gomonia, duke shitur kokainë në rrugë/ Daily Mail publikon historinë e Elvis Zotos në Angli

10:09 : 16/08/2025

Pas samitit me Putin, Trump do të takohet me Zelenskyn. Ja data dhe vendi

09:49 : 16/08/2025

Agjenci të palicencuara e politika të pasigurta fiskale/ A do ndalet rritja e çmimit të banesave?

09:38 : 16/08/2025

Plagosja në Korçë/ Autorit i vihen prangat në spital, arrestohen dhe 4 të tjerë që e rrahën pas krimit

09:28 : 16/08/2025

Trump bisedë të gjatë telefonike me Zelenskyn, pas takimit me Putinin

09:13 : 16/08/2025

Punë verore, e ardhme e pasigurt

09:05 : 16/08/2025

Analiza: Pa marrëveshje në Alaskë, por Putin sërish largohet me disa fitore të mëdha

08:48 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com