• Kontakt
Saturday, October 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermania forcon masat e sigurisë dhe politikat për azil

08:49 : 30/08/2024
në BOTA

Koalicioni qeverisës në Gjermani ra dakord të enjten që të forcojë masat për sigurinë si dhe politikat për dhënien e azilit, pas një sulmi vdekjeprurës të lidhur me grupin militant Shteti Islamik që ka ndezur edhe më shumë kundërshtitë e së djathtës së skajshme dhe kritikat ndaj autoriteteve berlineze rreth qasjes së tyre mbi politikat e emigracionit.

Tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në sulmin me thikë gjatë një festivali që shënonte 650 vjetorin e qytetit të Solingenit. Ngjarja ka shtuar mosmarrëveshjet politike mbi rregullat e azilit dhe dëbimit në prag të zgjedhjeve vendore që pritet të mbahen muajin e ardhshëm, pasi i dyshuari ishte një azilkërkues nga Siria, të cilit i ishte refuzuar kërkesa.

Masat e reja përmbajnë rregulla më të forta për armët, përfshirë rregullat për zotërimin e një arme, ndalim të mjeteve prehëse dhe ndalim absolut të thikave në ngjarje publike, si festivale, ngjarje sportive apo tregtare.

Oficerët federalë të ligjit do të autorizohen të përdorin pistoleta elektrike.

Mes organeve që do të bëjnë kontrollin e sigurisë së individëve që duan leje armëmbajtjeje do të përfshihen agjenci të reja federale për të parandaluar që ekstremistët të pajisen me armë.

Lexo edhe:

Berlini jep miratimin, Gjermania do i shesë Turqisë 24 avionë luftarakë “Eurofighter”

Gjermania nis hetim ndaj “Temu”, dyshohet për manipulim çmimesh

Berlini do të forcojë gjithashtu ligjet dhe procedurat për azilin dhe lejen e qëndrimit, duke përfshirë në kategorinë e “dëbimit të rëndë” rastet kur i dëbuari ka kryer një krim me armë ose mjet të rrezikshëm.

Kriteret për heqjen e statusit azilantit ose refugjatit do të forcohen.

Azilkërkuesit do të përjashtohen nga e drejta për të siguruar përfitime në Gjermani nëse rezulton se kanë kërkesa në vende të tjera evropiane. Refugjatët që udhëtojnë në vendet e tyre pa arsye bindëse rrezikojnë të humbasin statusin e tyre të mbrojtjes, thuhet në dokument.

Ky rregull nuk do të zbatohet për refugjatët ukrainas, theksohet në dokument.

Qeveria do të nxisë Sistemin e Përbashkët Evropian të Azilit të ndëmarrë reforma duke thjeshtuar transferimet dhe dëbimet dhe gjithashtu do të kërkojë të mundësojë dëbimin e individëve që kanë kryer krime të rënda ose konsiderohen si kërcënim terrorist.

Dokumenti përmban gjithashtu masa për të luftuar “islamizmin e dhunshëm”, duke u lejuar autoriteteve të zbatimit të ligjit të përdorin të dhëna biometrike nga burime në internet, të aksesuseshme publikisht, për të bërë të mundur indentifikimin e të dyshuarve.

Qeveria do të forcojë autoritetin e agjencive vendase të zbulimit në rastet e hetimeve financiare dhe do të vazhdojë të ndalojë organizatat islamike, thuhet në dokumentin qeveritar.

Etiketa: Azilgjermaniapolitikat

Lajme të lidhura

BOTA

Berlini jep miratimin, Gjermania do i shesë Turqisë 24 avionë luftarakë “Eurofighter”

15:13 : 17/10/2025
BOTA

Gjermania nis hetim ndaj “Temu”, dyshohet për manipulim çmimesh

19:03 : 12/10/2025
BOTA

Cilat janë shtetet e Europës me më shumë miliarderë?

19:45 : 09/10/2025
BOTA

Gjermania shqyrton heqjen e nënshtetësisë së përshpejtuar, shtrëngohet politika e migracionit

15:04 : 08/10/2025
BOTA

Vetëm një ndër pesë gjermanë i kënaqur me punën e qeverisë

10:00 : 04/10/2025
AKTUALITET

Jo vetëm me azil, shqiptarët po braktisin atdheun me leje pune! Në 3 vjet ikën 13% e të punësuarve

08:24 : 03/10/2025
Para

Tentoi të përdhunojë një vajzë të mitur, arrestohet 71 vjeçari në Maliq

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 18 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 17/10/2025

Nga “tatuazhi i dashurisë” te mallkimet, 40-vjeçari shqiptar kthehet në makthin e ish-të dashurës virtuale

23:00 : 17/10/2025

India, forca ushtarake ajrore e treta në botë, tejkalon Kinën

22:56 : 17/10/2025

Policët flenë, hajdutët bëjnë kërdinë në një fshat të Vlorës! Vidhen 50 stalla

22:43 : 17/10/2025

SHBA u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

22:42 : 17/10/2025

“E di që është brenda, por s’hap derën”/ Pronari i “exchange”-it i zhduk të moshuarit 12 mln lekë

22:32 : 17/10/2025

Mbesë dhe viktimë! Historia e vajzës që u abuzua seksualisht nga daja i saj

22:14 : 17/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com