• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ OTP abuzoi me mijëra klientë, Banka e Shqipërisë e toleron me gjobë minimale

18:47 : 28/08/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Skandalet me sistemin bankar në Shqipëri nuk kanë të sosur. Këtë herë, një bankë e nivelit të dytë zhytet në skandal. Bëhet fjalë për Bankën OTP Albania, e cila është pjesë e OTP Bank Nyrt të Hungarisë që përfaqësohet nga Tibor Kovacs. Ky i fundit nuk ka ardhur kurrë në Shqipëri, por drejton “bijën” shqiptare nëpërmjet një prokure që i ka lënë Sonila Shkodranit. OTP njihet edhe si banka e Putinit, për shkak se kontrollohet nga oligarkët pranë Putinit, pjesë e listës së zezë të SHBA-ve.

Banka e Shqipërisë ka gjobitur në qershor të këtij viti “OTP Alnania”. Vendimi për gjobitje është publikuar në Buletinin Zyrtar nr. 26 të BSH-së.

Lexo edhe:

EMRI/ Falsifikonte karta identiteti dhe merrte kredi, arrestohet i riu në Tiranë (VIDEO)

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

Vjedhjen skandaloze që ka bërë OTP Albania, BSH e “zbuloi” me vonesë dhe mori masa “ledhatuese” duke e gjobitur me 8 milionë lekë të vjetra dhe një paralajmërim për dy “punonjës” hungarezë, dhe nuk preku drejtorin ekzekutiv të bankës, Bledar Shella.

Vendimi hedh dritë mbi një skandal që mund të ndodhë vetëm në Shqipëri:

“Kartat e kreditit të klientëve të ish-Bankës Alpha, pas ndryshimit të procesorit të kartave dhe bashkimit me përthithje, rezultojnë se janë hapur në formën e overdraft-it me datë hapje gusht 2023 dhe me balancë debitore që përbëhet nga komisione të disa viteve të shkuara, për të cilat klienti nuk ka qenë në dijeni dhe nuk janë raportuar si detyrim nga ish-Banka Alpha. Këtu përfshihen edhe karta krediti të mbyllura, me status “5” në Regjistrin e Kredive, si dhe karta të skaduara. Këtyre klientëve u janë ngarkuar në vijim komisione të tjera shtesë (vjetore) nga sistemi i Bankës OTP.”


Pra, OTP pa njoftuar klientët u ka hapur atyre overdrafte, duke u sjellë sikur ata kanë firmosur kredi. Më pas i ka kthyer në debitorë, meqenëse nuk kanë paguar rregullisht overdraftet! E gjithë vjedhja kamuflohet si një ngatërresë teknike që ka ndodhur në procesin tranzitor kur janë bashkuar dy bankat në një, Alpha me OTP.

“Migrimi i të dhënave nga sistemet e mëparshme Flexcube dhe Delta në një sistem të vetëm, është kryer duke u bazuar në hartëzim të gabuar të disa prej llogarive. Për rrjedhojë, balancat e tyre, në sistemin e ri, nuk janë alokuar në llogaritë e duhura.”

Nëpër rreshtat e vendimit dallohet thellësia e skandalit.

“Mungesa (vonesa) e rikonsilimit edhe me CKB-në (procesorin e kartave), ka rezultuar në vlera të konsiderueshme në llogaritë pezull në bilancin e bankës.”

Skandali në OTP është i një niveli të rëndë shkeljeje ku përfshihet mashtrimi dhe vjedhja e klientëve, të cilëve nuk i dihet numri. OTP pranon se nuk ishte në gjendje të siguronte informacion të plotë se si janë formuar “llogaritë pezull” që kanë krijuar një bilanc mashtrues për BSH-në dhe organet tatimore. Kjo del edhe në vendim:

“Mosparaqitja e saktë e gjendjes financiare të bankës në pasqyrat e saj financiare përbën shkelje të ligjit.”

Çfarë do të ndodhte me një kompani apo biznes që nuk do të paraqiste “saktë” bilancet para organeve tatimore? Sigurisht që nuk do të gjobitej me 0.7 milionë lekë.

BSH nuk ka zbatuar masa të rënda ndaj “administratorëve të OTP-së,” por ka vendosur gjobën dhe vërejtjen te dy “punonjës” hungarezë, pa prekur CEO-n Bledar Shella, i cili mban edhe pozicionin e drejtuesit të AAB (Shoqata Shqiptare e Bankave), si garanci e sektit mafioz në Bankën e Shqipërisë, me në krye Guvernatorin Sejko.

Skandali me OTP-në nuk u prek nga asnjë media, BSH heshti dhe nuk e komentoi, sikur ky është një normalitet në aktivitetin e bankave. Numri i klientëve të mashtruar nuk del. Sa janë?

Madje, duke fshehur skandalin “OTP”, BSH u përpoq të kamuflonte situatën pasi njoftoi disa media se pezulloi po këtë qershor licencat e 2 mikrokredive ‘Rrushkull One’ dhe ‘Perlat’. BSH gënjeu sepse si ‘Perlat’ (NUIS K81826503V) ashtu dhe Rrushkull One (NUIS L91716507C) janë shoqëri të kursim-kreditit, dhe jo institucione mikrokredie, si ato që bënë dhe po bëjnë namin mbi popullatën.

Shoqëritë e kursim-kreditit japin kredi me ose pa interes vetëm për anëtarët e kufizur të anëtarësuar në shoqëri, duke u kujdesur për kthimin korrekt të tyre më pas.

Para viteve ’90, në komunizëm, kjo mënyrë financimi quhej “llotari” dhe përdorej në grupe të caktuara individësh që njiheshin dhe kishin besim te njëri-tjetri si edhe te organizatori i llotarisë.

Banka e Shqipërisë, me skandalin e OTP-së tregoi përfundimisht se është një organizatë e pavarur që nuk mbikëqyr dhe as nuk garanton depozitat e qytetarëve shqiptarë, por është kthyer, pas skandalit të mikrokredive dhe këtij të fundit me OTP-në, në një gjiriz ku fshihet abuzimi dhe korrupsioni më i madh në sistemin financiar shqiptar.

Guvernatori i BSH, stafi drejtues i saj, CEO i OTP që është njëkohësisht edhe kryetar i Bordit Mbikëqyrës së 11 bankave të nivelit të dytë që kanë mbetur në në tregun bankar ka ardhur koha të vendosen në lupën e drejtësisë para se bankat të kthehen në histori të njëjta me ato të Micro Credit Albania, Final, Lendal apo AGROKREDIT./ Prapaskena

Etiketa: bankaBanka e ShqiperisegjobeklientemashtrimOTPskandali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Falsifikonte karta identiteti dhe merrte kredi, arrestohet i riu në Tiranë (VIDEO)

14:22 : 10/07/2025
AKTUALITET

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

13:48 : 10/07/2025
AKTUALITET

Proda paralajmëron deri në 3 vjet burgim për shoferët që parkojnë dysh mjetet në rrugë

11:42 : 10/07/2025
AKTUALITET

Njerëzit e Putinit drejtojnë mikrokreditë IUTE e CREDITAL dhe një vendim i Gjykatës së Gjirokastrës

12:23 : 09/07/2025
AKTUALITET

Skandali/ 180 kg kallamar me metal toksik iu shërbye klientëve në 7 restorante në jug

13:36 : 04/07/2025
BOTA

Franca gjobit me 40 milionë euro Shein pas një hetimi mbi ofertat “mashtruese”

12:44 : 04/07/2025
Para

Emri/ Qëlloi me kallashnikov dy policët në 2022, ekstradohet nga Franca 37-vjeçari

TË GJITHA

Rama u “gjunjëzua” sërish para Melonit, mediat italiane: Veprimi është kthyer në ritual

23:06 : 10/07/2025

Horoskopi ditor, 11 korrik 2025

23:00 : 10/07/2025

Abilekaj: Shteti po zëvendësohet nga “cubat” e Ramës

22:57 : 10/07/2025

Fitore e pastër, cila është skuadra e vetme shqiptare që triumfoi në Ligën e Konferencës

22:52 : 10/07/2025

Aksioni në Theth, Lala: Benet Beci promovoi vilat për vota

22:48 : 10/07/2025

Gega pas barazimit të Partizanit: Skuka është special, kemi nevojë për përmirësime

22:34 : 10/07/2025

“Fantazma” e Unazës/ Balluku favorizoi Arbër Abazin, “zhvatën” miliona euro nga tenderi pa garë

22:33 : 10/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com