• Kontakt
Sunday, August 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Cila do të jetë politika për Lindjen e Mesme nëse Kamala Harris fiton zgjedhjet?

15:42 : 28/08/2024
në BOTA

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë mirëpritën shpëtimin e një pengu izraelit të mbajtur nga Hamasi, të martën. Ata gjithashtu thanë se po punonin për të arritur një marrëveshje për armëpushimin në Gazë. Megjithatë, edhe nëse arrihet një marrëveshje, administrata e ardhshme e Shteteve të Bashkuara do të trashëgojë problemin e tensioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, njofton mbi politikën e mundshme të Uashingtonit nën Presidenten Kamala Harris nëse ajo fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Izraeli kreu një tjetër sulm vdekjeprurës në një kamp refugjatësh në Gazë, ndërsa negociatorët përpiqen të arrijnë një marrëveshje armëpushimi në këmbim të lirimit të pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi.

Një prej pengjeve u shpëtua të martën.

“Farhan Alkadit i urojmë mirëseardhjen në shtëpinë e tij. Përgëzoj ushtrinë izraelite dhe shërbimin e inteligjencës Shin Bet për një tjetër operacion të suksesshëm shpëtimi. Ne po punojmë pandërprerë për të kthyer të gjithë pengjet tanë”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Lexo edhe:

Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

Omni Bridgeway i kërkon Gjykatës Federale të Uashingtonit të konfiskojë pasuritë e Shqipërisë

Për këtë çështje foli edhe Nënpresidentja Kamala Harris teksa pranoi emërimin e Partisë Demokratike si kandidate për president, javën e kaluar.

“Unë dhe Presidenti Biden po punojmë për t’i dhënë fund kësaj lufte në mënyrë që Izraeli të jetë i sigurt, pengjet të lirohen, vuajtjet në Gazë të marrin fund dhe populli palestinez të mund të realizojë të drejtën e tij për dinjitet, siguri, liri dhe vetëvendosje”, tha zonja Harris.

Veç mandatit të saj si Nënpresidente, zonja Harris nuk ka përvojë tjetër në politikën e jashtme.

Këshilltari i saj për sigurinë kombëtare është Phillip Gordon, i cili ka shërbyer nën presidentët demokratë, duke përfshirë Bill Clintonin, Barack Obamën, si dhe Joe Bidenin.

Kjo sinjalizon vazhdimësinë e administratave të mëparshme demokrate.

Kjo përfshinë vazhdimin e mbështetjes ushtarake për Izraelin, një gjë që është konfirmuar edhe nga ish këshilltarja për siguri e zonjës Harris.

“Nënpresidentja dhe presidenti e kanë mbështetur vazhdimin e ndihmave ushtarake për Izraelin, jo vetëm për arsye të marrëveshjes, por kanë përkrahur edhe rritjen e mbështetjes për shkak të nevojave të Izraelit për siguri”, thotë Halie Soifer, e cila tani udhëheq Këshillin Demokratik Herbre të Amerikës.

Ndihma pritet të vazhdojë pavarësisht kërkesave të komuniteteve arabe dhe myslimane si dhe të progresistëve dhe demokratëve të rinj, që duan vendosjen e embargos së armëve ndaj Izraelit.

Nënpresidentja Harris, megjithatë, ka shprehur keqardhje më të madhe ndaj vuajtjeve të palestinezëve se sa Presidenti Biden.

“Ne nuk mund të kuptojmë shumë nga ajo që thotë tani pasi deklaratat e saj kanë qëllim të fitojnë zgjedhjet dhe të mbajnë Partinë Demokratike të bashkuar. Ndërsa demokratët janë të ndarë në dy grupe, njëri që mbështet më shumë Izraelin dhe tjetri që shpreh simpati për palestinezët. Ajo do të vazhdojë të bëjë deklarata sa për të thënë diçka. Pikërisht këtë po bën”, thotë Jonathan Rynhold nga Universiteti Bar-Ilan në Tel Aviv.

Ndryshe nga zoti Biden i cili shpesh thotë se është zionist, zonja Harris, prindërit e së cilës janë imigrantë nga Xhamajka dhe India, mund të jetë më e vëmendshme ndaj qëndrimeve të vendeve të pjesës jugore të globit që përfshinë Amerikën Latine dhe Afrikën.

“Ajo është e vetëdijshme se si ndihet pjesa tjetër e botës për Lindjen e Mesme, për neo-kolonializmin, neo-imperializmin dhe unë me të vërtetë shpresoj që ajo të ketë mundësinë t’i marrë parasysh këto qëndrime nëse bëhet presidente. Kjo është ajo që i duhet politikës së jashtme amerikane për t’u përballur me sfidat përpara, të cilat janë shumë të ndryshme nga sfidat e tre dekadave të fundit”, thotë Natasha Hall nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Nëse ajo fiton në nëntor, zonja Harris do të trashegojë sfidat e paraardhësve të saj, duke përfshirë edhe konfliktin e tejzgjatur në Lindjen e Mesme. Ajo duhet të hartojë politikën e saj të jashtme, një çështje komplekse me rëndësi të madhe, që përfshin interesa të shumta./VOA

Etiketa: Kamala Harrislindja e mesmeSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

10:14 : 23/08/2025
AKTUALITET

Omni Bridgeway i kërkon Gjykatës Federale të Uashingtonit të konfiskojë pasuritë e Shqipërisë

22:51 : 22/08/2025
BOTA

Trump paralajmëron sanksione ndaj Rusisë nëse Putin dhe Zelenskyy nuk takohen për paqen

22:40 : 22/08/2025
BOTA

Aksident tragjik në New York, përmbyset autobusi turistik: 1 viktimë dhe disa të plagosur

22:20 : 22/08/2025
BOTA

A mund të mbështetet BE tek SHBA pas samitit në Uashington?

08:36 : 22/08/2025
BOTA

SHBA-ja sanksionon gjyqtarë e prokurorë të tjerë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

20:33 : 20/08/2025
Para

Ligji i ri për diplomacinë, ish-ambasadori: U goditën diplomatët e karrierës

TË GJITHA

Konflikti/ Pezulloi drejtorin e Vlorës, gjykata rrëzon kreun e komanduar të AMP, Artiol Saliasi

12:25 : 24/08/2025

“Armët me silenciator, po i vendos në kanaçe”, zbardhen përgjimet në Sky ECC mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas

12:07 : 24/08/2025

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

12:00 : 24/08/2025

Kërcënoi gazetarin për shkak të detyrës, procedohet penalisht biznesmeni Juljan Morina

11:44 : 24/08/2025

Tjetër aksident në Fier! Makina përplas kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike

11:30 : 24/08/2025

I rrethuar nga policia, momenti kur mbërrin në gjykatë 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan

11:22 : 24/08/2025

Trafikonte dr*gë nga Shqipëria drejt BE, ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari në kërkim/ EMRI

11:05 : 24/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com