• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Do vriste vëllezërit Nela për hakmarrje, GJKKO lë në burg Ismail Zenelin

14:50 : 24/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për 50-vjeçarin nga Kukësi, Ismail Zeneli alias Luan Sadrija, i cili u ekstradu dy ditë më parë nga Spanja.

Ndaj tij, SPAK ka ngritur akuzat për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ismail Zeneli akuzohet se i personi që kishte krijuar kushtet për vrasjen e dy vëllezërve Edmond dhe Albert Nela, në shenjë hakamrrje për vrasjen e vëllait të tij.

Po ashtu, ai rezulton dhe si personi kyç në trafikun e drogës nga Brazili dhe Ekuadori në drejtim të vendeve të BE-së dhe bashkëpunon ngushtë me Eralbi Breçanin.

Plani për vrasjen e dy vëllezërve Edmond dhe Albert Nela

Lexo edhe:

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

Më datë 18 Maj 2013, rezulton se në rrugën ‘Church Road’ në qytetin e Kentit në Angli, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Xhem Krasniqi me kombësi shqiptare. I cili ka mbetur i plagosur në pjesën e barkut dhe disa ditë më pas ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

Në momentin që u qëllua me armë zjarri, Xhem Krasniqi ishte i shoqëruar nga nipi i tij, shtetasi Kelmend Murataj dhe vëllai i tij, shtetasi Ismail Zeneli. Autorë të dyshuar për këtë ngjarje kanë qenë shtetasi shqiptar Edmond Nela, i cili pas një gjykimi në Mbretërinë e Bashkuar, u shpall i pafajshëm, si dhe në momentet e para u kërkua nga policia e Sussex edhe vëllai i tij.

Në vitin 2020, shtetasi Ismail Zeneli alias Luan Sadria, ka komunikuar me shtetasin Bujar Ajeti alias Bujar Gërmizi. Nga bisedat dyshohet se Ismail Zeneli ka qenë i interesuar në gjetjen dhe vrasjen e vëllezërve Albert dhe Edmond Nela, me qëllim hakmarrjen për vrasjen e vëllait të tij Xhem Krasniqi alias Guximtar Sadria dhe për realizimin e qëllimit kriminal ka kontaktuar shtetasin Bujar Ajetin.

Ismail Zeneli ka kryer disa takime me shtetasin Bujar Ajeti në Shqipëri dhe gjithashtu ka kryer disa veprime me qëllim identifikimin e banesës së vëllezërve Nela. Ky është edhe momenti kur në lojë për sigurimin e informacioneve për vëllezërit Nela futet edhe Dedan Gjoni.

Sipas dosjes së SPAK, Ismail Zeneli në bashkëpunim me Bujar Ajetin, Adrian Cenaj dhe ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni kanë ndërmarrë veprime konkrete në drejtim të sigurimit të kushteve, duke gjurmuar, identifikuar banesat dhe mbikëqyrur lëvizjet e dy vëllezrëve dhe motrës së tyre, Silvi Nela për të kryer një vrasje ndaj tyre.

Sipas dosjes hetimore, ish-shefi i krimeve të Rënda, Dedan Gjoni kryen veprime aktive duke ndjekur motrën dhe nënën e dy vëllezërve, tenton t’ju vërë GPS në makinë, ndërsa nxjerr nga sistemi TIMS të dhënat për Albert dhe Edmond Nelën.

Edhe pse vëllezërit Nela shfaqeshin shumë rrallë në Shqipëri dhe qëndronin këtu në intervale të shkurtra kohore, Ismail Zeneli interesohet dhe te Besmir Murtati në Britaninë e Madhe, mos u gjej adresën vëllezërve.

Vrasja nuk realizohet, pasi nuk arrijnë t’i gjejnë vendndodhjen e dy vëllezërve.

Etiketa: hakmarrjeIsmail Zenelispakvellezerit nela

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025
AKTUALITET

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Lulzim Basha paraqitet në SPAK për dosjen e “21 Janarit” (Video)

16:18 : 30/10/2025
AKTUALITET

Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat

14:49 : 30/10/2025
Para

Irani përpiqet t’i “bombardojë” zgjedhjet në SHBA me dezinformata në stilin rus

TË GJITHA

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

21:01 : 30/10/2025

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com