• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Tre të vrarë nga një sulm izraelit në Bregun Perëndimor

11:16 : 22/08/2024
në BOTA

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se tre persona janë vrarë gjatë një sulmi ajror izraelit ndaj një shtëpie në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Në njoftim u tha se sulmi u krye gjatë natës në kampin e refugjatëve Tulkarem, një zonë banimi e ndërtuar që nga lufta e vitit 1948, në kohën e krijimit të Izraelit. Ministria palestineze e Shëndetësisë nuk tregoi nëse të vrarët ishin luftëtarë apo civilë.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për këtë raportim të palës palestineze.

Në Bregun Perëndimor ka pasur rritje të dhunës që nga 7 tetori, kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit, sulm që nxiti luftën në Gazë.

Forcat izraelite kryejnë bastisje pothuajse në baza ditore në Bregun Perëndimor që shpesh nxisin përleshje të armatosura me palestinezët. Militantët palestinezë kanë kryer një sërë sulmesh ndaj izraelitëve.

Lexo edhe:

Zelensky largon “kasapin” dhe trazon sërish komandën ushtarake të Ukrainës

A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka thënë se të paktën 637 palestinezë janë vrarë nga izraelitët në Bregun Perëndimor që nga nisja e luftës në Gazë.

Izraeli mori Bregun Perëndimor, Gazën dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967. Palestinezët duan që këto tri territore të jenë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen.

Izraeli ka ndërtuar vendbanime në mbarë Bregun Perëndimor të cilat janë shtëpi e më shumë se 500.000 kolonëve hebre. Ata kanë shtetësi izraelite, ndërkaq 3 milionë palestinezë në Bregun Perëndimor jetojnë nën sundimin ushtarak izraelit, ndërkaq Autoriteti Palestinez administron qendrat e banuara.

Ndryshe, në sulmin e 7 tetorit, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë nga komunitetet në jug të Izraelit. Izraeli u kundërpërgjigj me një ofensivë ushtarake në Gazë, që deri më tani ka lënë të vrarë më shumë se 40.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Lufta ka detyruar shumicën e 2.3 milionë banorëve të Gazës të largohen nga shtëpitë e tyre./ REL

Etiketa: izraelluftesulm

Lajme të lidhura

BOTA

Zelensky largon “kasapin” dhe trazon sërish komandën ushtarake të Ukrainës

11:28 : 22/07/2026
BOTA

A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?

09:12 : 22/07/2026
BOTA

Lufta paralizon jugun e Iranit/ Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara

15:27 : 21/07/2026
BOTA

Kërcënimi i Iranit kalon Ngushticën e Hormuzit, zgjerohen sulmet

09:24 : 20/07/2026
BOTA

CNN: Si u prish armëpushimi brenda pak ditësh në Lindjen e Mesme

22:29 : 19/07/2026
BOTA

Sulmi në Jordani vë në pikëpyetje mbrojtjen ajrore amerikane

15:44 : 19/07/2026
Para

Tentoi të fuste 500 litra naftë të kontrabanduar në Shqipëri, arrestohet 49-vjeçari

TË GJITHA

Seanca plenare vijon prej 4 orësh, Rama mbërrin në Kuvend (Video)

14:53 : 23/07/2026

Bilanci i protestës te Kuvendi, 11 protestues dhe 6 policë në spital, 5 në qeli

14:29 : 23/07/2026

“Protestuesit s’janë terroristë”/ Korreshi ironi me Lamallarin: Po të ishte për të do të ‘arrestonte’ pulat që bëjnë vezë

14:27 : 23/07/2026

Inflacioni bazë arrin nivelin më të lartë që prej vitit 2023

14:17 : 23/07/2026

Tabaku i përgjigjet Spiropalit: Bashkoni votat me opozitën për të çmontuar sistemin që vetë e ngritët!

14:04 : 23/07/2026

Spiropali replikon me Berishën dhe i jep mesazh Ramës: A keni guximin të çlironi partinë?!

14:00 : 23/07/2026

Autor i 7 vjedhjeve në Durrës, arrestohet 29-vjeçari

13:47 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasinomilyonşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabet