• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Baza detare në Porto Romano kërkon 366 mln euro, NATO ende pa vendim

22:35 : 22/08/2024
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Prej dy vitesh qeveria shqiptare është vetëofruar të mirëpresë në Porto Romano ndërtimin e një baze detare nga NATO – përmes një bashkëfinancimi.

‘Ky i këtushmi do të jetë, jo vetëm një port që do të impaktojë prodhimin e përgjithshëm kombëtar, por do të jetë një port që do të impaktojë sigurinë tone(…)do të ketë edhe krahun e vet ushtarak, duke i ofruar NATO-s një bazë të re ushtarake.’, – deklaroi kryeministri Edi Rama, muajin e kaluar, teksa u hap gara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano.

“Në bashkëveprim me NATO-n kemi nisur prej kohësh të punojmë për financimin e zonës portuale ushtarake të Porto Romanos, çka jo vetëm do të forconte ndjeshëm dimensionin e sigurisë së Shqipërisë, por edhe rolin e vendit tonë në hapësirën e aktivitetit të NATO-s”, vijoi në të njëjtën linjë me kryeministrin edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë,  Belinda Balluku.

Qeveria shqiptare e bën fakt të kryer bazën autonome detare të Porto Romanos nga NATO, edhe pse Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk ka marrë ende një vendim.

Një zyrtar i Aleancës Atlantike rikonfirmoi për Faktoje se “nuk ka ende asnjë vendim për bazën në Porto Romano”.

Lexo edhe:

Trump paralajmëron Putin: Nëse nuk ndalet lufta në Ukrainë, do ndërhyjë SHBA

Rutte: Po punojmë me BE-në për mburojën evropiane kundër dronëve

“NATO-s zakonisht merr kohë për të shqyrtuar kërkesat operacionale për një pikë të tillë”- shtoi ai.

Projekt me prioritet

Teksa NATO po shqyrton mundësinë e bashkëfinancimit të bazës detare në Porto Romano, qeveria shqiptare e ka përfshirë projektin në listen unike të projekteve me rëndësi kombëtare. I klasifikuar si projekt me prioritet, baza autonome detare planifikohet të ketë një kosto prej 366 milionë eurosh.

Këmbënguljen e qeverisë shqiptare për të afruar NATO-n me një tjetër bazë në Shqipëri, studiuesi Ledion Kristafi e sheh si strategji të zgjuar nga pala shqiptare.

‘Duke qene se Shqipëria nuk ka kapacitetet financiare të plotesojë nevojat e saj ushtarake, duke i propozuar NATO-s të bëjë baza në Shqipëri, NATO investon dhe nga ky investim përfiton dhe Shqipëria’, shprehet ai.

Sipas Kristafit, baza detare në Porto Romano do të shërbejë si mbështetëse logjistike e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, por nuk ka rëndësi në sfond të zhvillimeve që po ndodhin në Ukrainë dhe Rusi.

‘NATO po ndërton një bazë gjigande në Rumani që ka vlerë të drejtpërdrejtë me luftën ne Ukrainë dhe pasojat e saj. Baza e Porto Romanos me shumë mundësi do jetë një bazë e ngjashme me atë të Kuçovës por tashme jo për ajrin por për marinën.’, thekson kristafi, duke shtuar se rëndësia e kësaj baze do të shtohej vetëm në rast të një konflikti në Ballkan.

Ndërsa kolonel Dritan Demiraj, ngritjen e një baze detare të NATO-s në Shqipëri e sheh si një përpjekje për të rritur rolin e vendit në Aleancë.

“Mendoj se ngritja e bazës ajrore bashkë me kërkesën e vazhdueshme të kryeministrit Rama për ngritjen edhe të një baze detare në mbështetje dhe me fondet e NATO-s në Durrës, rrisin rolin e Shqipërisë në aleancë dhe për rrjedhojë edhe mbështetjen e saj politike ndërkombëtare.”, pohon ish komandanti i Forcave Speciale.

Prapavijë 

Idenë për ngritjen e një baze detare të NATO-s në Shqipëri kryeministri shqiptar Edi Rama e hodhi për herë të parë publikisht korrikun e vitit 2022.

“E vlerësoj shumë disponibilitetin tuaj për të na kushtuar pak kohë në bisedën tonë për t’ju prezantuar ambicien tonë, […] duke vënë në dispozicion të NATO-s një bazë të flotës detare të fjalës së fundit që do të jetë një vend që jo vetëm mund të ndërtojmë, por mund ta ndërtojmë duke patur parasysh sfidat e kohës sonë […]”, deklaroi Rama në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg- gjatë një vizite zyrtare në Bruksel.

Një vit më vonë, nga Shkupi, Rama i kërkoi Aleancës së Atlantikut të Veriut të përshpejtojë procedurat lidhur me kërkesën e Shqipërisë për të bashkëfinancuar bazën e re detare.

“Dëshiroj të theksoj edhe kërkesën që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano të procedohet sa më shpejt […].”, tha Rama pas një takimi mes liderëve të vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore në Shkup.

Përfundimi

Nisur nga verifikimi i kryer, deklaratën e kryeministrit lidhur me bazën detare të NATO-s në Porto Romano, e kategorizojmë si gjysmë të vërtetë.

/Faktoje

Etiketa: 336 milion eurobaza detareEdi Rananatopa vendimportiporto-romano

Lajme të lidhura

BOTA

Trump paralajmëron Putin: Nëse nuk ndalet lufta në Ukrainë, do ndërhyjë SHBA

19:51 : 15/10/2025
BOTA

Rutte: Po punojmë me BE-në për mburojën evropiane kundër dronëve

12:39 : 15/10/2025
BOTA

NATO nis stërvitjet bërthamore

21:31 : 13/10/2025
RAJONI

Vjosa Osmani nderohet me çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: I dedikohet grave të Kosovës

15:34 : 13/10/2025
BOTA

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025
AKTUALITET

102 kontejnerë me mbetje toksike, nis marrja e mostrave në Porto Romano

13:03 : 09/10/2025
Para

Ukrainasit sulmojnë portet e Rusisë, shpërthen anija cisternë plot me karburant

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 20 tetor 2025

22:57 : 19/10/2025

“Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar

22:45 : 19/10/2025

Vrasja me tritol e Isuf Jaçajt dhe hetimet që çojnë drejt rrjeteve kriminale në Tiranë e Fier

22:32 : 19/10/2025

Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses zbulon detaje: Nënë e bir vdiqën nga asfiksia, vajza kishte djegie në fytyrë

22:12 : 19/10/2025

Lista Serbe sfidon Kuvendin e Kosovës dhe rrezikon formimin e Qeverisë së re

22:05 : 19/10/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

21:44 : 19/10/2025

Grabitja e bizhuterive, Macron: Do t’i gjejmë veprat e vjedhura, autorët do të përballen me drejtësinë

21:38 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com