• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të huajt në hotele u rritën me 53.1%, pas Kosovës, italianët dhe polakët

15:10 : 20/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Strukturat akomoduese në vend kanë konfirmuar rritje të numrit të vizitorëve të huaj por edhe rezident gjatë qershorit.

Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT tregojnë edhe për një rritje të përgjithshme të netqëndrimeve duke sjellë në vëmendje se deri në muajin  e 6 të vitit lulëzimi i sektorit të turizmit ishte në dite të mira.

“Në muajin Qershor 2024, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë: Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 40,1%, në krahasim me Qershor 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:  numri i vizitorëve rezident është rritur me 18,4%; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 49,9%. Numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 27,1%, në krahasim me Qershor 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i net qëndrimeve nga rezident është rritur me 5,9%;  numri i net qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 35,5%”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Vizitorët

INSTAT vlerëson se gjatë muajit Qershor 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 40,1%, krahasuar me Qershor 2023.

Lexo edhe:

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

Kostot e harresës/ Dëmtimi i urës mbi Mat bllokon turistët dhe veriun

“Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 43,7%. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 51,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 53,1%”, thuhet në publikim.

Por cilat janë në fakt shtetësisë e të huajve që janë akomoduar kryesisht në struktura?  Në krye qëndrojnë shqiptarët e Kosovës me 11.9 për qind dhe më pas vijnë Italianët me 8.7 për qind, polakët me 7.6 për qind, gjermanët 5.9 për qind, Mbretëria e Bashkuar me 3.8 për qind.

Kosova tradicionalisht ka mbajtur peshën kryesore sa i takon turizmit në vend teksa italianët janë një grup që ka pësuar rritje të forte nga viti në vit në tre vitet e fundit. Polakët nga ana tjetër që vijnë kryesisht të organizuar në zonën e Golemit gjithashtu kanë shtuar ardhjen në formë individuale duke rritur peshën në tërësi tek të huajt që vizitojnë vendin tonë.

Net qëndrime

INSTAT raporton se gjatë muajit Qershor 2024, numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 27,1%, në krahasim me muajin Qershor 2023. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 20,8%. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 38,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 36,9%.

Në muajin Qershor 2024, numri më i lartë i net qëndrimeve është realizuar: • sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (39,5%); • sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (74,7%); • sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,8%.)

Norma neto e shfrytëzimit

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 35,9%, kundrejt 28,5% që ishte në muajin Qershor 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 38,6 %, kundrejt 30,5 % që ishte në muajin Qershor 2023./ MONITOR

Etiketa: hoteleitalianetpolaketStrukturat akomodueseturiste

Lajme të lidhura

RAJONI

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

09:10 : 17/08/2025
AKTUALITET

Kostot e harresës/ Dëmtimi i urës mbi Mat bllokon turistët dhe veriun

10:50 : 14/08/2025
AKTUALITET

Rama mburret me turizmin, të huajt pataksen nga “birbot” që nuk respektojnë asnjë rregull qarkullimi

18:37 : 13/08/2025
AKTUALITET

Ujërat e zeza shpërthyen në mes të plazhit te Shkëmbi i Kavajës, zgjohen institucionet vendore/ VIDEO

08:59 : 12/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Flakët hyjnë në Parkun Natyror të Syrit të Kaltër, evakuohen turistët dhe bllokohet rruga

17:44 : 11/08/2025
AKTUALITET

Më pak turistë shqipfolës, rezervimet bien 5% në Durrës

12:05 : 11/08/2025
Para

Zbardhet vrasja në Memaliaj, policia: Autori e qëlloi me thikë 72-vjeçarin

TË GJITHA

Bulqizë/ Mekaniku humb jetën gjatë punimeve, drejtuesi i kompanisë nën akuzë

12:04 : 20/08/2025

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, banori i fshatit: Kanë pasur konflikte për punë toke

11:52 : 20/08/2025

Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentarit në Kosovë, as Donika Gërvalla nuk siguron shumicën

11:40 : 20/08/2025

Frederik Ndoci humb nënën: U fik flaka e shpirtit të Mamës

11:26 : 20/08/2025

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin

11:10 : 20/08/2025

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com