• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përllogaritja/ Kulmi i përdorimit të plehrave kimike në bujqësi ka qenë para vitit 1990

12:33 : 19/08/2024
në AKTUALITET

Prodhimet shqiptare shpesh janë të anatemuara në kulmin e sezonit të prodhimit të tyre se janë të tejmbushura me kimike dhe plehra kimike, por të dhënat nga Departamenti i Ushqimit në Kombet e Bashkuara (FAO) tregojnë se, Shqipëria ka pasur përdorim të madh të plehrave kimike para vitit 1990 në kohën e komunizmit (shiko grafikun e mëposhtëm).

Të dhënat e FAO tregojnë se Shqipëria rriti përdorimin e plehrave kimike kryesisht netrat dhe fosfat nga viti 1975 deri në vitin 1990. Për shkak se ekonomia komuniste ishte e bazuar në konsumin në prodhim me cikël të mbyllur, kultivimi i bujqësisë u shtri në sipërfaqe të mëdha.

Popullsia ishte në rritje te shpejtë, ndërkohë që regjimi i kohës mbylli tregtinë me jashtë. Për të rritur rendimentin u investua në linjat e prodhimit të plehrave kimike, të cilat gjetën përdorim të gjerë kudo në Shqipëri.

Pas vitit 1978 mesatarja vjetore e përdorimit të plehrave kimike ishte mbi 100 mijë tonë. Përdorimi i tyre ra në nivele drastike në dekadën e parë të tranzicionit ndërmjet 1990-2000. Rënia e regjimit komunist, valët e mëdha të emigracionit dhe ikja nga sektori i bujqësisë drejt sektorëve të tjerë bëri që shumë toka të mbeten djerrë dhe vendi të konsumonte mallra ushqimorë nga eksporti.

Përdorimi i plehrave kimike por në një intensitet më të ulët nisi pas vitit 2005 ku politika e subvencioneve nxiti kultivimin e perimeve në sera dhe rikthimin e pemëtoreve. Hapja e kanaleve të eksportit dhe avantazhi i prodhimit të hershëm në vendin tonë nxiti më tej investimet në sera dhe në fusha në Ultësirën Perëndimore, duke rikthyer përdorimin e plehrave kimike dhe organike ne rreth 50 mijë tonë në vit.

Lexo edhe:

Shqipëria vendi më bujqësor në rajon, por më i prapambeturi në teknologjitë agrare

Administrata ‘përkëdhelet’ me rritje page, industria e bujqësia me rënie, dobët edhe turizmi

Shqipëria është duke zgjeruar gjeografike e eksportit të prodhimeve bujqësore pasi një vend mesdhetar ka një klime të favorshme sidomos për kultivimin e perimeve të freskëta.

Nga mungesa e njohurive, laboratorëve dhe infrastrukturës këshilluese përdorimi i plehrave kimike është bërë pa kriter, po ekspertët e bujqësisë pohojnë se vendi ynë ka ende një përdorim shumë më të ulët të plehrave kimike për shkak të pamundësisë financiare. Duke qenë se të gjitha kimikatet për bujqësinë importohen dhe shpesh me çmime shumë të lartë, bujqit shqiptare edhe për shkak të mungesës së subvencioneve nuk kanë mundësi të blejnë sasi të tepërta të kimikateve për tokat e tyre.

FAO thotë e përdorimi i kimikateve është i përhapur shumë në Azi dhe Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut, ndërsa në Afrikë ka një përdorim shumë të ulët të tyre. Edhe Europa renditet në mesin e kontinenteve që ka një intensitet ende të të ulët të përdorimit të kimikateve në bujqësi.

Bujqësia në Shqipëri ende bazohet në ferma të vogla familjare të cilat përdorin kryesisht plehrat e bagëtive dhe shumë pak kimikate dhe pesticide./ MONITOR

Etiketa: 90Bujqesidemokracikomunizemplehra kimivitet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria vendi më bujqësor në rajon, por më i prapambeturi në teknologjitë agrare

15:18 : 16/10/2025
AKTUALITET

Administrata ‘përkëdhelet’ me rritje page, industria e bujqësia me rënie, dobët edhe turizmi

15:01 : 29/09/2025
AKTUALITET

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

16:43 : 18/09/2025
AKTUALITET

Nga influenceret “prost*tuta” tek gazetarët “shpifës”, të gjithë mufkat e rrezikshme të Arben Rakipit

18:53 : 04/09/2025
AKTUALITET

“Misioni i pamundur” i kreditimit të bujqësisë

08:02 : 10/08/2025
AKTUALITET

Dhoma e Avokatisë del kundër Kodit të ri Penal: Dënime më shumë se në komunizëm

13:15 : 30/07/2025
Para

I thyen shishen në fytyrë blogeres/ Motra Berisha nuk janë larguar nga Shqipëria, sekuestrohen 2 mjete

TË GJITHA

Rekordi i ri/ Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë, 7 mijë ton “shërbehen” vetëm në 9 muaj

19:29 : 20/10/2025

Beogradi dhe Moska nënshkruajnë memorandum për thellimin e bashkëpunimit

19:14 : 20/10/2025

“Ali Ahmeti në pension politik”/ Mexhiti: Në opozitë flet për UÇK, në pushtet flet për Open Balkan

19:10 : 20/10/2025

Trump: Nëse Hamasi nuk respekton armëpushimin, do të zhduket

19:04 : 20/10/2025

Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh

18:49 : 20/10/2025

OKB rikthehet te Kosova, çfarë pritet nesër në Këshillin e Sigurimit

18:49 : 20/10/2025

“Synojmë vota nga elektorati gri”, Salianji: Kandidatët e pavarur janë të opozitës pa diskutim

18:33 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com