• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Euroizimi i sektorit bankar u ul në gjysmën e parë të vitit

14:42 : 19/08/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Treguesit e euroizimit të sektorit bankar pësuan përsëri rënie në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Sipas analizës periodike të Bankës së Shqipërisë, në fund të gjashtëmujorit të parë 2024, treguesi që mat peshën e depozitave në valutë ndaj totalit të depozitave shënoi nivelin 53.3%. Niveli i raportit pësoi rënie të lehtë me 1 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe u ul me 1.4 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesit e analizuar janë të zhveshur nga efekti i kursit të këmbimit, duke synuar paraqitjen e zhvillimeve reale dhe evidentimin sa më të saktë të ndikimit të masave. Për këtë raport, gjatë periudhës gjashtëmujore, depozitat në valutë (numëruesi) dhe totali i depozitave (emëruesi) kanë shënuar rënie, përkatësisht me 2.3% dhe 0.4%. Në terma vjetorë, është shënuar rritje e dukshme e depozitave totale në nivelin 5% dhe rritje për depozitat në valutë në nivelin 2.4%.

Shpërndarja e peshës së depozitave në valutë sipas bankave vijon të paraqitet relativisht e afërt duke u luhatur në nivelet 48% deri në 58.9%. Mesatarja e nivelit të treguesit për sistemin bankar ka arritur nivelin 54.65% nga 55.5% që kishte qenë në 6-mujorin paraardhës.

Rezulton se 10 nga 11 bankat që operojnë në sistemin bankar regjistrojnë një vlerë të këtij treguesi mbi 50%, e cila potencialisht i bën ato subjekt të normës së rezervës së detyrueshme prej 20%. Banka e Shqipërisë vlerëson se ndalimi i rritjes së normave të interesit të valutës në tregjet ndërkombëtare, ose një kthim drejt rënies së tyre, mund të ndikojë negativisht në marzhin e përdorimit të valutës nga bankat dhe të shoqërohet me rritjen e ndjeshmërisë ndaj kostove të mësipërme.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2024, edhe pesha e portofolit të kredive në valutë ndaj totalit të kredive ka shënuar rënie. Vlera e treguesit zbriti në 45.6% në fund të qershorit 2024, ose 1.5 pikë përqindje më pak se në fund të dhjetorit 2023. Me bazë vjetore krahasimi, rënia e euroizimit të kredisë është edhe më e lartë, me 4.7 pikë përqindje më pak. Gjatë 6-mujorit 2024, kreditë në valutë shënuan rënie, ndërsa kreditë në lekë vazhduan rritjen. Treguesi i kredive në valutë në raport me totalin e kredive ka shënuar rënie pothuajse në të gjitha bankat e sistemit, me përjashtim të njërës prej tyre.

Lexo edhe:

Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar iu kthye rritjes në tremujorin e dytë

Kapitalizimi i sektorit bankar arrin nivelin më të lartë historik

Krahasuar me fundin e dhjetorit 2016, ky tregues është ulur për 10 nga 11 bankat e sistemit, në madhësi të ndryshme. Nga ana tjetër, teprica e kredive në valutë të pambrojtura nga kursi i këmbimit, ku kreditë në euro zënë rreth 91%, ka shënuar rënie të mëtejshme të peshës ndaj totalit të kredive në valutë. Në fund të qershorit 2024, këto kredi shënuan 24.3% të kredive në valutë, ose 11% të totalit të kredisë.

Në terma absolutë vërehet një rënie me 1.4 % dhe 8% e kredive të pambrojtura ndaj kursit të këmbimit krahasuar përkatësisht me fundin e gjashtëmujorit të mëparshëm dhe me një vit më parë. Kjo rënie e ndjeshme dhe e shpejtë reflekton gjithashtu disa ndryshime strukturore në klasifikim nga një numër i vogël bankash.

Kreditë e ekspozuara ndaj rrezikut të kursit të këmbimit, domethënë rastet kur të ardhurat e subjektit huamarrës janë në monedhë të ndryshme nga monedha e dhënies së kredisë, janë ato me profilin më të lartë të rrezikut. Për këtë arsye, ky tregues mbart një rëndësi të veçantë në monitorimin e masave të uljes së euroizimit.

Banka e Shqipërisë nënvizon se ndryshimet strukturore në ekonomi gjatë viteve të fundit, ku veçohet rritja e fortë e të ardhurave nga turizmi dhe zhvillimet inflacioniste, janë shoqëruar me ndryshime të politikave ekonomike dhe monetare, si dhe të sjelljes së agjentëve të ekonomisë reale. Për këto arsye, dallimi i efekteve që lidhen ngushtë me masat e deeuroizimit, mbetet një proces i vështirë. Gjithsesi, Banka e Shqipërisë gjykon se këto masa kanë efekt frenues në ecurinë e euroizimit dhe në mungesë të tyre, madhësia e lëvizjes së ndonjërit prej treguesve, apo edhe kahu i saj, do të ishte i ndryshëm.

Në vitin 2017, Banka e Shqipërisë nënshkroi një memorandum me Ministrinë e Financave dhe Autoritetin e Mbikëqyjres Financiare, me qëllim zgjerimin e përdorimit të monedhës kombëtare në sistemin financiar dhe në ekonominë shqiptare. Deri tani vetëm Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë masa rregullatore konkrete, që tentojnë të rrisin përdorimin e monedhës vendase në sektorin bankar. Këto masa tentojnë të rrisin kostot e ndërmjetësimit financiar në valutë dhe paralelisht t’i ulin ato për lekun./ Monitor

Etiketa: Euroizimisektorit bankar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar iu kthye rritjes në tremujorin e dytë

14:18 : 16/08/2024
AKTUALITET

Kapitalizimi i sektorit bankar arrin nivelin më të lartë historik

08:14 : 13/11/2023
Para

Të shtëna me armë zjarri tek "Komuna e Parisit" në Tiranë, një i plagosur

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com