• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arinjtë e zhdukur në “Perlën e Tomorrit”

10:12 : 18/08/2024
në AKTUALITET

Rreth 100 kilometra në jug të Tiranës shtrihet Parku Kombëtar i Malit të Tomorrit me maja që arrijnë mbi 2,400 metra lartësi. Në mes të kësaj idile arrin falë një rruge të re të asfaltuar, e cila gjithsesi kërkon aftësi të mira për vozitje, tek Hotel– Restorant “Perla e Tomorrit” në zonën e Ujanikut. E vendosur në një fshat të vogël piktoresk në rreth 1,200 metra lartësi, e rrethuar nga malet, zona duket si një oaz mes natyrës së egër.

Sapo i afrohesh restorantit, të tërheq vëmendjen një statujë gati dy metra e lartë e një ariu të bardhë mbi bar-in dhe këndin e lojërave për fëmijë përballë. Vetëm vizitorët e vëmendshëm mund të vërejnë se përballë hotelit gjendet edhe një kafazi madh me sipërfaqe 8×10 metra, ku deri para disa muajsh mbaheshin dy arinj.

Kafazi tani është bosh. “Po, ne kishim dy arinj, por institucionet për mbrojtjen e kafshëve nuk na lejuan t’i mbanim,” tregon një nga punonjësit e restorantit. Ajo që më këto fjalë tingëllon kaq e thjeshtë, në realitet ishte një betejë e gjatë mes autoriteteve dhe pronares së restorantit, e cila është bashkëshortja e kryetarit të komunës së Poliçanit në Shqipëri.

Pyetja e se ku janë sot arinjtë, ka mbetur pa përgjigje nga autoritetet e Tiranës. Organizatat për mbrojtjen e kafshëve nuk hoqën dorë dhe i kërkuan institucioneve të vepronin sipas ligjit. Më në fund, u arrit një marrëveshje mes Ministrisë Shqiptare të Mjedisit dhe pronarëve, që arinjtë t’u dorëzoheshin autoriteteve. Kjo ndodhi para dy vitesh, dhe kur më në fund u arrit marrëveshja, pronarët duhej t’ia dorëzonin arinjtë e vegjël autoriteteve shqiptare.

Arinjte ne kafaz ne Shqiperi
Arinjte e vegjel ne kafazin e restaurantit Perla e Tomorrit
Arinjte ne kafaz

Në muajin mars, ajo që mbeti ishte vetëm një dokument me shumë nënshkrime dhe vula. Detajet nuk u respektuan, arinjtë ishin zhdukur dhe dorëzimi nuk ndodhi.

Lexo edhe:

U nisën për pushime në Sarandë, zhduken 2 të rinjtë nga Tirana

Tiranë/ Dy të mitur largohen nga Qendra Pritëse e Viktimave të Trafikimit

“Ne i morëm arinjtë kur ishin ende të vegjël dhe i mbajtëm deri sa ishin rreth një vit”, shpjegon punonjësi i restorantit. Ai nuk dëshiroi të thotë nga ku i kishin marrë arinjtë. Në video dhe fotografi të vjetra, shihet se ishin vërtet arinj të rinj e të vegjël që deri së fundmi ishin mbajtur në të njëjtin kafaz.

Aleksander Trajce, Drejtor Ekzekutiv i organizatës për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), i pyetur për fenomenin e arinjve në Shqipëri thotë: “Ata i vjedhin nga natyra dhe pastaj i tregtojnë arinjtë e vegjël” thotë ai.

“Sipas njohurive tona, çmimi për një ari të vogël gjatë dekadës së fundit ka qenë midis 300€ dhe 900€”, shton Trajçe.

Një ari i vogël mund të blihet për 300 – 900€

Edhe Sajmir Shehu, Koordinator i Projektit të Four Paës, shprehet i shqetësuar: “Kafshët e egra nuk i përkasin askujt, as individit dhe as komunitetit,” thotë ai. Shehu duket se i njeh mirë justifikimet dhe arsyetimet: “Ata thonë se i kanë gjetur arinjtë e vegjël dhe vetëm deshën t’i mbronin dhe ushqenin, pastaj nuk dinin se çfarë të bënin me ta.”

Arinjtë e murrmë janë grabitqarët më të mëdhenj që jetojnë në Evropë, ata mund të arrijnë deri në 250 kg peshë. Në rast i has në natyrë, të vraposh nuk është një opsion, pasi arinjtë mund të vrapojnë me shpejtësi deri në 50 km/h, kështu që ekspertët këshillojnë të shtiresh sikur të je i vdekur ose të tërhiqesh ngadalë. Ata janë gjithçka-ngrënës, dhe blegtorët e dinë se ata nuk hezitojnë as para kafshëve të mëdha si delet dhe gjedhet.

Dokumentar: Kriza e arinjve në Europë

Vjedhja e arinjve të vegjël është vetëm dëmi më i vogël, më dramatike është kur kupton se si arrihet tek arinjtë e vegjël: “Zakonisht duhet të qëllojnë nënën e arinjve, kjo është e vetmja mënyrë për të arritur tek të vegjlit”, shpjegon Aleksandër Trajçe i cili shton se  ndikimi është shumë më i madh sesa vetëm marrja e një ose dy arinjve, “Mundësia e ruajtjes së specieve dëmtohet në mënyrë të qëndrueshme,” shton ai.

Sot tek “Perla e Tomorrit” nuk ka arinj. “Ne i kemi lëshuar,” thotë punonjësi i restorantit, “për njerëzit nuk janë problem, sepse janë mësuar me ta dhe gjenet e arinjve do të kujdesen që të mbijetojnë në natyrë.”

Aleksander Trajçe mendon se kjo nuk është një ide e mirë: “Nëse janë kapur që të vegjël, lirimi i thjeshtë nuk është një mundësi. Sepse nuk kanë pasur shans të zhvillojnë instinktet e mbijetesës.” Për këtë qëllim ekzistojnë qendra të veçanta që sigurojnë kushtet për t’i lëshuar në natyrë.

Ku janë arinjtë tani?

Rruga e kalimit nuk të ccon tej restorantit “Perla eTomorrit”. Më tej ka vetëm shtigje për ecje dhe eventualisht rrugë për karrocat për punëtorët e pyjeve dhe turistët. Por, transporti nuk është problem për punonjësit e restorantit dhe miqtë e tyre, pasi disponojnë ‘quads’, motorra  të vegjël e të fuqishëm me katër rrota që mund të lëvizin edhe nëpër terrene të vështira.

Kjo hap mundësinë për të lëvizur thellë në natyrën e egër. Ata e dinë se ku duhet të kërkojnë për arinjtë. “Po, i kemi parë,” thotë punonjësi i restorantit, “ata ushqehen në natyrë.” Ai nuk u përgjigj për pyetjen nëse i ushqejnë ende herë pas here.

Arinjtë mund të vrasin një njeri me një goditje ose kafshim

Arinjtë ndonjëherë krijojnë depozita ushqimi në tokë kur gjahu nuk është i bollshëm. Gjatë ruajtjes së këtyre rezervave, ata reagojnë jashtëzakonisht agresivisht dhe sulmojnë çdokënd që afrohet, përfshirë njerëzit. Nuk dihet nëse kjo ishte arsyeja për vdekjen e turistes 19-vjeçare në Karpatet e Rumanisë javën e kaluar. Por sulmet ndodhin herë pas here, siç ndodhi më 8 prill të vitit të kaluar në rajonin malor të Trentino-s në Itali, kur një 26-vjeçar që po bënte vrap në zonën “Val di Sole” dhe u bë viktimë e një sulmi nga ariu. Fuqia e arinjve është e mjaftueshme për të vrarë një njeri me një kafshim ose goditje të vetme.

Edhe pse ariu i butë prej pellushi është i dashur për çdo fëmijë dhe ndonjëherë edhe për të rriturit, kafsha që jeton në natyrë nuk ka asgjë të përbashkët me lodrën e dashur, përveç formës. Arinjtë sipas aktivistëve të mjedisit duhen të mbeten në natyrë dhe të lirë.

Më shumë informacion rreth arinjve që mbahen në kafazë këtu.

/Citizens

Etiketa: arinjtëblihenmali i tomorritzhduken

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U nisën për pushime në Sarandë, zhduken 2 të rinjtë nga Tirana

13:34 : 07/05/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Dy të mitur largohen nga Qendra Pritëse e Viktimave të Trafikimit

16:31 : 05/02/2025
AKTUALITET

Makina bllokohet nga moti i keq në malin e Tomorit, Policia ndihmon familjen

20:46 : 12/01/2025
AKTUALITET

“Plumba mbi muze”/ Mbi 1000 objekte historike u zhdukën pa gjurmë

11:28 : 10/12/2024
AKTUALITET

Nxirrnin gurë nga mali i Tomorrit 3 të arrestuar, 5 në kërkim dhe 2 zyrtarë nën hetim

11:57 : 28/11/2024
AKTUALITET

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit/ Si do të devijohet qarkullimi i mjeteve dhe itinerari që do ndjekin

11:38 : 17/08/2024
Para

VIDEO/ Përfshihet nga zjarri ndërtesa historike në qendër të Londrës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Gjykata e BE rrëzon Komisionin: Mesazhet mes Von der Leyen dhe Bourla duhet të bëhen publike

18:25 : 14/05/2025

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

18:22 : 14/05/2025

Zgjedhjet e 11 majit/ 55 mijë vota të pavlefshme, më pak se në vitin 2021

18:13 : 14/05/2025

Ernest Muçi lë pas dëmtimin, rikthehet në stërvitje pas 1 muaji

18:08 : 14/05/2025
Foto ilustruese

Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës

17:57 : 14/05/2025

Trump nënshkruan marrëveshjen ekonomike historike prej 1.2 trilionë dollarësh me Katarin

17:51 : 14/05/2025

Samiti/ Kush janë liderët që vijnë në Tiranë më 16 maj

17:45 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com