• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Organizatat mjedisore: 160 mijë shkurtëza vriten çdo vit në Ballkan

22:34 : 13/08/2024
në AKTUALITET, RAJONI

160 mijë shkurtëza vriten çdo vit ilegalisht në Shqipëri, Serbi, Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnjë Hercegovinë. Kjo shifër përbën rreth 2.5 deri në 3 për qind të popullsisë së përgjithshme evropiane për këtë shpend.

Euronatur, në një deklaratë të përbashkët me organizatat mjedisore partere në Ballkan u shpreh se për këtë përdoren metodat të paligjshme si imituesit zanorë.

“Gjuetarët vendosin imitues zanorë në livadhe dhe fusha gjatë natës për të tërhequr grupe të shkurtëzave që migrojnë në vendet e tyre të dimrit në Afrikë. Pastaj, me lindjen e diellit gjuetarët qëllojnë pa leje mijëra zogj. Në këtë mënyrë ata vrasin më shumë shkurtëza duke përdorur mënyra të paligjshme se sa me mënyra të ligjshme”,-thuhet në deklaratën e përbashkët të organizatave mjedisore.

Për biologët, ky është një problem evropian dhe jo lokal.

“Lloji i këtij shpendi është bërë i rrallë në vargun verior për shkak të intensifikimit të bujqësisë. Humbja e popullsisë e shkaktuar nga vrasja e paligjshme përgjatë rrugës së migrimit të Adriatikut është një tjetër faktor që mund të çojë ne kolapsin e popullatave të shkurtëzave të Evropës Qendrore”,-tha biologu Justine Vansynghel, i angazhuar pranë fondacionit ndërkombëtar për ruajtjen e natyrës EuroNatur.

Lexo edhe:

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Von der Leyen nis turin në Ballkan javën e ardhshme/ Vizita edhe në Shqipëri e Kosovë

Dendësia më e lartë e vrasjeve të paligjshme shënohet në Serbi sipas deklaratës së EuroNatur me organizatat mjedisore në Ballkan.

“Vendet e gjuetisë së paligjshme janë kryesisht të përsëritura. Sa herë zbulojmë një karrem, mund të kthehemi praktikisht çdo javë dhe të raportojmë karremët,”- thotë Sandra Jovanović nga organizata partnere e EuroNatur BPSSS (Serbi).

“Megjithatë, vrasja e paligjshme e shkurtëzave në Serbi ka shpërthyer në dy vitet e fundit, që mund të jetë për shkak të parandalimit më të mirë në Kroaci. Atje ka pasur një rënie në gjuetinë ilegale”,– thekson Sandra Jovanović.

Organizatat mjedisore kanë kërkuar që komuniteti i gjuetisë të ketë zero tolerancë ndaj vrasjeve të paligjshme dhe masive të shkurtëzave dhe të raportojnë imituesit zanorë pranë autoriteteve përkatëse. Ashtu sikurse kanë kërkuar që autoritetet e zbatimit të ligjit në vendet e Ballkanit të ndërmarrin veprimet të qëndrueshme kundër vrasjes së paligjshme dhe sistemi gjyqësor të vendosë dënime për gjuetarët e paligjshëm.

Sipas deklaratës, për shkak të ndikimit të tyre negativ në biodiversitet, joshjet elektronike përmes magnetofonëve apo kasetave të zërit janë të ndaluara në shumicën e vendeve të botës, ashtu sikurse edhe në shumë vende të Ballkanit.

Në Shqipëri ka një moratorium prej vitit 2014 që ndalon gjuetinë e paligjshme. Në 2022, ky moratorium u zgjat në pesë vitet e ardhshme.

“Ka pasur dy ligje më parë për vitin 2014-2016 dhe një tjetër ligj për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në vitet 2016-2021 të cilit i mbaroi afati vitin e kaluar. Konstatojmë të gjitha efektet pozitive të këtyre dy masave të marra në mandatin e parë e të dytë në lidhje me faunën e egër sidomos për shpendët e egër. Në censusin e zhvilluar që nga viti 2016 është konstatuar një rritje e ndjeshme e llojit të shpendëve të egër dhe faunës së egër, si edhe një ndërgjegjësim i popullatës falë një komunikimi të shtuar nga ambientalistët dhe shoqatat e ndryshme të faunës dhe mjedisit”,- u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në vitin 2022.

Megjithatë, përpos moratoriumit aktivistët mjedisorë shprehet se në terren ka gjurmë të gjuetisë së paligjshme dhe nëse nuk ka ndryshime ligjore, moratoriumi nuk ka rezultat./Citizens

Etiketa: 160 mijëballkançdo vitOrganizatat mjedisoreshkurtëzavriten

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
RAJONI

Von der Leyen nis turin në Ballkan javën e ardhshme/ Vizita edhe në Shqipëri e Kosovë

15:34 : 10/10/2025
BOTA

Sulm me armë në një lokal në Beograd, vritet 1 grua dhe plagosen 5 persona të tjerë

19:40 : 30/09/2025
BOTA

Save the Children: Një fëmijë vritet çdo orë në Gaza

18:41 : 06/09/2025
AKTUALITET

Liderët Bektashi në Ballkan kundër krijimit të “Shtetit Bektashi” në Shqipëri

21:17 : 05/08/2025
AKTUALITET

Kambanë alarmi për dezinformimin shëndetësor në Ballkan përmes Inteligjencës Artificiale

13:45 : 01/08/2025
Para

Champions/ Zhegrova me shokë gjunjëzojnë Mourinhon, Lille eliminon Fenerbahcen

TË GJITHA

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

12:02 : 29/10/2025

Elton Laska: Krimi po na merr zvarrë, shteti është dorëzuar

12:01 : 29/10/2025

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025

Do të trafikonte kanabisin në Kosovë, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë

11:49 : 29/10/2025

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

11:40 : 29/10/2025

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

11:36 : 29/10/2025

“Miliona euro shkelje në tendera”/ Bardhi: Balluku nën hetim, por vijon të jetë numri dy i qeverisë

11:27 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com