• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Euro prek përsëri fundin, zbret në 99.86 lekë

15:22 : 13/08/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Kursi i këmbimit të euros ka rënë më poshtë kufirit të 100 lekëve ditën e martë.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit, monedha europiane u këmbye me 99.86 lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave. Me gjithë përpjekjet e Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit e theu në fillim të kësaj jave zyrtarisht pragun e 100 lekëve, ndërsa rënia ka vijuar edhe ditën e martë.

Tregu i valutës karakterizohet nga një ofertë e lartë e monedhës europiane në këtë periudhë të vitit, e nxitur nga shifrat në rritje të vizitorëve të huaj dhe nga nivelet e larta të investimeve në tregun e pasurive të paluajtshme.

Gjatë muajit gusht, kursi i euros duket se ndodhet nën efektin e presioneve të reja nënçmuese. Pasi rënia vjetore e kursit ishte minimizuar në muajin korrik, kjo rënie tashmë po thellohet përsëri. Sot euro këmbehet me një kurs prej pothuajse 4% më të ulët krahasuar me një vit më parë. Në mungesë të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, kjo rënie me siguri do të kishte qenë edhe më e madhe.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 8 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Këmbimi valutor 7 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Leku u forcua edhe kundër dollarit amerikan, që zbriti në kuotën e 91.42 lekëve, në nivelet më të ulëta të këtij viti.

Nga ana tjetër, politika fiskale e qeverisë vazhdon të favorizojë një monedhë kombëtare të fortë. Pritej që rritja e pagave dhe përshpejtimi i ritmit të investimeve publike pas mesit të këtij viti të sillte ulje të suficitit buxhetor, por deri tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në fund të muajit qershor suficiti buxhetor arriti një rekord të ri historik për këtë periudhë të vitit, me 51.4 miliard lekë. Deficiti buxhetor është rritur me 11.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Një suficit i lartë i qeverisë ul ofertën e lekut në qarkullim dhe forcon më tej presionet nënçmuese mbi kursin e këmbimit euro-lek.

Një faktor tjetër që potencialisht mund të frenonte rënien e kursit ishte pritshmëria për rritjen e importeve të energjisë, për shkak të rreshjeve të pakta dhe uljes së prodhimit nga burimet hidrike. Megjithatë, burimet nga tregu shprehen se çmimet e energjisë nga importi kanë qëndruar relativisht të ulëta.

Një ndikim të madh besohet se ka pasur prodhimi i lartë i energjisë nga burimet diellore në vendet fqinje. Oferta e lartë nga fotovoltaikët bën që çmimet energjisë të jenë të qëndrueshme në pjesën më të madhe të ditës.

Leku i fortë vlerësohet të jetë një faktor i rëndësishëm në uljen e inflacionit, që prej muajsh ka zbritur pranë kufirit të 2%. Por, mbiçmimi i vazhdueshëm i monedhës vendase ndikon negativisht konkurrueshmërinë e sektorëve eksportues të ekonomisë. Për 6-mujorin e parë të vitit, eksportet e mallrave pësuan rënie me pothuajse 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përshtatja me një kurs gjithnjë e më të ulët të euros është një sfidë për sektorët eksportues, paralelisht me një cikël kur kostot e punës janë rritur ndjeshëm./Monitor

Etiketa: eurokembimi valutor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 8 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:22 : 08/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 7 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:28 : 07/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 6 tetor/ Ja me sa blihen e shiten euro dhe dollari ditën e sotme

08:32 : 06/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor, 5 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:59 : 05/10/2025
AKTUALITET

Vodhi çantën e mbushur me euro e lekë në një lokal, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

09:48 : 04/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 4 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:12 : 04/10/2025
Para

EMRI/ Lejoi dy banorë të prisnin 150 pemë, procedohet inspektori i pyjeve

TË GJITHA

Dronët kamikazë “Skydagger” arrijnë në Kosovë, Kurti: Ndërtojmë një ushtri me zhvillimet e reja teknologjike

17:37 : 08/10/2025

Me 23 mijë euro cash dhe dokumente false, 6 persona ndalohen në aeroportin e Rinasit

17:31 : 08/10/2025

Bill Gates bën parashikimin për 10 vitet e ardhshme: Ja si do ndikojë AI në jetën tonë

17:19 : 08/10/2025

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

17:01 : 08/10/2025

Emri/ PD përzgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat

16:54 : 08/10/2025

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

16:35 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com