• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Himara nuk është rasti i vetëm/ Si e thellon Rilindja rezultatin pas çdo skandali

22:38 : 06/08/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Fitorja me 1500 vota diferencë në Himarë është nga ato përmbysje të rezultatit që del jashtë logjikës së analizave politike. Rreth 15 muaj më parë, socialistët dolën të humbur përballë Fredi Belerit. Kandidati i opozitës kishte përkrahjen e shtetit grek, por mbante mbi shpinë ngarkesën negative të së shkuarës, kur ishte akuzuar për vrasjen e ushtarëve shqiptarë në kufi, shoqëruar me një vendim gjykate për përdhosje të simboleve kombëtare. Edhe pse e arrestuan dhe e futën në burg, Beleri fitoi me 19 vota diferencë kundër Jorgo Goros.

Ngjarjet që pasuan në muajt në vazhdim i dhanë të drejtë himariotëve. U vërtetua se ishte bërë batërdia me pronat e vendasve. Të paktën në një rast kishte gisht direkt kryeministri Edi Rama, që konsideroi strategjik investimin mbi një pronë të grabitur. U vërtetua se në grabitjen e pronave ishte i përfshirë i humburi Jorgo Goro, që u arrestua nga SPAK bashkë me vartësit e tij në bashki.

Supozohej që skandali i investimit strategjik ku kishte dorë Edi Rama, miku i tij Artan Gaçi, ministrja e tij Olta Xhaçka dhe kryebashkiaku i tij Jorgo Goro ta thellonte humbjen e Partisë Socialiste. Në fakt, ndodhi që u thellua fitorja e PS, me një diferencë shumë herë më të lartë.

Përmbysja në Himarë ishte e pritshme, sepse nuk është hera e parë që ndodh. Pas një skandali, pushteti gjithnjë ka fituar akoma më shumë vota se më parë.

Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Ka ndodhur në zgjedhjet e pjesshme të Vorës, kur kandidati që u ofroi Partia Socialiste qytetarëve kishte fshehur një dënim në Greqi për përdorimin e monedhave të falsifikuara. Zbulimi i dënimit çoi në arrestimin e Agim Kajmakut.

Lexo edhe:

A është Dritan Avllaj alias Tan Lepri, shkesi i Alban Zenelit me Rilindjen?

Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

Kur zgjedhjet u përsëritën, Partia Socialiste fitoi bindshëm me thuajse 70% të votave. Qytetarët e Vorës ia dhanë prap votën socialistëve. Disa muaj më vonë, Kajmakun e arrestuan në Itali për trafik kokaine.

Fatos Tushe me Edi Ramën në fushatë për zgjedhjet lokale në Lushnje

Në Lushnje, SPAK zbuloi se si kryetari i bashkisë, një socialist i hershëm si Fatos Tushe i vidhte paratë e taksave me miqtë e tij nëpërmjet tenderave të trukuar. Në media dolën bisedat e përgjuara. Nga përgjimet kuptohej se qytetari i parë i Lushnjës i ndante paratë e taksave sipas interesit të tij.

Fatos Tushe u arrestua bashkë me disa zyrtarë të bashkisë dhe ende nuk i ka mbyllur hesapet me drejtësinë.

Por në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2022, socialistët fituan në Lushnje me Eriselda Sefën, edhe pse kishin ofruar për qytetar të parë një hajdut.

Safet Gjici dhe Edi Rama

Ajo që ndodhi me Safet Gjicin në Kukës është një tjetër rezultat i palogjikshëm në zgjedhje. I kapur në skandalin seksual në zyrën e tij, emri i Safet Gjicit u shndërrua në simbol të përdhunimit të çdo lloj korrektese apo etike minimale që duhet të ketë një pushtetar. Video e seksit në zyrën e kryetarit të bashkisë së Kukësit ishte përdhosje e çdo lloj marrëdhënieje të pushtetit me qytetarët që i kishin dhënë votën.

Por kur zgjedhjet u përsëritën, kandidati i Rilindjes fitoi prap. Madje ai e mundi kandidatin e opozitës me dyfishin e diferencës së votave të Gjicit.

Paaftwsia e njw komuniteti për ta ndëshkuar me votw partinw qw shkakton skandale të bujshme, të kujton sindromën e Stokholmit, kur pengu shfaq mirëkuptim dhe afeksion për pengmarrësin. Ngjan sikur sa më flagrant tw jetw abuzimi me pushtetin, sa më shumë trafikantë droge, sa më shumë hajdutë, sa më shumë përdhunues t’i vendosen mbi krye, aq më shumw populli ia zgjat pushtetin një partie.

Shukri Xhelili

Si kundërshembull qëndron rasti i zgjedhjeve të vitit 2017 për bashkinë e Dibrës.

Në vitin 2016, qytetarët dibranë panë video-skandalin seksual të kryetarit të tyre të bashkisë, Shukri Xhelilit. Ashtu si në Himarë, si në Lushnje, si në Kukës dhe njësoj si në Gërdec, kandidati i radhës që solli qeveri nuk u ndëshkua. Përkundrazi mori më shumë vota se paraardhësi.

Vetëm se për zgjedhjet e Dibrës, Prokuroria e Krimeve të Rënda vuri në përgjim disa personazhe të krimit dhe disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, të dyshuar për blerjen e votave. Dosja 184, që u mbyll më vonë, shërben për të kuptuar se çfarë ndodh në të vërtetë gjatë votimeve.

Përgjimet e telefonatave tregonin se në zgjedhjet e pjesshme, e gjithë qeveria, përfshirë edhe kryeministrin Rama vinte në punë një mekanizëm kërcënimesh, shantazhi, manipulimi dhe blerje votash që kishte vetëm një objektiv, fitoren e thellë të bashkisë.

Arben Keshi

Shefat e policisë përdoreshin për të bllokuar votuesit e opozitës. Vetë policët, të urdhëruar nga Ministri i Brendshëm shpërndanin para për blerjen e votave. Të fortët shantazhonin grupet kundërshtare dhe udhëhiqeshin nga deputetët e Partisë Socialiste. Ndërsa deputetë të tjerë kërcënonin emër për emër mësues dhe punonjës të administratës për t’i marrë votën.

Dosja 184, faktoi shantazhet mbi administratën, përdorimin e bandave dhe shpërndarjen e parave për blerjen e votave si pjesë të një mekanizmi të diktuar direkt nga Edi Rama dhe ministrat e PS.

etë Rama u përgjua duke folur në atë kohë me Arben Keshin, një nga personat që shpërndanin para për blerjen e votave. Telefonata u publikua nga tabloidi gjerman Bild. Rama nuk u thirr asnjëherë në prokurori, ndërsa dosja u transferua në Dibër për t’u mbyllur me dënime të lehta për policët. Juridikisht, dosja nuk ka më vlerë.

Por përgjimet mbeten si shpjegimi më i mirë i rezultateve të palogjikshme në zgjedhjet e pjesshme, kur sa më i madh të jetë abuzimi, aq më shumë shtohen votat për pushtetin./Lapsi.al

Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë!Çfarë gënjeshtre:AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë.E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj!Kush ka veshë le të dëgjojë pic.twitter.com/AEuY06WGes

— Edi Rama (@ediramaal) June 17, 2019

Etiketa: Edi Rama. HimaraPartia SocialisterezultatinRilindjaskandalithellon

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A është Dritan Avllaj alias Tan Lepri, shkesi i Alban Zenelit me Rilindjen?

18:34 : 08/05/2025
AKTUALITET

Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

17:44 : 05/05/2025
AKTUALITET

Një parti që gjithmonë ka menduar për Shqipërinë…

20:40 : 24/04/2025
AKTUALITET

Qumështi me aflatoksinë/ Resuli: Skandali ka pasoja të rënda! Ministria e Bujqësisë po e fsheh rastin

10:17 : 22/04/2025
AKTUALITET

Gazeta amerikane: Drejtuesit e FBI të mos injorojnë skandalin Rama-McGonigal

13:30 : 10/04/2025
AKTUALITET

Resuli: Jemi në terrorizëm ushqimor, në pikën kur skandali mbulon skandalin

11:01 : 08/04/2025
Para

Aplikime të ulëta për degët prioritare, të rinjtë kërkojnë IT, inxhinierinë dhe mjekësinë

TË GJITHA

Raporti i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përdori burimet shtetërore, pati intimidim ndaj zgjedhësve

15:25 : 12/05/2025

U aksidentua me motor në aksin Himarë-Borsh, ndërron jetë turistja austriake

15:25 : 12/05/2025

Ndërpritet numërimi në Klos/ Largohen komisionerët e PD: Ka shkelje

15:12 : 12/05/2025

Përfundon procesi i numërimit në Cërrik, rezultati

14:56 : 12/05/2025

Si ndahen votat në rang vendi deri tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

14:56 : 12/05/2025

Analiza: Gara e fortë e listave të hapura dhe zhbërja e politikës nga makineritë elektorale

14:51 : 12/05/2025

EMRAT/ Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, kapet në Rinas shqiptari i dënuar në Itali

14:45 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com