• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestohet në Dubai “mbreti i narkotikëve” Dorian Petoku

09:37 : 02/08/2024
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Ka marrë fund arratia për 35-vjeçarin shqiptar me origjinë nga Lezha, Dorian Petoku, i cili konsiderohet ndryshe si “mbreti i narkotikëve”, teksa ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se ai është arrestuar në Dubai, pas një bashkëpunimi të Guardia di Finanza dhe policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Petoku është një ngha emrat e njohur të klaneve mafioze shqiptare në Itali, teksa ishte strehuar në Dubai pasi ishte arratisur në dhjetor të vitit 2023 nga qendra rehabilituese në Nola të Napolit, ku ishte transferuar me një certifikatë mjekësore.

Ai raportohet se ka pasur një rol të rëndësishëm në transportin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, konkretisht 7 ton nga Brazili drejt Livornos.

Petoku është akuzuar se furnizonte me drogë organizatën e drejtuar më parë nga Fabrizio Piscitelli, i njohur ndryshe si ‘Diaboliku’. Ky i fundit u vra më 7 gusht 2019 me një plumb në kokë. Pas vrasjes së Piscitelli, 35-vjeçari zgjeroi biznesin dhe pushtetin së bashku me kushëririn e tij Arben Zogun.

Lexo edhe:

Itali/ Parkonte makinën në qendrën historike dhe shiste kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar

Shfrytëzoi të renë për prostitucion në Shqipëri dhe Itali për 3 vite, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

Kush është Dorian Petoku?

I rritur në Lezhë, Petoku hyri në botën e trafikut të armëve, drogës dhe qenieve njerëzore përpara se të mbërrinte në Romë, në Ponte Milvio.

Aty ai ju bashkua radhëve të bandës së famshme kriminale shqiptare, drejtuesi i së cilës ishte “Diaboliku”, Fabrizio Piscitelli. Petoku, me Diabolikun në krye, qëndronte përkrah bashkatdhetarëve të tij Elvis Demçe, Orial Kolaj, Petrit Bardhi, Yuri Shelever dhe kushëriri i parë, Arben Zogu. Kushëriri i të parit të bosëve shqiptarë në kryeqytet, Arben Zogut, me kalimin e viteve fitoi gjithnjë e më shumë rëndësi në botën e krimit të kryeqytetit italian.

Rëndësia e tij në botën e krimit është përjetësuar në një foto të realizuar më 13 dhjetor 2017 në restorantin ‘L’Oliveto’ në Grottaferrata.

Në foto shfaqen katër burra në tavolinë. Njëri prej tyre “Francezi”, një i infiltruar, në krah të tij është Salvatore Casamonica dhe përballë tij Fabrizio “Diabolik” Piscitelli,që u vra vritet më 7 gusht 2019 në një pritë në parkun e ujësjellësit. Temë kryesore e bisedës, dyshohet se ishte një armëpushim në konfliktin që kishte shpërthyer mes familjeve Esposito dhe Spada.

Por, e gjithë kjo nuk mjafton për të kuptuar kalibrin kriminal që ka arritur shqiptari. Për të kuptuar lartësitë që ai arriti, duhet treguar se ai ishte i përfshirë në projektin për importimin e sasisë më të madhe të kokainës të organizuar ndonjëherë në Romë në bashkëpunim me Casamonicas. 7 tonë kokainë brenda një avion që duhej të ulej në Ciampino dhe vinte nga Amerika e Jugut. Droga duhej të fshihej një pjesë e drogës në çantat e një ekipi futbolli të të rinjve larg në Itali.

Përveçse dinte të sillej me kartelet më të fuqishme kolumbiane, Petoku, ashtu si bashkatdhetari dhe miku i tij Elvis Demçe, kishte studiuar metoda për të mos përfunduar pas hekurave. Të dy kishin ndjekur shembullin e shefit të Kamorrës romake, Michele Senese: duke prodhuar të gjitha llojet e certifikatave, si ato për varësinë nga droga, në mënyrë të tillë që ato të shmangnin edhe paraburgimin

Më parë Dorian Petoku ka qene i denuar me 12 vite burg për llogari të drejtësisë Italiane. Ai u arrestua në Shqipëri në vitin 2019-të, por u deshën dy vite për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Petoku u ekstradua në 21 tetor të vitit të 2021 në Itali, por dëbimi i tij në burgjet italiane zgjati vetëm një vit, pasi gjykata vendosi lirimin e tij duke i dhënë masën arrest shtëpie.

Ai u bë edhe më i famshëm kur në dhjetor të vitit 2023 arrit të arratisej nga komuniteti i rikuperimit në Nola (Napoli) ku kishte arritur të transferohej me një certifikatë mjekësore. Petoku ka thyer byzylykun elektronik duke shkaktuar alarmin e lidhur me policinë. Pavarësisht mbërritjes thuajse të menjëhershme të policëve, shqiptari asokohe kishte humbur çdo gjurmë. Pas arratisjes ai e gjeti strehimin në Dubai.

Arratisja e Petokut në vitin 2023 ishte e lidhur me zbulimet e të penduarit Fabrizio Capogna, i cili filloi të bashkëpunonte me prokurorët romakë duke zbuluar detaje vendimtare mbi strukturën kriminale. Ajo strukturë kriminale romake, shtyllë e së cilës ishte Petoku dhe që tani po shembet.

Kapja e tij shënon një goditje të re të fuqishme kundër krimit të organizuar në Romë. Autoritetet italiane nuk e kishin pushuar asnjëherë kërkimin e tij. Përpjekjet e përbashkëta të Gico-s të njësisë së policisë financiare të Policisë Ekonomike dhe Financiare të Romës dhe të prokurorëve të DDA Edoardo De Santis, Giovanni Musarò, Mario Palazzi dhe Francesco Cascini çuan në arrestimin e tij.

Etiketa: arrestohetDorian PetokuDubaikokaina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Itali/ Parkonte makinën në qendrën historike dhe shiste kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar

17:02 : 23/10/2025
AKTUALITET

Shfrytëzoi të renë për prostitucion në Shqipëri dhe Itali për 3 vite, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

13:44 : 21/10/2025
AKTUALITET

Ballkani dhe rruga afrikane e kontrabandimit të kokainës

19:07 : 15/10/2025
AKTUALITET

EMRI-VIDEO/ Shqiptari “se harron zakonin”! Hedh mbeturinat në pyll edhe në SHBA, arrestohet

20:49 : 10/10/2025
AKTUALITET

I dogji makinën Kozakut, “Cllevio” pritet të deportohet nesër nga Dubai

21:30 : 07/10/2025
AKTUALITET

Autor i atentatit mafioz në Brescia, arrestohet shqiptari. Zbulohet rrjeti kriminal italo-shqiptaro-maroken

10:03 : 07/10/2025
Para

Rama i heq taksat hotelit të Ardian Kollozit

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com