• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryeprokurori i Vlorës me 4 llogari në “Sky”, ndërhyri përmes Daupajt në dosjen “Toyota Yaris”

12:49 : 30/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni i SPAK, ku u lëshuan disa urdhër-arreste dhe në pranga në orët e para të mëngjesit të djeshëm u vu edhe kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.

Burime për mediat bëjnë me dije se Aurel Zarka ka qenë përdoruesi i 4 adresave në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”, një aplikacion që është përdorur nga elementët e krimit të organizuar.

Pas dosjeve të ardhura nga Belgjika, SPAK ka zbërthyer bisedat ku ka rezultuar se prokurori Aurel Zarka ka ndërhyrë në një fraksion të dosjes së ashtuquajtur “Toyota Yaris”, nëpërmjet oficeres në atë kohë të Krimeve të Rënda, Eriona Daupaj.

Bëhet fjalë për dosjen ku në Qershor të vitit 2018 në Portin e Durrësit u zbuluan 3.4 miliona euro të fshehura në dy automjete “Toyota Yaris”, të cilat ishin importuar nga Belgjika.

Pas akuzave politike, hetimi për këtë çështje nisi me bujë në atë kohë nga Krimet e Rënda dhe pesë të pandehurit u akuzuan fillimisht për “Grup të strukturuar kriminal”. Më pas, kjo dosje përfundoi duke liruar të gjithë të arrestuarit dhe u dënua në mungesë me 1.6 vite burgim vetëm Ervis Vladi duke u shpallur fajtor vetëm për akuzën “Mosdeklarim të të hollave në kufi”. I cilësuar si “koka” e trafikut të parave, ai nuk u arrestua asnjëherë.

Lexo edhe:

Kur ligji prek familjen! Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun në SPAK

U mor në pyetje nga SPAK, flet Belinda Balluku: Jam në hetim

Vlen të theksohet fakti se çështja mori rëndësi publike në Shqipëri, pasi ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e denoncoi në atë kohë mbërritjen e parave disa ditë para se ato të sekuestroheshin në Durrës. Basha paralajmëroi trafikimin e parave me makina “Toyota Yaris” dhe akuzoi kreun e grupit socialist, Taulant Balla se kishte dalë garant për ato që i quajti “para të drogës”.

Kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka akuzohet se ka ndërhyrë në një fraksion të dosjes “Toyota Yaris” për të lehtësuar pozitat ligjore ndaj kushërinjëve Elvis dhe Alfred Vladi. Ndaj Aurel Zarkës rëndon akuza për veprën penale “Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

SPAK lëshoi 4 urdhër-arreste në total, por burime bëjnë me dije se deri më tani është ekzekutuar vetëm ajo ndaj prokurorit Aurel Zarka. Urdhër-arresti u lëshua edhe për një ish-oficere të Krimeve të Rënda, Eriona Daupaj, avokati Radovan Çela dhe shtetasin me inicialet A.V., ku të tre janë ende në kërkim.  Radovan Çela ka shërbyer si përfaqësues ligjor i kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi.

Ndërkohë, SPAK ende nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me këtë aksion.

Aurel Zarka më 9 maj të 2022 u emërua në krye të organit të akuzës në rrethin gjyqësor të Vlorës. Ndërkohë, rreth një muaj më parë, më 28 Qershor, Zarka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi kaloi shkallën e parë të vettiungut. Ai dha shpjegime të përmbledhura për dy gjetje në kriterin e pasurisë. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin Zarka u vlerësua pozitivisht.

Ndërkohë, Eriona Daupaj ka qenë oficere e Policisë Gjyqësore në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Më pas ajo kaloi oficere e Policisë Gjyqësorë në Prokurorinë e Tiranës, ku fitoi edhe konkursin për në Shkollën e Magjistraturë, ku është aktualisht studente.

Etiketa: Aurel ZarkabisedatEriona Daupajspaktoyota yarisVladi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kur ligji prek familjen! Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun në SPAK

16:26 : 31/10/2025
AKTUALITET

U mor në pyetje nga SPAK, flet Belinda Balluku: Jam në hetim

15:57 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Shumë shpejt te Burgu i Grave”/ Bardhi reagon për Ballukun në SPAK: Hajdute e miliona eurove!

15:43 : 31/10/2025
AKTUALITET

Nga indiferenca tek shtyrja e gazetarëve, arroganca e Belinda Ballukut para futjes në SPAK

15:32 : 31/10/2025
AKTUALITET

Paraqitet në SPAK Belinda Balluku

15:19 : 31/10/2025
AKTUALITET

Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun, a është e ligjshme?

14:53 : 31/10/2025
Para

EMRI/ Zbulohen rreth 530 bimë kanabisi në Kavajë, arrestohet faturisti i ujit

TË GJITHA

Një krizë e pakuptimtë

16:28 : 31/10/2025

Kur ligji prek familjen! Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun në SPAK

16:26 : 31/10/2025

Nga presidenti te politikanët, reagime për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

16:24 : 31/10/2025

39-vjeçari në Pogradec gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë, dyshohet për vetëvrasje

16:05 : 31/10/2025

U mor në pyetje nga SPAK, flet Belinda Balluku: Jam në hetim

15:57 : 31/10/2025

“Shumë shpejt te Burgu i Grave”/ Bardhi reagon për Ballukun në SPAK: Hajdute e miliona eurove!

15:43 : 31/10/2025

Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

15:43 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com