• Kontakt
Thursday, September 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Britani, identifikohen tri vajzat që u vranë në sulmin me thikë

21:23 : 30/07/2024
në BOTA

Në Britani u identifikuan tre vajzat që u vranë në një sulm me thikë në një kurs jashtëshkollor vallëzimi me muzikën e këngëtares Taylor Swift. Policia e mori në pyetje të dyshuarin 17-vjeçar që u arrestua pas sulmit ku u plagosën edhe 10 individë të tjerë.

Nëntë vjeçarja Alice Dasilva Aguiar vdiq të martën nga plagët ndërsa Elsie Dot Stancombe, 7 vjeçe dhe Bebe King 6 vjeçe vdiqën të hënën, tha policia.

Tetë fëmijë dhe dy të rritur mbeten të shtruar në spital pas sulmit në Southport, në Anglinë veriperëndimore. Të dy të rriturit dhe pesë nga fëmijët janë në gjendje kritike.

Këngëtarja amerikane Taylor Swift shkroi në Instagram se ishte “jashtë mase e tronditur” dhe ende po përjetonte “tmerrin” e ngjarjes.

“Këta ishin fëmijë të vegjël në një klasë vallëzimi”, shkroi ajo. “E kam shumë të vështirë të gjej fjalët për të shprehur ngushëllimet për familjet e tyre.”

Lexo edhe:

Në 2022-shin u deportua nga Anglia, “Luani” i Peqinit arrestohet sërish për “llogari” të Italisë

EMRAT/ I riu shqiptar v*et me th*kë kushëririn në Britani

Njerëzit vendosën lule në shenjë nderimi pranë vendit të ngjarjes, në qytetin pranë Liverpulit.

Dëshmitarët e përshkruan ngjarjen si një skenë “nga një film horror” teksa fëmijët e gjakosur përpiqeshin t’i shpëtonin sulmit pak para mesditës të hënën. I dyshuari u arrestua menjëherë më pas. Policia tha se ai kishte lindur në qytetin Kardif të Uells-it dhe kishte vite që jetonte në një fshat rreth 5 kilometra nga Southport-it. Ndaj tij ende nuk është ngritur akuzë.

Policia tha se nuk po e trajton sulmin e së hënës si të lidhur me terrorizmin dhe nuk po kërkon asnjë të dyshuar tjetër.

“Ne besojmë se të rriturit që u plagosën po përpiqeshin të mbronin fëmijët që po sulmoheshin”, tha shefja e policisë, Serena Kennedy.

Një grup adhuruesish të këngëtares Swift, në Mbretërinë e Bashkuar, nisën një mbledhje fondesh në internet për të ndihmuar familjet e viktimave. Brenda 24 orëve janë mbledhur 128 mijë dollarë.

Sulmi është ngjarja më e fundit tronditëse në një vend ku rritja e kohëve të fundit e krimeve me thikë ka ngjallur ankth. Kjo ka shtuar thirrjet që qeveria të bëjë më shumë për të trajtuar dhunën nga armë të tilla të cilat janë më të përdorurat në vrasjet e regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri Keir Starmer u përball me thirrje kundër tij ndërsa vizitoi vendin e krimit dhe vendosi një kurorë me lule dhe me një shënim të shkruar me dorë që thoshte: “Zemrat tona janë thyer, nuk ka fjalë për një humbje kaq të thellë. Mendimet e kombit janë me ju.”

“Sa fëmijë të tjerë duhet të vriten?” Thërriti një person bërtiti ndërsa Kryeministri Starmer po hipte në makinë. “Fëmijët tanë kanë vdekur dhe ju po largoheni?”

Zoti Starmer u tha gazetarëve më herët se ai është i vendosur të marrë masa ndaj sulmeve të konsiderueshme me thikë, por tha se kjo nuk ishte një ditë për të bërë politikë.

Kryeministri falënderoi policinë, zjarrfikësit dhe ekipet e ambulancës që reaguan, duke thënë se ishte “tepër krenar” për përgjigjen e tyre.

“Ka fëmijë sot që kanë shpëtuar për shkak të asaj që bëtë dje”, tha ai.

Sulmi më i rëndë ndaj fëmijëve në Britani ndodhi në vitin 1996, kur 43-vjeçari Thomas Hamilton qëlloi për vdekje 16 fëmijë dhe mësuesen e tyre në një kopsht në Danblejn të Skocisë. Mbretëria e Bashkuar më pas ndaloi pronësinë private të pothuajse të gjitha armëve.

Të shtënat masive dhe vrasjet me armë zjarri janë jashtëzakonisht të rralla në Britani. Thikat janë përdorur në rreth 40% të vrasjeve nga ai vit deri në mars të vitit 2023. /VOA

Etiketa: 17-vjeçariBritanivajzat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në 2022-shin u deportua nga Anglia, “Luani” i Peqinit arrestohet sërish për “llogari” të Italisë

09:33 : 04/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ I riu shqiptar v*et me th*kë kushëririn në Britani

22:25 : 01/09/2025
BOTA

Britani/ Studiuesit krijojnë stetoskop që zbulon sëmundjet e zemrës brenda sekondash

18:45 : 31/08/2025
AKTUALITET

Ekzekutoi një grua me fëmijë në krahë, v*asësi shqiptar futet dy herë ilegalisht në Britani

22:40 : 30/08/2025
BOTA

Skandal kibernetik në Britani, ekspozohen të dhënat e refugjatëve afganë

10:19 : 16/08/2025
BOTA

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

12:37 : 10/08/2025
Para

Fitorja e Maduro-s “i vë flakën” Venezuelës, shpërthejnë protestat

TË GJITHA

A do të vijojë Erion Veliaj të jetë kryebashkiak i Tiranës? Ja si përgjigjet Rama

22:15 : 04/09/2025

Rama “sytë katër” për plehrat, por mbyll të dy sytë për vjedhjet në qeveri

22:08 : 04/09/2025

Rama justifikon prishjet në Theth, fajin e hedh te inspektorët: Nuk kemi pasur dijeni!

22:02 : 04/09/2025

“Menaxhim katastrofë i zjarreve”, Salianji: Rama flet me përçmim për shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë

21:57 : 04/09/2025

Samiti i NATO-s në Tiranë, Rama: Do ta mbrojmë Trumpin me dronë “Made in Albania”

21:52 : 04/09/2025

Nesho: Amerikanët të shqetësuar për McGonigal dhe korrupsionin në Shqipëri

21:45 : 04/09/2025

Rama pranon betonizimin e bregdetit: Do të ulim intensitetin e ndërtimeve

21:36 : 04/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com