• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ndryshimet në Qeveri për larje hesapesh”/ Meta: U vunë tre kukulla anonime

14:35 : 29/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Zëvendësohen tre kukulla politike me tre kukulla anonime. Kështu i ka konsideruar kreu i PL-së ndryshimet në Qeveri të propozuara ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se këto ndryshime nuk sjellin asnjë risi, as ulje taksash, as rritje pagash dhe pensionesh, as hapje të vendeve të reja të punës, as dhënien fund të korrupsionit dhe as luftë kundër krimit. Sipas Metës, Edi Rama vetëm sa zëvendësoi teknikisht tre pjesë të lavatriçes gjigande të pastrimit të parave të korrupsionit dhe drogës, nga frika e dëshmisë së radhës së Abrne Ahmetajt.

Kreu i PL-së ngriti dhe shqetësimin e ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu në lidhje me shtetësinë greke dhe për rolin që ka Ministria e Mbrojtjes në çështjen e pazgjidhur të kufirit detar me Greqinë, pasi sipas Metës, ai mund të luajë një rol jo në favor të interesave të shtetit shqiptar.

Ndërkohë, Meta i konsideroi ndryshimet në Qeveri dhe si një larje hesapesh brenda Partisë Socialiste.

Ilir Meta: Jam sot para jush për të mbajtur një qëndrim të qartë në emër të Partisë së Lirisë lidhur me retushimin e djeshëm të NarkoQeverisë që bëri Edi Rama, në një event politik, ku ekzekutoi përfundimisht Partinë Socialiste, duke zëvendësuar tre kukulla politike me tre kukulla anonime. Edi Rama nuk ndryshio aspak filozofinë grabitëse të qeverisjes, jo vetëm në dëm të interesave të qytetarëve por edhe të cënimit flagrant të interesave kombëtare.

Lexo edhe:

“Gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendër”, Ilir Meta voton i veshur kuq e zi

Kryemadhi del nga SPAK: U kërkova agjentëve të BKH dhe prokurorëve të votojnë Ilir Metën

Lëvizjet e befta në tre ministritë më të rëndësishme, të Financave, të Brendshme dhe të Mbrojtjes, nuk sjellin asnjë risi, as ulje taksash, as rritje pagash dhe pensionesh, as hapje të vendeve të reja të punës, as më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, as dhënien fund të korrupsionit, as luftë kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, as forcimit të rendit dhe sigurisë publike.

Përkundrazi, Edi Rama vetëm sa zëvendësoi teknikisht tre pjesë të lavatriçes gjigande të pastrimit të parave të korrupsionit dhe drogës, nga frika e dëshmisë së radhës të ish-krahut të tij të djathtë për 10 vite, ish-Zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj që pritet të japë sot të tjera prova rënqethëse të inkriminimit të Qeverisë në nivelet më të larta. Pa u larguar Edi Rama nuk ka asnjë shpresë se ndryshimet në Qeveri do të sjellin një impakt pozitiv, sa kohë është ai ideatori dhe përfituesi kryesor i Narkoshtetit dhe Narkoekonomisë që ka ndërtuar në 11 vite.

Ministria e Brendshme prej kohësh është provuar si një ministri e Encro-Chatit dhe “Metamorfozës”, një strofull e sigurtë e trafikantëve të drogës dhe e drejtuesve të lartë të inkriminuar të Policisë të Shtetit, të udhëhequr jo nga ligji por nga urdhrat politikë të ministrave të radhës në funksion të konsolidimit të Narkoshtetit.

Kjo është vijimësia e Ministrave të njëpasnjëshëm të Brendshëm të kompromentuar deri në palcë dhe asnjë risi nuk pritet nga kandidati i ri për ministër, një ish-funksionar i Policisë Rrugore, i panjohur edhe për vetë Kryesinë e PS-së. Nën Narkoqeverisjen e Edi Ramës, Ministria e Mbrojtjes e shndërroi ushtrinë shqiptare në një kultivuese të kanabisit, që garantonte mbrojtjen dhe hapjen e korridoreve të transportit ndërkombëtar të drogës nëpërmjet fikjes së radarëve, që u falte pronat e saj oligarkëve dhe që për fat të keq u shndërrua në instrument politik në shërbim të Narkoshtetit, jo vetëm duke cënuar sigurinë kombëtare, por edhe duke humbur autoritetin dhe rolin e saj, si pjesë e NATO-s.

Ndaj as drejtori i Portit të Durrësit, hambarit që mblidhte dhe shërbente si pikë tranziti për trafikun ndërkombëtar të kokainës në mbarë botën dhe njëkohësisht një ndër autorët e aferës së tmerrshme të Alabarit me Portin e Durrësit, nuk mund t’i ndryshojë dot fytyrën ministrisë së Mbrojtjes, përkundrazi pritet ta ndotë më shumë atë.

Dihet botërisht që kandidati i propozuar për ministër të Mbrojtjes nga Edi Rama ka patur shtetësi greke dhe ky fakt është bërë publik në periudhën kur ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Kabinetit të ish-ministrit të Jashtëm, z.Bushati, gjatë së cilës i erdhi zyrtarisht fletëthirrja nga shteti grek për të kryer shërbimin ushtarak dhe këtë e di e gjithë ministria e Jashtme.

Pyetja që shtrohet është a vazhdon kandidati për ministër i Mbrojtjes të jetë shtetas grek dhe të ketë detyrimet e tij ligjore ndaj këtij shteti?  Përgjigjja është thelbësore për vetë implikimin dhe rolin që ka Ministria e Mbrojtjes në çështjen e pazgjidhur të kufirit detar me Greqinë dhe ku një ministër i mundshëm, nënshtetas grek, mund të luajë një rol jo në favor të interesave të shtetit shqiptar.

Ndryshimet janë tregues i kalbëzimit të qeverisë, janë përpjekje për të krijuar iluzionin se diçka po ndryshon, pa dyshim që janë edhe larje hesapesh brenda PS. Hiqen disa persona që kanë kontribut apo karrierë të caktuar në atë parti  dhe vendosen disa anonime për të firmosur gjithçka që do kërkojë Rama

Etiketa: Ilir Metandryshimetqeveri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendër”, Ilir Meta voton i veshur kuq e zi

12:22 : 11/05/2025
AKTUALITET

Kryemadhi del nga SPAK: U kërkova agjentëve të BKH dhe prokurorëve të votojnë Ilir Metën

14:42 : 05/05/2025
AKTUALITET

“11 Maji”/ Ilir Meta audio-mesazh nga burgu: Ja vdekje, ja liri!

19:01 : 01/05/2025
AKTUALITET

Meta rendit nga qelia arsyet përse nuk duhet votuar qeveria e Edi Ramës

17:27 : 27/04/2025
AKTUALITET

Si arrin të bëjë fushatën nga qelia? Ilir Meta: Dërgoj 80 deri në 150 letra në ditë

22:33 : 26/04/2025
AKTUALITET

Kryemadhi para SPAK: Rrëmbimi dhe burgosja e Ilir Metës u bë me urdhër të Yuri Kim

12:51 : 15/04/2025
Para

FOTO-VIDEO/ Bebe Rexha viziton Dibrën: Familja do të thotë gjithçka për mua

TË GJITHA

Përplasja me efektivët në KZAZ në Tiranë, Agron Shehaj: Po na vidhen votat përpara syve

15:41 : 13/05/2025

Shqipëria me agroindustrinë më të pazhvilluar në Rajon

15:41 : 13/05/2025

Dëshirë e trajnerit Tetova, Egnatia përforcon repartin e sulmit

15:31 : 13/05/2025

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

15:21 : 13/05/2025

Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO)

15:21 : 13/05/2025

Kandidatja dhe vëzhguesit e ‘Mundësia’ u përplasen me numëruesit, policia i nxjerr jashtë KZAZ

14:59 : 13/05/2025

KAS rrëzon vendimin e Celibashit: Do të numërohen edhe zarfet e ardhura nga Greqia

14:53 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com