Ish-krahu i djathtë i Edi Ramës, Arben Ahmetaj ka përsëritur në një rrëfim në “Çim Peka Live” se kush janë pronarët faktikë të inceneratorëve, që janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Ish-bashkëpunëtori i afërt i Ramës ka thënë se bosi i Altin Dumanit është Edi Rama dhe se ai nuk guxon të hetojë inceneratorët sepse aty është Rama.
Ahmetaj u shpreh se Dumani po më sulmon për t’i treguar Rëms se, “boss unë po e shkrij këtë maskarain”, është shprehur ai.
Biseda në studio:
Peka: Presion në rastin tuaj apo në përgjithësi…
Ahmetaj: Në rastin tim është persekselentë, sepse në rastin tim kanë shkuar edhe … kur thotë që nuk kemi staf, 20 veta i kanë shkuar kunatës së Eriolës në kontroll për ti marrë telefonin e tretë, 20 veta dhe është një çështje që nuk kam firmosur dhe nuk kam marrë pjesë në procedurë. Është një çështje që nuk ka asnjë nominim dëmi ekonomik, nga buxheti. Nuk ka lidhje. Si ka mundësi që ky vrapon në të gjitha mënyrat që unë i di, ai i di për të marrë dosjen time, pas nxjerrjes në pritë nga Edi Rama, ndërkohë që nuk ka marrë dosjen e Tiranës, me minimalisht 700 milionë dëm. Pse ky heroi i fëmijëve tanë nuk ka marrë ketë dosje.
Peka: Kur thoni nuk ka marrë dosjen, çfarë keni parasysh…
Ahmetaj: Inceneratori i Tiranës.
Peka: Tek inceneratori i Elbasanit është angazhuar vetë tek dosja për shkakun tuaj. Tek Tirana është jashtë, nuk përfshihet sepse sipas jush është Rama dhe Veliaj.
Ahmetaj: 100%. Shiko çfarë po ndodh tek inceneratori i Tiranës. Dy muaj e dinin të gjithë shqiptarët, do arrestohet ky e ajo, u katandis kokoshi një thelë. Po pse? Se shkoi aty ku duhet, e morën ata ustallarët që kontrollojnë makinerinë e SPAK dhe thanë, ky duhet, ky sduhet, ky shtohet, ky hiqet, dhe pastruan listën. Dy muaj e dinin gjithë dynjaja. Si ka mundësi që dy muaj para se të sekuestrohej inceneratori i Tiranës e dinte gjithë Tirana. Si ka mundësi u gjetën vetëm 2 mijë euro tek inceneratori i Tiranës. Sepse ishte thënë përpara çfarë do të ndodhte, ishte bërë ajo që është bërë, pastruar lista.
Peka: Për të qenë pak më konkret për publikun, ju po thoni tek Elbasani dhe Fieri, ku presupozohet se mund të ishit ju, u angazhua vetë Altin Dumani
Ahmetaj: Tek Elbasani …
Peka: Ndërsa tek Tiranë ku ju thoni që dëmi do të shkojë 700 milion dollarë dhe në intervistën e kaluar keni thënë se, shkon shumë lart, do të llahtarisen shqiptarët…
Ahmetaj: Kjo është arsyeja që nuk hetohet…
Peka: Ku nuk hetohet Rama e Veliaj, ai nuk bëhet pjesë e dosjes…
Ahmetaj: Si mund të bëhet pjesë e dosjes. Ai është i kontrolluar politikisht, procedurialisht dhe jo nga ligji, por është politikisht i kontrolluar. E patë në parlament si fliste në emër, PD i fliste zoti filan. Pse ku jemi, treg shokësh jemi këtu dhe pastaj PS duartrokisht. Në ç’vend të botës duartrokitet prokurori. Për çfarë e duartroket. Për çfarë… për statistikën apo që ka zbatuar urdhrat. Dakord, si ka mundësi që për 3 muaj nxori urdhër arresti. Si ka mundësi …
Peka: Ta them unë se është shumë interesante. Në fakt kemi një tjetër insert. Është e qartë për Altin Dumanin, është një krim intelektual dhe intelektuali para se të kryejë krimin, mundohet ta fshehë. Për çështjen konkrete është në hetim paraprak po hetohet, por gjithsesi duket sikur pas dështimit për të ju hetuar për inceneratorin e Elbasanit ka hetuar hetimi pasuror sepse ndoshta ju, për Altin Dumanin jeni shumë intelektual dhe i keni marrë masat që krimi të fshihet.
Ahmetaj: Nuk dua ti komentoj këto shprehje se seriozisht këto do të futen nëpër analet e drejtësisë se si nuk duhet thënë gjëja e gabuar para publikut, deputetëve dhe si nuk duhet të përdoren shprehje të kësaj natyre, për të fshehur krimin intelektual. Realisht është qesharake. Ky djali e ka personale me mua, unë nuk e di arsyen, ai e di arsyen, unë i kam bërë karshillëk bosit të vet, kryeministrit, ish shefit tim. Kështu thotë ai nëpër korridore. Dhe herë pas here, sa herë që pyetet nga gazetarët off the records, më thoni çfarë do të thotë, ai thotë ka surpriza për Ahmetajn, ka të reja. Këtij dmth koshienca dhe nënkoshienca i sjell emrin tim. Sepse ky vrapon të tregojë se po bën detyrën, bos unë po bëj detyrën, po e shkri këtë maskarain, e kam personale. Nuk ka firmosur? Nuk do të ja dijë Altin Dumani, kam firmosur apo jo unë. Ai quan punën, shitjen e pasurisë të vënë para 20 vitesh, e cilëson pastrim paraje. Blerjen e viletës në Hamallaj që ka bërë familja e Eriolës dhe Eriola, e quan pastrim parash. E di ti si e lidh? Do ta dëgjosh, ta dëgjojnë shqiptarët që të qeshin. Nuk e di a e ka lexuar ky në dosje, se ja kanë bërë këta që i urdhëron Ulsi Manja, Besmiri me shokë që i ka referuar në punë Ulsi Manja. Imagjino lidhjet, nepotizmi deri tek vetingu që është i konsilduar nepotizmi. Arrin që vetingun e kalon një njeri që i falet një shtëpi, por nuk e kalon një ish- prokuror apo gjyqtar që i është prerë një biletë për të shkuar tek motra, apo që ka një koshere bletësh një fshat. I kalon vetingu një prokurori të SPAK që e ka blerë vilën në të njëjtin vend me Eriolën, gjysmën e shumës së Eriolës, dhe duke e blerë me paratë jo të reja, të freskëta të vënë dje në llogari, por me dhjetëra vite, u cilësoka pastrim parash. E dini ju që ka një letër SPAK, që është e “Nixon Peabody”, që nuk e ka lexuar as inspektori i Lartë i Drejtësisë, kryetarja e Kuvendit nuk e hapi, unë e di pse nuk e hapi, por do ta themi tek e treta. Ulsi Manja e shkarkoi, por nuk e ka lexuar ti thotë kryeministrit shiko çfarë i kemi bërë këtij djali, nuk e di pse. Se Ulsiu mbase nuk e di pse ka ndodhur kjo me mua. Ti thotë shiko, çfarë i kemi bërë. E di çfarë ka thënë.
Peka: Çfarë ka thënë …
Ahmetaj: Arben Ahmetaj ka nominuar anëtarët e bordit të OSHEE-së dhe thotë, Klodian Zoto, me biznesmenin që ka shitur shtëpinë kanë hyrë në një tender tek OSHEE dhe aty kanë fituar, 700-800, por në fakt kanë fituar mbi 1 milionë dhe aty ka mjaft para dhe për shtëpinë e Hamallajt. Mos u habisni, kështu kanë thënë.
Peka: Kjo është lidhja që ka bërë në dosjen e tij..
Ahmetaj: Ta lexojë kush të dojë, gazetarët le ta marrin dhe të qeshin.
Peka: Pra ju keni dominuar anëtarët e bordit të OSHEE…
Ahmetaj: Aty është bërë një tender që e ka fituar Zoto me biznesmenin që i ka shitur shtëpinë Eriolës, aty kanë fituar ku di gjë unë se sa, këtu ka mjaft para edhe për të blerë shtëpinë. Kjo nuk është lidhje juridike, është lidhje o zot i madh na ruaj. E para, për të gjithë ata që nuk e dinë, anëtarët e bordit të OSHEE-së nuk i emërtonte ministri i Ekonomisë, ministri bënte procedurën si përfaqësues i pronarit. Ministrat e linjave, drejtësia, infrastruktura nominonim, sillnin emrat dhe ministri i Ekonomisë, bënte procedurën. Edhe sikur të ishte e vërtetë, sikur unë ti kisha emëruar, bordi nuk bën tendera. E treta me vendim qeverie OSHEE-ja raporton e varet tek ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë që është përtej çdo lloj pozicioni që unë kam pasur. E katërta dmth, Banka Botërore dhe OSHEE, kanë bërë këtë tenderin dhe e kanë fituar këta. Ky tenderi nuk është korrupsion, por paratë mi kanë sjellë mua, për shtëpinë. E dini çfarë kanë bërë këta, fusin në dosje ujëra pa fund, sepse gjykatat gjithsesi vendosin si duam ne. Çojmë një dosje 600 faqe, 200 faqe janë vetëm për procedurën e Terit dhe Alqit atje. 100 faqe janë e njihja unë Mirelin apo jo. Pjesa tjetër pastaj është nga këto sajesat, ka qenë në këtë udhëtim, ka qenë në atë udhëtim, si agjenci udhëtimesh. Ka udhëtuar me Terin dhe Alqin dhe Eriolën. Asnjëherë nuk kam udhëtuar me Terin dhe Alqin. Kurrë. Budallaqe të kësaj natyre. I bie që ky tenderi pa korrupsion, paska paguar para për çfarë? Se do ti, se ti ke kërkuar me të gjitha mënyrat bashkë me Edi Ramën, që unë të akuzohem gjatë muajve shtator-dhjetor të 2022, kur morët vesh që nuk isha pjesë e procedurës dhe nuk isha pjesë e fajësisë nëse do dhe për të gjithë ata prezumohen nga pafajësia do më shumë respekt. Jo për njërin të thuhet, se po të isha unë gjyqtar dhe prokuror, thotë kryeministri ai do ta kishte më keq. Ndërsa për tjetrin thotë; mos më folni mua për Beqajn, ka prezumim pafajësia. Për mua nuk paska prezumim pafajësie, për Beqajn të ketë. Po unë, apo unë ai që të shkoja në të s’ëmës, se kisha prishur unitetin. Dmth unë të vazhdoja rrjedhën e të shkuarin në të s’ëmës, që nga mirë ja bëmë maskarait, të shkojë në të s’ëmës, e ruajt Zoti, pa atdhe, në kërkim të drejtësisë, se ky është bërë dhe zot i atdheut dhe flamurit. Tani, po vij te tjetra. Për çfarë arsye nxirri urdhër arresti për mua, ndërkohë që ditën që ky kërkonte imunitetin tim në akordancë me kryeministrin, me Ramën.
Peka: Të flasim me emra, që ti kuptojë populli. Kur thua ky, e keni për Altin Dumanin.
Ahmetaj: Po, Altin Dumani. Njëri ishte me kabrio, me zv/kryeministren dhe ish-drejtorin, festonin me demek rrugët që do ti vijmë se si janë bërë, festonin heqjen e imunitetit tim dhe arrestimit. Ky përse nxitohej. Tani unë po të marr disa shembuj. Unë kam realisht tjetër besim për të gjitha rastet që do të përmend këtu. Tani unë po ndaj me qytetarët, se si ka mundësi që ky vjen, arreston.