Deputeti socialist Eduard Shalsi e ka marrë në “patronazh” për të shpëtuar nga shkarkimi drejtoreshën e përgjithshme të buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbin.
Në raportin e 2023, KLSH ka kërkuar largim nga shërbimi civil, për mos respektim të disiplinës fiskale në të gjitha procedurat e buxhetit. Sipas KLSH-së Dhëmbi ka bërë keq klasifikim investimesh, probleme me fondet për rindërtimin, ka shkelje me ndarjen e buxheteve, mungesë monitorimi për detyrimet e prapambetura pasi nuk raportoi vlerën e saktë.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi nga Kuvendi që Kontrolli i Lartë i shtetit të raportojë mbi punën vjetore në parlament. Bardhi kërkoi nga maxhoranca që ashtu sikurse raportuan instiucionet e tjera të pavarura, edhe KLSH të raportojë brenda këtij sesioni parlamentar.
Bardhi nënvizoi se Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të ftohet të raportojë ditën e premte në seancën plenare. Ai tha se mosthirrja e KLSH-së lidhet me raportet e hartuara për korrupsionin e qeverisë të cilat nuk i pëlqejnë maxhorancës. Sipas Bardhit në komisionin e Ekonomisë u përpoq që të intimidohej kreu i KLSH-së.
“Në mënyrë të pa shpjegueshme ju nuk keni përfshirë as sot as nesër raportimin të një institucioni kushtetues, KLSH. Madje ka ndodhur e duhet ta dënojmë një praktikë të tillë në komisionin e ekonomikë, KLSH u vu përballë një situate të pandodhur, ku një rast specifik i një rekomandimi të lëshuar nga KLSH është tentuar të ballafaqohet një nënpunëse publike me KLSH. Praktikë e tillë nuk ka ndodhur më parë dhe është shkelje e hapur e pavarësisë së KLSH. E kuptoj që veprimtaria e KLSH mund të ketë shqetësuar shumë kolegë në sallë. Komisioni i Ekonomisë duhet të mblidhet sot, të miratojë draft rezoluta dhe KLSH duhet të thirret nesër të raportojë. Ju zonja kryetare keni shkelur çdo afat sepse është detyra juaj që kalendari të zbatohet nga komisionet. Mundësoni që sot të mblidhet komisioni i Ekonomisë dhe nesër në rend dite të përfshihet raportimi i KLSH”, tha Bardhi.
E menjëhershme ishte mbrojtja që i bëri kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi i cili nuk kurseu as ironitë për Bardhin por edhe për grupin e demokratëve.
Shalsi: “Këtij nuk mund t’i thuash as grup. Shpresoj që zoti Bardhi të jetë i iluminuar për nënkomisionin që u miratua, pasi një anëtar dha dorëheqjen, pasi kishim rënë dakord. Zoti bardhi duhet t’i kërkojë ndjesë partnerëve ndërkombëtarë që kanë ndihmuar me ekspertizën e tyre. Po çke mo burrë? Të lashë të flisje. Sa zakon të keq e ke këtë që nuk duroni dot. Bëre një konstatim, por më lër të mbaroj”
Ndërhyn Nikolla: Zoti Bardhi, lëre të flasë, mos ndërhyni.
Shalsi: “Të paaftë për t’u ballafaquar me argumente. Të paktën të merreni vesh me njëri-tjetrin. Do të kishit kuptuar që në komisionin e Ekonomisë dhe Financave, një zonjë me emrin Mimoza Dhëmbi, që ka ndryshuar 16 ministra, drejtoresha e Buxhetit, për të cilën KLSH ka kërkuar shkarkim nga detyra. Është precedent i ri. Skandali i Onkologjikut është ende pa përgjigje, nëse ka kallëzim për këtë çështje. S’kemi përgjigje nga KLSH. Po hua përsëris; nuk ka nevojë KLSH për avokatinë tuaj”
Bardhi: “Nuk merremi me raste individuale, për shkak punonjësish, me gjithë respektim që mund të kemi për zonjën në fjalë. Për të dhënë rekomandime për raste individuale. Kjo që u tha është gënjeshtër. Komisioni i Ekonomisë ka propozuar draft rezolutën për KLSH. Secili koleg mund ti bëjë çfarë do lloj pyetje për kryetarin e KLSH. Është e papranueshme që i vetmi institucion lihet pa raportuar, është KLSH. Komisioni i Ekonomisë do të duhet të shqyrtojë këtë gjë, dhe pse është propozuar shkarkimi i një nëpunëse të shtetit. Zonja Nikolla e kam me ju dhe jo me zotin Shalsi, ndaj fusni raportimin e kryetarit të KLSH dhe miratimin e rezolutës përkatëse”.
Gjithashtu edhe nënkryetarja e Ekonomisë, Sorina Koti, nga radhët e PD kërkoi që të mblidhet me urgjencë Komisionin Ekonomisë dhe të raportojë KLSH. Ajo shtoi se KLSH i ka dhënë përgjigjet dhe s’ka ngelur asnjë përgjigje e pa dhënë, ndaj duhet të raportojë në parlament.
- Zhupa replikë me Shalsin
Deputetja e PD, Ina Zhupa e nisi fjalën e saj fillimisht me një replikë për Shalsin, i cili sipas saj ka merak për KLSH-në, sepse në kohën që ishte ministër e ka audituar.
Më tej, Zhupa u shpreh se Kuvendi duhet të hapë dyert dhe të diskutojë për votën e diasporës, ka ardhur koha që të mos zvarritet më ky proces, tha ajo.
Ndërkohë që Zhupa, theksoi se KLSH ka një rekord raportimesh prej katër ditësh në komision, teksa institucionet e tjera kanë raportuar vetëm në një ditë tha ajo.
“Kam 2 çështje, të dyja me KLSH. E para Shalsi e ka merak madje edhe personal KLSH-në, sepse e auditoi kur ishte ministër dhe kjo dihet tashmë është publike dhe e dyta, KLSH ka mbajtur rekorde sepse ka raportuar 4 ditë ndërkohë institucionet e tjera vetëm në një ditë. Nuk I mjaftoi komisioni ekonomisë, janë marrë në pyetje ata që kishin dijeni dhe madje edhe në SPAK janë po ata që kanë qenë të pyetur në komisione. KLSH pati një rekord raportimesh edhe në komisione dhe dua ta ritheksoj këtë. Dua që kuvendi të jetë I hapur, të diskutohet edhe vota e diasporës dhe kërkesa që na është dërguar të miratohet dhe të njoftohet që të jenë nesër në seancë plenare”, tha Zhupa.
- Vokshi: Shtyrja e raportimit të KLSH, precedent i rrezikshëm
Albana Vokshi e cila në nisje të fjalës së saj ka kërkuar nga mazhoranca që të respektohen dhe mos të ketë trajtim të dyfishtë nga ana e kryetares së Kuvendit.
Vokshi u shpreh se është një precedent i rrezikshëm sipas saj, fakti që mazhoranca po shtyn raportimin e një institucioni të caktuar.
Ndërkohë që iu drejtua Shalsit duke u shprehur se përse për raportim nuk është thirrur ministrja Ogerta Manastirliu, ose drejtues të fondit të sigurimit të QSUT, të asaj kohe ose të kësaj kohe, tha Vokshi.
”Është një precedent i rrezikshëm i mazhorancës me shtyrjen e raportimit nga ana e një institucioni për të mos përmendur edhe tjetrën. Përse nuk u thirr Ogerta Manastirliu, për drejtuesin e fondit të drejtuesit të sigurimit, për drejtuesen e QSUT të asaj kohe e të kësaj kohe. Përse nuk I thërret këta zoti Shalsi, ne kërkojë që ju zonja kryetare jeni aty një për një çdo nen të rregullores, mos i shkelni detyrat dhe përgjegjësitë tuaja”, tha deputetja Vokshi.
- Petrit Vasili: Narkorilindja në Kuvend nuk lejon raportimin e KLSH
“Sot në Kuvend Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk lejohet të raportojë siç e kërkon Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit!
Kryetaret rilindas te Komisioneve Parlamentare jane kthyer në prokurorë të vetshpallur që bëjnë presion mafioz mbi KLSH.
KLSH është pra sot nën sulmin mafioz te Narkoparlamentit të korruptuar rilindas!
Meqënëse mjaft hetime janë filluar mbi bazë te denoncimeve të KLSH e gjithe nlbanda mafioze rilindase në Kuvend është leshuar që ta shqyeje këtë institucion, ta intimidojē e ta shantantazhojë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ((KLSH) gjendet sot si kurre ndonjeherë ne historinë e pluralizmit nën nje sulm të hapur mafioz të Kuvendit të zaptuar nga narkorilindja.
Deputetët rilindas, bashkehajdute të aferave te Rames dhe qeverisë përmes votimit te ligjeve me porosi, që u kanë krijuar financave publike dëme me miliarda euro, po sulmojnë sot hapur KLSH vetëm e vetëm se po kryen detyrën në emër të Ligjit”, tha Vasili.
- Spaho ka denoncuar tentativën e mazhorancës për të kontrolluar KLSH-në
Edhe deputeti demokrat Edmond Spaho ka denoncuar tentativën e mazhorancës për të kontrolluar të gjitha institucionet e pavarura. Sipas Spahos, socialistët kaën kontroll mbi gjithçka, madje së fundmi po tentohet të intimidohet edhe me KLSH-ja, që ka denoncuar vazhdimist skandalet dhe aferat e qeverisë.
“Ka tentative që të hedhe hallkat në kreun e KLSH-së. Me një gjuhë rrugaçërore i drejtohej institucionit të KLSH. Është i vetmi institucion që ka denoncuar sterilizimin, inceneratoret. S’keni vullnet politik. Prandaj u tërhoqa. Ua kam thënë këtë edhe aleatëve. KLSH rekord në komisione për 4 ditë. Ju jeni të paturp dhe arrogantë. Silleni si palaço dhe me këtë paturpësi keni kërkuar që të rishikoni ligjin për kontrollin e shtetit që ta vini në zap dhe atë”- tha Spaho.
- Kush është shoqja Moza, 33 vjet drejtoreshë?
Shoku Shalësi është ai deputeti i rilindjes që e tha copë në transmetim direkt se do vidhte me lezet kur të vinte në pushtet. Tani pushteti erdhi dhe meqë i Gjati e ka mënjanuar nga qeveria, Eduardi po përpiqet ti bëjë përshtypje me qëllim që në rast formatimi të kabinetit ai të jetë pjesë e tepsisë, kazanit ose kusisë siç e quan vetë i Madhi qeverisjen e vendit. Kësaj radhe Shalësi kishte kalëruar Drejtoreshën e buxhetit dhe tentoi të na shesë sapunin për djathë.
Shoqja Moza drejtoresh prej 33 vitesh na u shit si një faktor pozitiv në vendin me buxhetin më të korruptuar në Europë. Si është e mundur të na thonë se meqë ka 33 vjet në një vend pune si ai i buxhetit qenka shembull pozitiv. Është të vësh kujën të ulërish se si në vendin ku plaçkitja e buxhetit këto 33 vjet ka qënë sporti më i preferuar i politikanëve. Me çfarë arritjesh mburret shoqja Moza që i paska rënë si pikë në kokë se një institucion tjetër i shtetit shqiptar (KLSH-ja), kërkon shkarkimin e saj nga detyra??!!
Drejtoresha e buxhetit, ku bazë lidhjeve okulte ka mbajtur këtë pozicion 33 vjet, ka ndonjë përgjegjësi për keqmenaxhimet e buxhetit? Këto 33 vjet vlerat e vjedhjes së buxhetit të shtetit thjesht kanë ardhur duke u shtuar? A ndjen përgjegjësi morale kjo zonjë?
A ka bërë drejtoria e buxhetit ndonjëherë analizë të mirëplanifikimit të fondeve buxhetore, apo thjesh i ka ndarë në bazë të qokave personale apo raporteve klienteliste?
Në drejtorinë e buxhetit ka një drejtori monitorimi buxhetit, e këto 33 vjet asnjëherë nuk paska ndodhur të raportojnë, jo më denoncojnë keqmenaxhimin apo vjedhjen e fondeve buxhetore.
Buxheti i shtetit është kalbur nga korrupsioni dhe fajtorët nuk janë vetëm drejtuesit politik, por edhe stafet teknike që kanë përgatitur terrenet megjithëse e dinin që në mjaft raste fondet shpërdorohen apo më keq vidhen në afera korruptive.
Shoqja Moza, ka 33 vjet që e mban këtë pozicion me dhëmbë e tarafe shpërndarjesh fondesh buxhetore thjesht në interes te saj e të padroneve të vjetër e të rinj.
Drejtoria e Buxhetit dhe ministria Financave kanë nevojë për fryma të reja Europiane të afruara me BE larg praktikave të mykura korruptive të xhaketave të vjetra qe ende mbajnë peng këtë vend.
Lexo edhe: