• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëfenjë e shkurtër patriotizmi të ndezur për duelin ndërmjet Gjikurisë dhe Tavos!

20:09 : 25/07/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Agron Gjekmarkaj

Si dy “panepirotë të ndezur” unë lezhjan me origjinë nga Shkreli i Malësisë së Madhe dhe Flamur Noka nga Novosela e Kukësit ja behem në Himarë! Medemek ne qenkemi gushëbardhë e jo gushëkuq?!

Rrugës mu kujtua shakaja e Hilë Mosit kur tek sekretari i tij Jorgo në ministrinë e arsimit paraqitej herë njëri herë tjetri si patriot i ndezur, i flaktë, i zjarrtë dhe ai nga frika mos i merrte flakë binaja e Ministrisë i thotë Jorgos aman bëji shurrën ministrisë se do na digjet e mbesim batall.

Një i tillë adet duhet dhe për ata që na bënë ne “panepiriotë të ndezur” megjithëse shkuam për të mbështetur shqiptarin nga Dhermiu Petro Gjikuria , ish i persekutuar politik qysh me 1945 edhe nënshtetas amerikan si kandidat i Opozitës për Bashkinë e Himarës.

Nëse do ishte grek prapë njësoj mjafton të jetë i pa vese dhe i ndershëm.

Lexo edhe:

Ndezi zjarr për pastrimin e parcelës, por flakët i dolën jashtë kontrollit, arrestohet 75-vjeçari

Zjarri në kodrat e Pilurit/ Rrezikohet zona e Porto Palermos, flakët po shkojnë drejt saj

Se ne nuk jemi naziste që i ndajmë grekët si dikur hebrenjtë me yllin e verdhe të Davidit në krah, por shqiptar që mburremi me të drejtë për vlerat e bashkëjetesës e harmonisë për bese e bujari!

Nashi edhe për standarde demokratike e të drejta robit!

Në parim birinxhi po yçklat nuk kanë të sosur!

Aferim do thotë ndonjë deri këtu!

Petët e lakrorit hapen më vonë.

Pas reagimeve fillova të ndihem në ankth ! Mos jemi gjë në lufte me Greqinë dhe po ndihmojmë ushtritë pushtuese ?

Kufijtë na i rrezikon gjë? Në Nato a jemi bashkë? Qiejt tanë a i mbrojnë avionët grekë? A i kemi andej 700-800 mije shqipo që të marrin gjak në vetull me një e dy pasaporta? Mos po na marrin Himarën me buldozer dhe e çojnë në Kretë? Ndoca heronj të revolucionit a qenë arvanitas?

Zoti nuk me la me kaq !

Me Flamur Nokën shkuam në Borsh për të takuar një tahmaqar të punëve të kombit!

Evlati kishte qenë patriot i madh. Na dha një leksion të mirë atdhedashurie sa mu duk vetja tradhtar në shërbim të Greqisë! Gjynah që nuk na rrahu paq , ku na dhëmb e ku na djeg! Një dajak do na bëhej mësim.

Nga biseda me të mësova sa shumë e urreja Shqipërinë dhe sa e doja Greqinë. Unë kam mbështetur Fredi Belerin tha që është shqiptar se Beleri emër grek s’ka , por hiqet si grek ! E kapa shpejt u distancova sapo pas fitores kënduan këngën e Spiro Milos. Aty ishte derdhur shishja , s’kishte mbajtur më.

Po e shihja me admirim teksa mendoja nuk shprishet jo gjaku i arbrit. Ky më dukej si pasardhës i luftëtarëve legjendarë të Sopotit qe as shitej as blihej po fli ama bëhej për dhe të vet!

Petro Gjikurinë tha nuk e mbështes se është pjesë e lobeve greke kundër Shqipërisë dhe Himarës bën pjesë tek një shoqatë. Nuk ja prisha qejfin t’i tregoja që edhe prifti Karavella qw doli në resme Kryeministri ynë kur kërkonte vaksinat faizer bën pjese në të njëjtën, madje Petrua me dore te tij u kishte bërë resmen! Madje edhe Karluço këshilltar i Trampit po aty. More i uruar i thamë është shqiptar por edhe sikur të ishte grek se fjala grek nuk është fjalë e pistë , na ke dëgjuar tek themi jemi vëllezër, jemi gjitonë, ! Ai nëse është “grek” nga Himara vendali jo nuk e mbështes po i eksportuar nga grekët e Dropullit po ! Himara ka luftuar kundër Osmaneve , ka nxjerrë kanun e kapedanë e meriton një bir të vetin.

Unë jam nacionalist tha e dua vatanin do votoj Vangjel Tavon. U habitem vallahi.

Po ay është greku i vërtetë i thamë se ka mohuar kurrë edhe pse zëvendësi i Goros në krah të tij në fshatrat e Lumit të Vlorës ka thënë të votojmë Tavon që të mos flitet me greqisht në Himarë.

Medet, po si ta privojmë Tavon nga gjuhë e nënës?

S’ka gjë gugati ai e ka tradhtuar Greqinë ndaj e dua, Petro shqiptari që bën lojën e grekut haram i qoftë , Vangjo greku që bën lojën e Shqipërisë hallall i qoftë.

Aty me linden ndoca pikëpyetje! Po si po qysh do renegatet, atdhemohuesit megjithëse se di në Tavo është i tillë?! Shumë shumë ka mohuar Ilir Metën e LSI dhe ka harruar akuzat ndaj Ramës kur ishte kandidat për deputet se nuk lejonte emigrantet të kalonin kufirin për ta votuar po kaq! Kjo është pakogjë!

Kur pa mbaruar llafin aty ja behu vetë Vangjua me një sejmen nga pas erdhi e ngjatetoi posaçe patriotin e ngapak dhe ne të tjerëve!

Qerratai! Dola prej aty i berlykur. Desh ja dhashë vajit. Flamuri me tha mbahu, je axhami ne pune patriotizmi duhet të nxesh! Sevdaja për Atdhe mësohet ku nuk ta pret mendje! Si ka thëne Lame Kodra “ e dua Shqipërinë për një stan në Trebeshinë”! Ja ky është bari i interesave kombëtare dhe i këtij stani me bulmet.

U ndjeva i pagdhendur. Tjetri pa asnjë interes për idealizëm të pastër, pa asnjë ofertë, me zë të qëruar në emër të nacionalizmit, i bër tel i skuqur nga inati për këngët kushtuar Spiro Milos të1914 e kishte bërë hasha shqiptarin Petro në emër të patriotit Shqiptar minoritarit grek Vangjel!

Mejtova ta shkruaj këtë rrëfenjë se me la pa mend e gojë e nuk po ja gjej fillin!

Mbase ndokush me ndihmon të kuptoj?!!

Etiketa: gjekmarkajGjikuriahimaretavo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndezi zjarr për pastrimin e parcelës, por flakët i dolën jashtë kontrollit, arrestohet 75-vjeçari

13:00 : 23/06/2025
AKTUALITET

Zjarri në kodrat e Pilurit/ Rrezikohet zona e Porto Palermos, flakët po shkojnë drejt saj

11:22 : 23/06/2025
AKTUALITET

Ironia e Dervishit: Edhe zjarrin e kemi inteligjent, bie vetëm në zona me potencial zhvillimi

10:46 : 23/06/2025
AKTUALITET

Vijon aktiv zjarri në kodrat e Pilurit në Himarë

08:43 : 23/06/2025
AKTUALITET

Zjarr prej 15 orësh në kodrat e Himarës, ndërhyn helikopteri

10:46 : 22/06/2025
AKTUALITET

Zjarr në Pilur të Himarës, pritet ndërhyrja nga ajri

19:36 : 21/06/2025
Para

Omerta! Mafia "Rama" dhe koka e Ahmetaj...

TË GJITHA

Një kandil gjigant del në një plazh amerikan, autoritetet paralajmërojnë: Mos e prekni!

20:05 : 27/06/2025

Vlora turistike me djegie mbetjesh

20:00 : 27/06/2025

Tragjedi në futbollin spanjoll, vdes mbrojtësi 23-vjeçar pas një aksidenti me makinë

19:53 : 27/06/2025

Tragjedi në Francë, tre të vdekur pas rrëzimit të një avioni të vogël

19:44 : 27/06/2025

Trump: Nëse Serbia sulmon Kosovën, nuk bën tregti me SHBA

19:39 : 27/06/2025

Paradoks në Francë, Lyoni bie në Ligue 2, por do të luajë në Europa League

19:34 : 27/06/2025

Ngërçi për konstituimin e Kuvendit, Fatmir Limaj konfirmon se ka pranuar takimin me Kurtin

19:26 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com