• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Lojërat Olimpike, sportistët shqiptarë zbarkojnë në Paris

16:28 : 25/07/2024
në SPORT

Lexo edhe:

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Lojërat Olimpike “Paris 2024” janë në prag, teksa tashmë ka nisur numërimi mbrapsht i orëve, me evenimentin më prestigjioz të sportit që do të mbajë nesër ceremoninë e hapjes.

Në “Paris 2024” do të jetë e pranishme edhe Shqipëria, e cila shënon pjesëmarrjen e saj të dhjetë në histori në Lojërat Olimpike.

Ekipi kuqezi përbëhet nga 8 sportistë, katër nga të cilët janë kualifikuar me normë, atletja Luiza Gega dhe mundësit e stilit të lirë Zelimkan Abakarov, Islam Dudeav e Chermen Valiev. Ndërsa me ftesa do të jenë atleti Franko Burraj, notarët Kaltra Meça e Grisi Koxhaku si dhe qitësja Manjola Konini.

“Team Albania” dje ka mbërritur në Paris, të paktën pjesa më e madhe e skuadrës. Ekipit do t’i bashkohen në ditët në vijim edhe atletët, pasi Luiza Gega dhe Franko Burraj vijojnë stërvitjet dhe do të nisen më datë 29 korrik.

Por në evenimente të tilla si gjithnjë nuk mund të mungonin “çudirat shqiptare”.

Lojërat Olimpike siç dihet janë ëndrra e çdo sportisti dhe trajneri. Një ëndërr që tashmë është bërë realitet për atletin Franko Burraj, i cili do të konkurrojë në garën e 100 metrave, teksa rekordmeni shkodran do të marrë pjesë në Olimpiadën e tij të parë në karrierë.

Por 25-vjeçari do të jetë në “Paris 2024” pa trajnerin e tij Bruno Rrotani, pasi këtij të fundit i është mohuar pjesëmarrja në Olimpiadë për mungesë kuotash.

Duket vërtetë absurde se si mund të ketë mungesë kuotash për një trajner por kjo situatë nuk është risi për Shqipërinë në Lojërat Olimpike, pasi siç dihet edhe në edicionin e kaluar në “Tokio 2020”, peshëngritësi Briken Calja konkurroi pa trajnerin e tij Gerald Toska.

Lojërat Olimpike “Paris 2024” do të çelen zyrtarisht nesër me ceremoninë e hapjes në kryeqytetin francez. Një ceremoni madhështore, e cila do të mbahet në mbrëmje (ora 19:30-23:00) dhe si kurrë më parë e hapur, përgjatë Lumit të Senës në Paris.

10 mijë e 714 sportistë nga 206 shtete do të konkurrojnë në Olimpiadë nga 26 korriku deri më 11 gusht. Do të jenë 32 sporte, për një numër total prej 322 eventesh.

Etiketa: lojerat olimpikeShqiperia“Paris 2024”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025
SPORT

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025
AKTUALITET

Liria e shprehjes, pika e dobët e Shqipërisë drejt integrimit në BE

20:01 : 18/10/2025
AKTUALITET

Arrestohen 4 persona pranë kufirit shqiptar, u kapën me 43 kilogramë kanabis

17:22 : 18/10/2025
Para

BIRN: Raportimi i KLSH në Kuvend "mbahet peng" nga Eduard Shalsi

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com