Nga Boldnews.al
Në një situatë të paprecedentë dhe në shkelje të ligjit, kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, deputeti socialist Eduard Shalsi kishte ftuar në mbledhjen e kësaj të marte drejtoreshën e Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit, Mimoza Dhëmbi për ta ballafaquar me kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu.
Mbledhja e sotme ishte vazhdim i presionit të mazhorances ndaj kreut të KLSH-së, Arben Shehu, i cili u thirr për herë të katërt në Komision, si asnjë prej drejtuesve të tjerë të institucioneve të pavarura. I gjithë ky presion i mazhorancës po bëhet për shkak të zbulimit të korrupsionit madhor të Kontrollit të Lartë të Shtetit në institucionet Shtetërore, teksa së fundmi kanë propozuar dhe ngritjen e një nënkomisioni për të tentuar të vënë nën kontroll një institucion të pavarur si KLSH.
Kreu i KLSH-së, Arben Shehu i gjendur përballë një situate të tillë deklaroi se prania e një punonjësi të një institucioni në Komision nuk ka bazë ligjore.
Por deputeti socialist Eduard Shalsi, edhe pse pranoi se Kuvendi nuk ka një precedent të tillë, u justifikua me faktin se as KLSH nuk ka një precedent të tillë. Gjatë seancës pati edhe debate mes palëve.
Arben Shehu: Të nderuar deputetë, ne padiskutim që jemi në dispozicion për t’u paraqitur në çdo moment dhe për aq sa vlerësohet nga ana juaj, por vlerësojmë se jemi përpara një situate që nuk është pjesë e raportimit të punës, pra të raportimit të institucionit për punën vjetore të vitit të kaluar dhe mendojm se jemi në kushte të një situate e cila nuk ka lidhje me detyrimin e këtij momenti. Për më tepër që ne kemi dhënë një numër masash të përcaktuar në shifër dhe të ndarë në kategori dhe do të ishte një precedent i pa bazë ligjërisht për të thirrur të gjithë punonjësit e administratës që kanë pretendime ose iu rekomandohet që të ngrenë pretendime për t’u ballafaquar në një ballafaqim që nuk është i bazuar ligjërisht.
Eduard Shalsi: Ku bazoheni që thoni se nuk është i bazuar ligjërisht.
Arben Shehu: Siç u shpreha, ne kemi detyrimin për të raportuar mbi punën e vitit të kaluar, ndërsa të tjerat nuk kanë lidhje me punën dhe me objektin e kësaj seance të këtij komisioni.
Eduard Shalsi: Është i vërtet që nuk ka një precedent të tillë Kuvendi, por është e vërtetë dhe që nuk ka një precedent të tillë nga KLSH për një punonjëse me një formulim të tillë. Nu ka kurrëfarë paragjykimi në këtë proces.
Arben Shehu: Jemi të vlerësimit, që kjo nuk është pjesë e detyrimit për të raportuar. Kërkoj të rishikoni vendimin tuaj, kjo do ti shërbej edhe ecjes përpara në bashkëpunimin institucional, për të përmirësuar ecurinë e punës.
Eduard Shalsi: Ajo nuk do të vendoset në siklet.
Kjo situatë e paprecedentë është evidentuar në mbledhjen e sotme të komisionit edhe nga deputetët e mazhorancës, të cilët vunë në dukje se ajo që po bënte Eduart Shalsi nuk kishte bazë ligjore.
Deputeti socialist Frrok Gjini deklaroi se atë që po bënte Komisioni për Ekonominë dhe Financat me zonjën Dhëmbi duhet ta bënin institucionet e tjera, teksa dhe ai e quajti të parecedent që kreu i KLSH-së të raportonte 4 ditë rresht.
Frrok Gjini: Zoti kryetar, besoj se është e tepërt kjo që po ndodh në këtë komision edhe për faktin se zonja Dhëmbi njihet si një specialiste e mirë dhe punonjlëse e hershme, prandaj kjo nuk i bën mirë edhe zonjës Dhëmbi. Jemi fut në një lloj vorbulle që ka dhe institucione të tjera që këtë punë mund ta zgjidhin edhe më mirë. Ndodh për herë të parë që një komision të rrijë 4 ditë vetëm me KLSH-në.
Ndërsa deputeti socialist Erion Braçe deklaroi se për ushtrimin buxhetor duhet të mbajnë përgjegjësi politike, pasi, sipas tij, nuk mund të bësh përgegjës vetëm një zyrtare.
Erion Braçe: Nëse unë kam një rezervë për atë që është thënë për drejtoreshën e buxhetit është që zyrtarët politik për ushtrimin buxhetor të mos fshihen por të mbajnë përgjegjësi. Është e thjesht të bësh përgjegjës një zyrtar të çdo niveli. E para është përgjegjësi politike. Zbatimi i tij është mirëfilli akt ligjor por për fakt është dhe akt politik
Po ashtu, edhe deputetët e opozitës e kundërshtuan këtë marifet të Eduart Shalsit dhe më pas braktisën mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financën.
Deputeti Edmond Spaho deklaroi se për një çështje të veçantë ligji e përcakton që Kuvendi ngre komision hetimor për të hetuar dhe sipas tij, situata e sotme e sheh me prapavijë që KLSH në të ardhmen të thirret dhe për çështje të tjera. Spaho deklaroi se edhe ngritja e nënkomisionit është një tentativë politike e turpshme, për të vënë nën kontroll një institucion të fundit që ka ngelur i pavarur.
Edmond Spaho: Kjo lloj praktike është tërësisht e gabuar, nuk ka ndodhur kurrë që të kryejmë ballafaqime të kësaj natyre për çështje të veçanta. Kuvendi i Shqipërisë në qoftë se do të hetojë për çështje të veçanta, sipas ligjit, të ngrejë komision hetimor. Ju rekomandoj të mos merrni pjesë në një seancë të tillë, madje as me AKU-në. Pse duhet të bëjmë ne ballafaqime, e thërresim AKU-në në raport në Komisionin e Ekonomisë, por që të përplasen institucionet është thellësisht e palejueshme. Këtë e shikoj si një çështje me prapavijë, në mënyrë që KLSH në të ardhmen të thirret edhe për çështje të tjera si kontrolli për inceneratorët, apo koncesionet, Onkologjiku, etj. Kjo s’ka logjikë, unë nuk do të marr pjesë në një seancë të tillë, iu bëj thirrje edhe kolegëve që të mos bëhen pjesë e kësaj farse. Edhe ngritja e nënkomisionit është një tentativë politike, e turpshme, për të vënë nën kontroll edhe një institucion të fundit që ka ngelur i pavarur.
Ndërsa, nënkryetarja e komisionit Sorina Koti nxori zbuluar Eduard Shalsi në lidhje me pretendimin se kanë shfaqur shqetësime ndërkombëtarët, teksa sipas saj, ballafaqimi mes KLSH dhe një punonjëse të Ministrisë nuk ishte as në rendin e ditës dhe as nuk ishin njoftuar për këtë gjë.
Sorina Koti: Nuk është kompetencë e Komisionit të Ekonomisë të thërresë drejtoreshën e Buxhetit në momentin që Ministria e Financave nuk i ka pranuar rekomandimet dhe ne jemi në shkelje të plotë dhe të rregullores së Kuvendit për të thirrur një punonjëse që ka një masë admnistrative. Nuk ka asnjë procedurë të tillë që ne çdo masë administrative që është dhënë nga KLSH të vijë në komision dhe ne të bëjmë dëgjesë. E dyta, cilët janë ndërkombëtarët që e kanë kërkuar këtë gjë? Me shkresë me numër protokolli se unë si nënkryetare e këtij komisioni nuk kam dijeni për këtë gjë. Ndërkohë nuk kam asnjë njoftim që ne do të bënim një dëgjesë me të, nuk është as në rendin e ditës.
Deputeti tjetër demokrat në komision, Xhelal Mziu tha se sjella e Shalsit me kreun e KLSH e sheh si intimidim, presion dhe shantazh.
Xhelal Mziu: Vazhdoj ta konsideroj edhe një herë sjelljen tuaj në raport me KLSH-në si intimiduese, si presion, si shantazh, si asnjëherë tjetër. Ju po e shtyni përtej çdo afati kohor për të mos e lënë të zhvillohet në normalitet, në mënyrë të qëllimtë që veprimtaria e KLSH-së për 2023-shin të mos i bëjë publike gjetjet e saj.
Ndërsa kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se proceduar e ndjekur sot nga Shalsi nuk qëndron pasi ngatërron Komisionin e Ekonomisë me një funksion që nuk e ka.
Dashamir Shehi: Zonja Dhëmbi nuk është objekt kushtetues i këtij komisioni, kështu që i bie që ne do të krijojmë një precedent që nuk ka lidhje me këtë punë dhe do e ngatërrojmë komisionin e Ekonomisë me një funskion që nuk është i veti. Se ne nuk kemi as tagër as ligjore jo e jo, por as morale. KLSH ka të drejtë të largojë, të rekomandojë dhe për shumë nënpunësa të tjerë. Po sa do vijnë këtu nga ata drejtorët? Këtë procedurë do të bëjmë ne përherë? Prandaj kjo nuk qëndorn.
Pavarësisht kërkesave të deputetëve në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, Eduart Shalsi e çoi deri në fund marifetin e tij për ballafaqimin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu me një punonjëse të Ministrisë së Financave për të cilin është kërkuar shkarkimi nga detyra.
Ndërkohëm, kreu i KLSh-së, Arben Shehu se ai dhe institucioni që ai drejton i qëndronin qëndrimit se ballafaqimi me drejtoreshën e Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit, Mimoza Dhëmbi nuk përfshihej në detyrimet e tyre për raportin vjetor.
Arben Shehu: Unë të them të drejtln personalisht, por edhe kolegëve, iu vjen keq edhe për zonjën Dhëmbi, të cilën iu e thirrët Moza, më vjen keq për pozitën në të cilën ndodhet, sepse është një zyrtare e këtij shteti, e për më tepër kategorinë në të cilën është dhe nuk do doja që ta shikoja në këtë pozitë. Sepse unë nuk shoh as zonjën Moza dhe as zonjln Dhëmbi, por unë shikoj një zyrtare të shtetit shqiptar dhe do të doja shumë që të respektohej në maksimum për aq sa duhet të respektohet. Megjithatë kryetar unë insistoj në këtë qëndrim në emrin tim dhe të institucionit se kjo nuk është pjesë e detyrimit për të raportuar, pa hyrë këtu nëse ka apo jo paragjykime nga ana juaj, a jemi në kushtet e papajtueshmërisë me funksionin tuaj momentalisht apo jo, por në të përgjithshmen do të doja që iu ta rishikonit dhe mendoj që kjo do t’i shërbejë jo vetëm asaj që iu keni parasysh dhe e shprehët, pra ecjen përpara në drejtim të bashkëpunimit institucional dhe rritjes së efektivitetit të punës të institucioneve në tërësi së bashku për të përmirësuar thelbin e punës, detyrimet dhe përmirësimin në tërësi.
Maskarada u çua deri në fund dhe vazhdoi me pyetjet e Eduart Shalsit ndaj drejtoreshës së Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit, Mimoza Dhëmbi , të cilën me afrimitet e quan Moza.
Mimoza Dhëmbi: Kam filluar punë që në 92’, dhe kam ndërruar 15-16 ministra.
Eduard Shalsi:Keni pasur raste të tjera ku janë marrë masa përballë jush
Mimoza Dhëmbi: Po është hera e parë, me KLSH-në kemi pasur bashkëpunim dhe ballafaqim deri në produktin final.
Eduard Shalsi: Si jeni ndjerë, jeni njohur paraprakisht për këtë raportin e KLSH?
Mimoza Dhëmbi: Ka qenë surprizë, për ne, kemi marrë raportin paraprak, dhe ishim të bindur që raporti vjetor s’do kishte surpriza. Ndërkohë që ishim në pritje të ballafaqimi këtë vit ai nuk u bë. Flasim për tetorin e 2023-shit, kur u bë buxheti faktik i 2022.
Gjini: A keni pasur kontakte me KLSH-në për konstatimet?
Mimoza Dhëmbi: Jo!
Cilat janë gjetjet e auditit të KLSH që kërkon largimin nga detyra të drejtoreshës së e Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit, Mimoza Dhëmbi?
Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë një auditimi të fundit të ushtruar në Ministrinë e Financave, ka konstatuar një sërë shkeljesh, ndër të cilat rikonstruksioni i një shkolle, që nuk është shtetërore dhe që shkel rrjedhimisht ligjin për Prokurimet Publike.
Bëhet fjalë për rikonstruksionin e shkollës profesionale “Herman Gmeiner”, në pronësi të Shoqatës “SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqiptarë”. Fondi për rikonstruksionin e së cilës kap vlerën e 300 mijë eurove që kanë kaluar nga buxheti i shtetit.
Rikonstruksioni i shkollës private me para publile u bë në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.
“Referuar neneve përkatëse të kontratës, nga huapërdoruesi do të kryhen vetëm shpenzimet e mirëmbajtjes dhe jo të rikonstruksionit, duke rënduar buxhetin e shtetit në shumën 31,960,919.3 lekë, veprime këto në kundërshtim me ligjin nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik” neni 2, pika b), dh), neni 4, pika 37, si dhe me ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar, neni 9“, thuhet në raport.
Po ashtu, auditi i Kontrollit të lartë të Shtetit, ka konstatuar se gjatë procesit të përzgjedhjes së operatorëve ekonomik është bërë skualifikimi nga gara i operatorit me ofertën më tê ulët. Kjo i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një tjetër dëm ekonomik. Pas kësaj, Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar Ministrisë së Financave shkarkimin nga detyra të Drejtoreshës së Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit, Mimoza Dhëmbi. Po ashtu është kërkuar masë disiplinore dhe për katër zyrtarë të tjerë.
“Ka pasur problematika në drejtim të mos respektimit të disiplinës fiskale, konstatuar kjo në të gjitha fazat e planifikimit, ekzekutimit dhe raportimit të buxhetit, në kundërshtim me kërkesat e LOB-it, që konsistojnë në: rialokime për projektet e investimeve me financim të brendshëm pa respektuar radhën prioritare në buxhetim, keqklasifikimin e investimeve, krijimin e kushteve për marrjen e angazhimeve pa fonde buxhetore, problematika në lidhje me procesin e detajimit të fondeve për rindërtimin, detajimin e projekteve të investimeve publike me akt normativ pa kaluar në PBA, shkurtimin e fondeve të investimit në momentin e lidhjes së kontratës dhe rialokimin e këtyre fondeve drejt projekteve me detyrime të prapambetura”, shprehet KLSH.