• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumenti/ Inceneratori i Tiranës, konsulencë 1 mln € në muaj me kompaninë e Mërtirit, Blushit dhe Zotos

14:52 : 23/07/2024
në AKTUALITET, KRYESORE

Teksa hetimet për inceneratorin e Tiranës kanë prerë kokat e para, përgjithësisht në nivele të ulëta, një nga kritikat kryesore ndaj SPAK mbetet ajo e mosgjetjes se ku shkuan 100 e ca milionë euro të paguara nga buxheti dhe qytetarët për kompaninë koncesionare Integrated Energy BV.

Dokumentat tregojnë se një pjesë e madhe e parave janë nxjerrë jashtë kompanisë përmes nënkontratimeve dhe faturave fiktive për t’u tretur më pas në kontot private të atyre që qëndronin pas skemës së korrupsionit. Kapitali publikon sot ekskluzivisht një rast flagrant.

Në 31 maj të vitit 2019, kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës Integrated Energy nënshkruan një kontratë shërbimi me një kompani bullgare të quajtur EM Capital Group AD.

Lexo edhe:

“Djegësi i Tiranës”/ Berisha: Nuk u vu asnjë tullë! Paratë po i vidhte Rama, Balluku nuk e raportoi

Inceneratori i Tiranës/ Zbulohet data kur do të jepet vendimi për të pandehurit, mes tyre dhe Lefter Koka

Sipas kontratës, EM Capital Group do t’i ofronte kompanisë së inceneratorit shërbime konsulence. Ndër to përfshihej këshillim për zhvillimin strategjik të biznesit, këshillim për zhvillimin e biznesit, analiza mbi produkte specifike dhe tregje gjeografike, të cilat mund të penetroheshin dhe këshillime për të zgjidhur problemet e ndryshme me efiçencë.

Në këmbim të këtyre shërbimeve kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës do të paguante 800 mijë deri në 1 milionë euro në muaj për kompaninë bullgare EM Capital Group.

“Palët vlerësojnë se pagesat totale që do të faturohen për shërbimet e ofruara do të jenë rreth 800 mijë deri në 1 milionë euro në muaj,” thuhet në nenin 6.3 të kontratës.


Sipas kontratës, kompania bullgare do të lëshonte faturë në çdo fillim muaji për koncesionarin e inceneratorit të Tiranës për shërbimet e muajit paraardhës dhe nëse ky i fundit vononte pagesën, atëherë do të paguante dhe kamatvonesë. Kjo kontratë praktikisht krijonte mundësinë që të nxirrej jashtë kompanisë koncesionare të inceneratorit thuajse e gjithë pagesa mujore që ajo përfitonte nga Bashkia e Tiranës për depozitimin e mbetjeve të kryeqytetit në landfill.

Kush i mori paratë?

Em Capital Group AD është një kompani e themeluar në Bullgari në mars të vitit 2019, pra vetëm dy muaj pas lidhjes së kontratës me koncesionarin e inceneratorit të Tiranës. Sipas dokumentave nga regjistri kombëtar i biznesit në Bullgari, kjo kompani zotërohej nga të njëjtit njerëz të përfshirë në inceneratorin e Tiranës, përkatësisht Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të cilët zotëronin respektivisht 33 dhe 34 për qind të aksioneve në kompaninë bullgare.

Por në listën e aksionerëve të saj kishte dhe një hyrje të re. Kjo ishte shtetasja shqiptare Eva Blushi, e cila sipas dokumentave zyrtarë nga regjistri bullgar i biznesit zotëronte 33 për qind të aksioneve në kompaninë EM Capital Group.

Në fakt, që në momentin e parë të regjistrimit të kësaj kompanie në Bullgari dhe zbulimit të aksionerëve të saj, autoritetet bullgare u vunë në alert. Kjo pasi emri i Eva Blushit figuronte në listën e personave të ekspozuar politikisht në databazën botërore të përshtatshmërisë së LexisNexis.

Arsyeja për këtë ishte e qartë. Zonja Blushi ishte bashkëshortja e Ben Blushit, ish ministër në qeverinë socialiste të Fatos Nanos, më vonë ish deputet i kësaj force nën drejtimin e Edi Ramës dhe më vonë ish kryetar i Libra.

Kapitali nuk arriti të vërtetojë se sa para janë paguar gjithsej nga koncesionari i inceneratorit të Tiranës drejt kompanisë bullgare. Këto të dhëna mendohet se disponohen nga SPAK. Por kontratat e këtij lloji dhe pagesat për ITS-në e Klodian Zotos kanë qenë disa nga mënyrat se si u tretën në drejtim të paditur paratë e inceneratorit të Tiranës./kapitali.al

Etiketa: ben blushiEM Capital Groupeva blushiinceneratori i tiranesklodian zotomirel mertiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Djegësi i Tiranës”/ Berisha: Nuk u vu asnjë tullë! Paratë po i vidhte Rama, Balluku nuk e raportoi

20:47 : 16/04/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës/ Zbulohet data kur do të jepet vendimi për të pandehurit, mes tyre dhe Lefter Koka

15:28 : 07/04/2025
AKTUALITET

“Djegësi” i Tiranës/ Berisha: Balluku e dinte që 130 mln € shkonin në kontot e Ramës, por qepi gojën

18:45 : 01/04/2025
AKTUALITET

“Reforma në Drejtësi u transformua”/ Kryemadhi: SPAK nuk po vepron për Inceneratorin e Tiranës

12:59 : 03/03/2025
AKTUALITET

Afera me dherat te inceneratori, Bashkia e Tiranës në shërbim të koncesionarit

22:11 : 26/02/2025
????????????????????????????????????
AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës lë pas një gropë me 47 milionë euro borxhe dhe parapagime

17:14 : 05/02/2025
Para

Plagosja e trefishtë në lokal/ Djali i biznesmenit në arrati, policia jep detaje: Dy të arrestuar (EMRAT)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

SPAK i sekuestroi celularin, reagon kryebashkiaku: Jam i gatshëm për hetime

15:01 : 15/05/2025

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

14:54 : 15/05/2025

Vota e diasporës/ PD kërkesë KQZ: Na vendosni në dispozicion dokumentacionin e procesit

14:51 : 15/05/2025

Pas “11 Majit”/ Sondazhi në “Boldnews.al”. Alimehmeti e Tabaku zbresin Berishën nga “froni”

14:44 : 15/05/2025

Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryekomisionerin (Emri)

14:21 : 15/05/2025

Numërimi i votës së diasporës kthehet në një maratonë

13:57 : 15/05/2025

Aksident tragjik në Vlorë/ Makina përfund në kanal, vdes një polic, dy të tjerë në gjendje kritike

13:50 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com