• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Investitori strategjik në Dhërmi ndryshon projektin 5 vite pasi mori lejen

22:14 : 22/07/2024
në AKTUALITET
Kantieri i ndërtimit për kompleksin turistik “Thymus” në bregdetin e fshatit Dhërmi, në vitin 2023

Kantieri i ndërtimit për kompleksin turistik “Thymus” në bregdetin e fshatit Dhërmi, në vitin 2023

Kompleksti turistik “Thymus”, i cili përmban 2 hotele dhe një fshat turistik me 38 vila dy-tre katëshe që po ndërtohet në Dhërmi, do të shtojë me 2,336 metra katrorë sipërfaqen e ndërtimit. Vendimi për ndryshimin e projektit është marrë 5 vite pasi subjekti mori statusin e investitorit strategjik, në vitin 2019.

Këshilli Kombëtar i Territorit me një vendim të prillit të këtij viti, ka vendosur jo vetëm që investitori të ndryshojë projektin, por të miratojë edhe ndryshimin e zhvilluesit të tij.

Duke krahasuar planvendosjen e vitit 2019, kur Ilir Trebicka mori statusin e investitorit strategjik me kusht, me atë të vitit 2024  vihet re se ndryshime në numrin e kateve do të pësojnë dy hotelet, që do të konvertohet edhe në shtim të sipërfaqes ndërtimore.

Një tjetër ndryshim thelbësor është ai i zhvilluesit të këtij projekti. Nëse më parë Ilir Trebicka kishte marrë përsipër ndërtimin e “Hotel Chaonians Deluxe” një hotel me 4 yje, për një vlerë 5.5 mln euro, tashmë porositës dhe zhvillues do të jenë “Drimadhes I&I”, “Chaonian” Sh.p.k dhe Kristaq Duni.

Ajo që e bën të dyshimtë këtë lëvizje është fakti se Ilir Trebicka ia ka “shitur” vetes investimin strategjik, pasi ai zotëron 51% të kuotave të “Drimadhes”, ndërsa 49% zotërohen nga Ilir Hoxhallari. Ky i fundit zotëron 50% të aksioneve te kompania tjetër “Chaonian”.

Lexo edhe:

Projekti “Sfera” do zëvendësojë “Asllan Rusin”, fitues doli miku i Ramës, Ilir Trebicka

Një “top betoni” 20-katësh, Ilir Trebicka merr Pallatin e Sportit

Pavarësisht vendimit të KKT-së për ndryshimin e zhvilluesit, në Qendrën Kombëtare të Biznesit as Ilir Trebicka dhe as kompania “Drimadhes I&I”, nuk kanë depozituar deri më tani ndonjë dokument që të vërtetojë këtë transaksion.

Referuar adresës që lexohet në vulat e kompanive, mbi maketin e ndryshimeve të depozituar pranë KKT-se, të treja kompanitë “Drimadhes I&I”, “Chaonian” Sh.p.k dhe ajo projektuese “Trema” kanë të njëjtën adresë.

Ndërkohë, tre ditë më parë u publikua një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit (Dash) për klimën e investimeve në Shqëipëri, ku kritikohej ligji për investimet strategjike. Sipas këtij raporti, ligji nuk kishte përmbushur misionin për të thithur investitorë të thuaj, por ai kishte shërbyer për të favorizuar biznese të lidhura ngushtë me qeverinë.

“Betonizimi i jugut”, investitorët strategjikë morën 5.8 milion m2 tokë

Betonizimi i jugut nga investimet strategjike është raportuar edhe më herët nga Citizens.al. Nga të dhënat e grumbulluara një vit më parë rezultonte se qeveria shqiptare u kishte dhënë 5.8 milionë metër katror tokë investitorëve strategjikë në të gjithë vendin. Nga këto 17 projekte janë në bregdet, të dhëna përmes ligjit për Investimet Strategjike të miratuar në 2015.

Në bregdetin e jugut ata përfituan rreth 1.6 milionë metër katror sipërfaqe, ndërsa afro 4 milionë metër katror ishin dhënë deri në vitin 2023, që prekin bregdetin, ku përfshihen edhe zona e Durrësit, Kepi i Rodonit, Gjiri i Lalëzit dhe Divjaka.

Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS), i cili jep vendimet për shpalljen e investitorëve udhëhiqet nga kryeminsitri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit.

Ligji kishte si qëllim primar të vetin kur u hartua, thithjen e investimeve të huaja direkte nga jashtë. Por nga 2016 deri në 2023 vetëm dy projekte janë lëshuar për investitorë të huaj, dhe katër janë të përbashkëta. Pjesa tjetër janë vetëm investitor vendas./Citizens

Etiketa: Ilir Trebickainvestitori strategjikKompleksti turistik “Thymus”ndryshon planin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Projekti “Sfera” do zëvendësojë “Asllan Rusin”, fitues doli miku i Ramës, Ilir Trebicka

09:09 : 17/10/2025
AKTUALITET

Një “top betoni” 20-katësh, Ilir Trebicka merr Pallatin e Sportit

22:33 : 16/10/2025
AKTUALITET

Investitori strategjik pa plan biznesi/ Çfarë fshihet pas projektit të Sazanit?

08:00 : 20/01/2025
AKTUALITET

Rama i dhuron statusin e “strategjikut” dhëndrit të Trump në prag të inaugurimit

18:23 : 15/01/2025
AKTUALITET

Tre përbindësha ngjitur/ Zbulohet projekti i Trebickës dhe Ujkës tek Garda, dy kulla të larta dhe një hotel

11:34 : 27/12/2024
AKTUALITET

Gabimi “strategjik” i Jorgo Goros, nuk u largua nga detyra “me të butë”

19:06 : 23/03/2024
Para

Burreli, kapiteni i matjanëve largohet nga klubi pas 9 vitesh

TË GJITHA

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëriri

22:33 : 01/11/2025

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025

U ekzekutua në pragun e derës në Selenicë, 35-vjeçari kushëriri i një prej autorëve të masakrës së Çoles

21:30 : 01/11/2025

U plagos me armë zjarri në Selenicë, ndërron jetë 35-vjeçari/ EMRI

21:08 : 01/11/2025

Plagosja në Selenicë, 35-vjeçari po vizitonte xhaxhain kur u qëllua me armë

20:55 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com