• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Ministria e Ekonomisë po nxiton të grabisë 4000 m² truall publik në mes të Tiranës

15:41 : 20/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar sot se nën hundën e SPAK dhe me amnistinë e plotë të tij, Carlo Bolino dhe Ministria e Ekonomisë po nxitojnë çdo ditë për të kryer procedurat përfundimtare për të grabitur 4000 metra katrorë truall publik në mes të Tiranës.

“Carlos i themi se as Edi Rama dhe as Dumani nuk do të të bëjnë dot pronar toke në mes të Tiranës, pasi ajo është toke publike dhe e tillë do të mbetet.”- deklaroi sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

Noka tha se “në janar të vitt 2024, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, i jam drejtuar me dy kallëzime penale SPAK në lidhje me vjedhjen e 4,000 metrave katrore truall në mes të Tiranës, truall i falur nga familja Begeja për ndërtimin e një shkolle në njesinë nr. 7, që më pas përfundoi në ngrehinën që Carlo Bollino e quan televizion, me të cilën sulmon, shpif, përbalt dhe linçon çdo ditë opozitën e vendit dhe Partinë Demokratike.

Në atë kallëzim penal gjenden të gjitha faktet se si Edi Rama dhe Anila Denaj, në bashkëpunim të plotë me Carlo Bollino kanë shkelur çdo ligj të vendit, duke arritur deri në falsifikimin e VKM dhe kontratës 1 euro.

Lexo edhe:

‘Ha e pi me familjarët e Ramës’/ Noka: Irena Gjokën e mbani se i bindet partisë

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

Në atë kallëzim penal, SPAK ka çdo provë se si Ministria e Kulturës dhe Ministria e Mbrojtjes, i kanë financuar dhe dhënë të gjitha Bunkartet, nëpërmjet një OJF-je të paregjistruar, në shkelje flagrante të ligjit për t’i bërë qokën e radhës me qindra milionë euro, Bollinos së Ramës.

Në atë kallëzim SPAK ka të gjitha faktet dhe provat se si dhjetëra miliona euro nga tenderat e AKSH-it, kanë përfunduar në llogaritë bankare të Carlo Bollinos për ndërtimin e ngrehinës që quhet Report TV ose ndryshe Baltosje TV dhe portalit Shqiptarja.com ndryshe Shpifje.com.

Altin Dumani duhet të na përgjigjet sot për këto 5 pyetje, të cilat ia kam drejtuar të martën zyrtarisht:

A janë regjistruar këto dy kallëzime penale?

Cilat janë veprat për të cilat i keni regjistruar këto kallëzime?

A ka zyrtarë, individë apo subjekte të tjerë të identifikuar në kallëzim që janë regjistruar nga ju në regjistrin e njoftimeve të veprave penale?

A janë kryer të gjitha veprimet hetimore të kërkuara në kallëzim nga ana jonë?

A është vlerësuar nga ju marrja e masave të menjëhershme preventive me qëllim parandalimin e privatizimit të pronës publike në favor të Carlo Bollinos?

Nën hundën e SPAK dhe me amnistinë e plotë të tyre, Carlo Bollino dhe Ministria e Ekonomisë po nxitojnë çdo ditë për të kryer procedurat përfundimtare për të grabitur 4,000 metër katrorë truall publik në mes të Tiranës.

Carlos i themi se as Edi Rama dhe as Dumani nuk do të të bëjnë dot pronar toke në mes të Tiranës, pasi ajo është toke publike dhe e tillë do të mbetet. Ëndrra e Carlo për t’u bërë i pari italian autokton “’tirons” me prona të trashëguara ose dhuruara në mes të kryeqytetit, nuk do të realizohet kurrë.

Partia Demokratike dhe unë do t’i shkojmë kësaj beteje në mbrojtje të interesit dhe pronës publike deri në fund.”

Në fund Noka i deklaroi “kreut të organizatës partnere të PS, kreut të forumit të drejtësisë në PS, Altin Dumanit, se të do mbahet përgjegjës njëlloj si Rama dhe Bollino dhe do të përfundojë  para drejtësisë si anëtar i bandës grabitqare Rama- Bollino për grabitjen e faktuar me prova përtej çdo dyshimi të truallit, pronë e  banorëve të Tiranës e që kanë vjedhur miliona euro nga buxheti i shtetit shqiptar, për t’u vetëshpallur pronar televizioni, me të cilin i bëhet fresk nga mëngjesi në darkë Edi Ramës, Erion Veliajt dhe bandës së inceneratorëve inekzistentë.”

Etiketa: carlo bolinoFlamur NokaPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Ha e pi me familjarët e Ramës’/ Noka: Irena Gjokën e mbani se i bindet partisë

15:48 : 30/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

11:19 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Debatet në Kuvend teatër”, Agron Shehaj: PS-PD pazare për të ndryshuar Kushtetutën

11:02 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
Para

Europoli paralajmëron për rritje të krimit të organizuar në Evropë

TË GJITHA

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com