• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të zgjatet me 60 ditë ‘TIMS’/ PS rrëzon PD, Salianji paralajmëron kallëzim penal

17:49 : 19/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Komisioni hetimor për sistemin Tims pritet të paraqesë të martën raportin përfundimtar, ndërsa socialistët nuk kanë pranuar zgjatjen e afateve të komisionit. Kreu i këtij komisioni, deputeti demokrat Ervin Salianji, paraqiti sot disa fakte dhe prova mbi manipulimin e TIMS-it, ndërsa paralajmëroi se kjo është arsyeja sepse socialistët nuk duan zgjatjen e hetimeve apo hartimin e raportit ditën e sotme.

“Nuk ju lemë ta kaloni këtë çështje pa raport. Detyra ime është që ky komision të dalë me një raport, ju mund t’i bllokoni hetimet me forcë, por nuk do t’ia arrini. Çështja është si do e bëjnë ekspertët raportin nëse ju nuk i njihni me procesverbalet”, tha Salianji, duke replikuar me deputetët socialistët.

Ekspertët e pranishëm në komision kanë pohuar se procesverbalet e seancave të mbyllura nuk u janë vënë në dispozicion.

“Jemi në pritje të një vendimmarrjeje, nuk  e dimë se si do të operohet”, tha një prej ekspertëve të atashuar pranë komisionit hetimor. Të gjithë ekspertët janë shprehur se nuk njihen me procesverbalet e seancave të mbyllura, ndërsa u shprehën se nga momenti që do të njihen me këto dokumente do të nisi edhe përpilimi i raportit.

“Brenda datës 21 korrik është e pamundur që ne të hartojmë raportin, edhe sikur të punojmë 24 orë në 24, sikundër edhe sikur të na vihen në dispozicion materialet elektronikisht”, pohuan ata.

Lexo edhe:

PD e mbështet si kandidat/ Reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan, ta luftojmë të keqen me votë

PD do mbështesë Florjan Binajn si kandidat/ Shehaj: E papranueshme! U hodh në erë procesi

Gjatë mbledhjes, u propozua që të zgjatej afati i komisionit hetimor me 60 ditë. Por kjo kërkesë u rrëzua me 5 votat e anëtarëve socialistë të komisionit. Në anën tjetër, u miratua propozimi i socialistëve që Komisioni Hetimor të paraqiste raportin ditën e martë.

Toni Gogu: Sot të deklarojmë përfundimin e hetimit. Afati përfundon të dielën. Të martën të bëhet leximi i raportit përfundimtar. Sot deklarojmë përfundimin e hetimit, të martën mblidhemi për raportin.

Ervin Salianji: Doni të shpëtoni, nuk keni më as justifikimin e tualetit, doni ta mbyllni sa më shpejt. Duke qenë se jemi në pamundësi të ushtrojmë veprimtari, duke qenë se PS dhe deputetët e saj bënë çdo përpjekje për t’iu shmangur përballjes dhe transparencës së zyrtarëve, përpjekje të paimagjinueshme për të mos zhvilluar mbledhjen, do ta bëjmë raportin pavarësisht se ka vetëm 2 ditë kohë…data 21 është afati i fundit, e marta të jetë ditë fundore, nëse ju e keni raportin të gatshëm siç ua kanë sjellë nga Ministria, na e dërgoni se ndoshta biem në dakordësi. Hetimi parlamentar është i cunguar. Votimi 5:4. Ditën e martë çdo lloj cirku do t’i përgjigjemi me kallëzim penal nëse nuk vini në dispozicion procesverbalet e zbardhura…Siç bëtë ndërhyrjen në TIMS në mënyrë të paligjshme, po bëni edhe mbrojtjen këtu në mënyrë të paligjshme.

Nasip Naço: Propozoj që mbledhja të martën të jetë në orën 17.00. Për shkak të agjendës së ngjeshur të komisioneve të Kuvendit. Shpresoj ta merrni parasysh që të mos na akuzoni në këtë drejtim.

Elda Hoti: Shqiptarët e panë që kishte ndërhyrje në TIMS dhe për llogari të kujt ishte bërë.

Ervin Salianji: Atëherë, mbledhja do të jetë ditën e martë, ora 17:00.

Etiketa: hetimkomisiooni hetimorPDTIMS

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD e mbështet si kandidat/ Reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan, ta luftojmë të keqen me votë

21:04 : 06/10/2025
AKTUALITET

PD do mbështesë Florjan Binajn si kandidat/ Shehaj: E papranueshme! U hodh në erë procesi

20:32 : 06/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Berisha: Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin

17:27 : 06/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, PD kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe Drejtësisë

17:11 : 06/10/2025
AKTUALITET

Dosja “Aruba”/ PD kërkon interpelancë urgjente me Edi Ramën. Bardhi: 5 pyetje për kryeministrin

15:09 : 06/10/2025
AKTUALITET

Kandidati për Tiranën, Berisha mbledh Kryesinë e vogël në PD

11:29 : 06/10/2025
Para

Festa e Spanjës kthehet në incident diplomatik, UEFA hap hetim për dy lojtarë

TË GJITHA

Horoskopi, e martë 7 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 06/10/2025

“U hodh në erë procesi”/ Alimehmeti i përgjiogjet Shehajt: I kërkuam takim për Binajn, por nuk u përgjigj

23:01 : 06/10/2025

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike, 9 herë më shumë se të rriturit

22:52 : 06/10/2025

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Elvis Shkambi futet në Policinë e Tiranës

22:49 : 06/10/2025

“Do ju hedh të gjithëve në erë”/ Si e paralajmëroi në media krimin e sotëm Gjon Shkambi (VIDEO)

22:28 : 06/10/2025

“Prokuroria nuk ka hetuar”/ Hoxha: Nuk është hera e parë që gjyqtarët kërcënohen në sallën e gjyqit

22:20 : 06/10/2025

“Kam parë pamjet”/ Gazetarja: Elvisi mbushi armën teksa lexohej vendimi, ja drejtoi dhe sekretares

22:05 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com