• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ursula von der Leyen rizgjidhet në krye të Komisionit Evropian, ja sa vota siguroi

14:51 : 18/07/2024
në BOTA

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është zgjedhur edhe për një mandat të dytë në krye të këtij institucioni, pasi u zgjodh për herë të parë në vitin 2019.

Për t’i dhënë edhe një mandat 5-vjeçar Ursula von der Leyen votuan pro 401 eurodeputetë. Asaj i duheshin 361 vota nga 720 sa janë gjithsej në Parlamentin Evropian. 284 eurodeputetë të tjerë votuan kundër dhe 55 eurodeputetë abstenime.

Përveç Partisë Popullore Evropiane, Social Demokratëve dhe Liberalëve të Renew, të cilët tashmë ishin aleatizuar në favor të saj, Ursula von der Leyen mori në momentin e fundit mbështetjen e grupit politik të të Gjelbërve, të paktën shumica e eurodeputetët e saj.

Eurodeputetët nga grupi i djathtë i Konservatorëve Evropianë dhe Reformistëve të Gjeorgjisë Melonit kishin vendosur më parë të votonin sipas ndërgjegjes, pa asnjë vijë qendrore pro ose kundër Ursula von der Leyen

Grupi i ekstremit të djathtë Patriots for Europe, si dhe grupi i së Majtës, kishin kundërshtuar që në fillim Ursula von der Leyen.

Lexo edhe:

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

Në ç’drejtim do të shkojnë marrëdhëniet Serbi-Rusi pas kritikave të BE-së?

Më herët grupi politik i së majtës kishte paraqitur një propozim për shtyrjen e votimit kundër Ursula von der Leyen, për shkak të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së për mungesën e transparencës në kontratat e vaksinave, propozim i cili u refuzua.

 

Para votimit, von der Leyen i ka bërë publike prioritetet e saj për mandatin e ardhshëm, duke përfshirë edhe procesin e zgjerimit të bllokut evropian.

“Kremtimi i 20-vjetorit të zgjerimit më të madh ndonjëherë të BE-së na mundësoi të reflektojmë mbi këtë proces, që u dëshmua si sukses për këto vende, dhe për BE-në në tërësi. Historia na thërret përsëri dhe BE-ja ka një zgjedhje për ta bërë për të ardhmen e saj. Unë besoj se është një imperativ moral, politik dhe gjeo-strategjik që ta kompletojmë bllokun tonë, në përputhje me premtimet që kemi dhënë në bazë të traktateve”, është thënë në deklaratën e shefes së BE-së.

Ajo ka thënë se në një botë ku ekzistojnë fuqitë e mëdha, një BE më e fortë dhe më e zgjeruar, i jep Evropës një peshë më të madhe në skenën globale. Ajo ka përsëritur se procesi i zgjerimit do të mbetet i bazuar në meritat individuale të atyre që duan të bëhen pjesë e BE-së.

“Ky nuk do të jetë një rrugëtim i lehtë. Anëtarësimi në BE do të jetë gjithmonë i bazuar në merita dhe secili kandidat do të vlerësohet në bazë të progresit në përmbushjen e kritereve. Do t’i rrisim përpjekjet për t’i përgatitur vendet kandidate, në veçanti përmes investimeve dhe reformave me planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor, dhe mjetet për Ukrainën”, ka thënë ajo.

Von der Leyen ka premtuar se pas rizgjedhjes do ta emërojë një komisionar të përkushtuar për të çuar përpara procesin e zgjerimit.

“Shumë kishin dyshime në aftësinë e BE-së për të integruar një numër të madh të vendeve të reja anëtare në vitin 2004, që kishin gjendje të ndryshme ekonomike, strukturore dhe numër të banorëve. Por, BE-ja dëshmoi se mund të përballej me këtë, duke u përgatitur nga brenda, dhe duke i integruar shumë herët ato. Evropa do të dëshmojë këtë edhe një herë”, ka thënë ajo duke folur për zgjerimin.

Von der Leyen ka paralajmëruar edhe që do ta emërojë një komisionar të posaçëm për Mbrojtje dhe një tjetër për Mesdheun, pasi këto fusha, sipas saj, janë sfidë dhe prioritet për Bashkimin Evropian.

Etiketa: KEKomision Europianmandatrizgjidhetursula von der leyen

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
BOTA

Në ç’drejtim do të shkojnë marrëdhëniet Serbi-Rusi pas kritikave të BE-së?

17:37 : 18/10/2025
RAJONI

Çfarë sinjalizoi vizita e shefes së BE-së në Kosovë?

15:36 : 16/10/2025
AKTUALITET

Integrimi në BE/ Rama si karagjoz: Edhe gjermanët nuk janë aq të përsosur sa i dinim

11:52 : 13/10/2025
AKTUALITET

Turi në Ballkanin Perëndimor/ Von Der Leyen mbërrin në Tiranë

09:43 : 13/10/2025
AKTUALITET

Ursula von der Leyen vjen nesër në Tiranë

19:48 : 12/10/2025
Para

Përplasen për vdekje të moshuarin dhe u arratisën, arrestohen dy vëllezërit në Durrës

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com