• Kontakt
Tuesday, September 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Punësimi/ Cilat janë 7 qarqe të Shqipërisë me fokus në bujqësi

14:28 : 18/07/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, mbi tregun e punës në Shqipëri për vitin 2023 rezulton se qarqet me shkallë punësimi më të lartë janë Kukësi me 64.5% dhe Berati me 64%, ndërsa qarqet me shkallë punësimi më të ulët janë Lezha dhe Dibra me 45.8% dhe 51% respektivisht. Ajo që vihet re në Dibër është se shkalla e punësimit të femrave është më e lartë se ajo e  meshkujve.

Nëse ndalemi të analizojmë të gjitha qarqet rezulton se Durrësi, Shkodra dhe Vlora kanë një shkallë punësimi të konsiderueshme me 61.9%, 59.4% dhe 58.3% respektivisht. Ndërkohë në Tiranë 54.1% e popullsisë është  e punësuar, pjesa më e madhe e tyre janë të angazhuar në sektorin e shërbimeve.

Qarku i Durrësit ka rreth 32.8 % të të punësuarve të angazhuar në sektorin e e industrisë duke shënuar qarkun me numrin më të madh të punonjësve në këtë sektor, ndërkohë pjesa tjetër janë shpërndarë 48.5 % në sektorin e shërbimeve dhe 18.7 % në sektorin e bujqësisë.

“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar se në cilët sektorë kemi më shumë të punësuar sipas qarqeve.  Të dhënat nga INSTAT tregojnë se në 7 nga 12 qarqet e Shqipërisë, pjesa dërrmuese e të punësuarve janë të angazhuar në sektorin e bujqësisë. Në Kukës, bujqësia përbën burimin kryesor të punësimit me 62.4%, ndërsa shërbimet dhe industria zënë vetëm 29.9 % dhe 7.7% përkatësisht . E njëjta situatë paraqitet edhe në Dibër, ku 65% e të punësuarve janë të përqëndruar në bujqësi, ndërsa sektorët e shërbimeve dhe industrisë mbulojnë pjesën tjetër prej 35%.

Në Elbasan, nga ana tjetër, bujqësia është sektori dominues në punësim, duke përfshirë 52.1% të të punësuarve. Në Korçë, 50.6% e punonjësve janë të angazhuar në bujqësi, dhe vetëm 35.1% në shërbime. Në Gjirokastër situata paraqitet më e balancuar me 32.9% të të punësuarve në bujqësi, dhe pjesa tjetër e ndarë midis shërbimeve dhe industrisë. Shkodra ka 42.6% të të punësuarve që kontribuojnë në sektorin e bujqësisë, 38.9% në shërbime dhe 18% në industri. Ndërkohë, në Lezhë, zhvillimi i turizmit e ka orientuar punësimin kryesisht drejt sektorit të shërbimeve.

Lexo edhe:

Nga call center-at te bujqësia, si IA po riformëson punësimin në Shqipëri

Punë verore, e ardhme e pasigurt

Pra, sipas analizës konstatojmë se qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës shquhen për dominimin e sektorëve të shërbimeve dhe industrisë, duke krijuar kështu një kontrast të qartë me pjesën tjetër të vendit ku punësimi në bujqësi është ai që zë një peshë të konsiderueshme me rreth 41.6%./SCAN

Etiketa: Bujqesiapunesimiqarqet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga call center-at te bujqësia, si IA po riformëson punësimin në Shqipëri

09:25 : 23/08/2025
AKTUALITET

Punë verore, e ardhme e pasigurt

09:05 : 16/08/2025
AKTUALITET

Kreditimi i pamundur, pesha e bujqësisë në ekonomi bie në minimumin historik

09:16 : 11/08/2025
AKTUALITET

Paradoksi/ Papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës, të gjitha me ulje! Shkak, shpopullimi

16:49 : 06/08/2025
AKTUALITET

Pse nuk e nxit qeveria prodhimin vendas, kur jep statusin e investitorit strategjik?!

08:55 : 19/07/2025
AKTUALITET

“Shqipëria po shkon drejt asgjësimit të blegtorisë”/ Panariti: Qeveria po i çrrënjos fermerët

20:54 : 14/07/2025
Para

Qeveria nuk është kundër çmimeve të larta, thjesht nuk i pëlqen konkurrenca

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 2 Shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:04 : 01/09/2025

Enigma e Lindjes së Mesme dhe aspiratat e Netanyahut/ Kush do të sundojë në Gaza?

22:58 : 01/09/2025

Juventusi zbulon shifrat e transferimit në zyrtarizimin e Edon Zhegrovës

22:45 : 01/09/2025

Andi Mustafaj heq dorë nga drejtimi i Departamentit “Brain Gain” në PD

22:35 : 01/09/2025

Legjenda e Hollywood-it, Denzel Washington: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

22:32 : 01/09/2025

EMRAT/ I riu shqiptar v*et me th*kë kushëririn në Britani

22:25 : 01/09/2025

Vizionarët e rinj/ “The Times” shpall figurat më me ndikim në IA, kryeson Sam Altman

22:09 : 01/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com