• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denocimi i Zhupës: Balluku dhe Kumbaro po gjobisin 30 milionë lekë bizneset për impiantet e ujërave

11:01 : 17/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e PD-së Ina Zhupa gjatë një deklarate për mediat, denoncoi ministret Balluku dhe Kumbaro se ngritur një Task Force për menaxhimin e ujerave të ndotura, por në realitet po gjobisin bizneset turistike.

Ajo i bëri thirrje qeverisë që të heqë dorë nga gjobat për bizneset në lidhje me impiantet e trajtimit të ujërave të zeza.

“Vendosen gjoba bizneseve nga 15 milion në 30 milion lekë dhe këto gjoba janë vendosur si titujt ekzekutiv për të cilat vetëm në gjykatë mund të ankohesh. Mos blerja e impianteve që kërkon qeveria dhe ka paracaktuar qeveria të çon deri në humbjen e licencës së aktivitetit. Gjobat e bizneseve turistike që kanë kontrata të rregullta me shtetin dhe metoda të ligjshme të trajtimit të ujërave të ndotura janë zhvatje, janë paligjshmëri”, deklaroi ajo.

Më tej, Zhupa theksoi se Balluku dhe Kumbaro që Task Forca e tyre duhet të klasifikojë mirë kush janë subjektet për të cilat duhet të veprojë ky akt normativ dhe më pas të veprojë.

Deklarata e plotë e Zhupës:

Lexo edhe:

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

Berisha: 2.2 miliardë euro të vjedhura nga agjencitë e Ballukut, Tuneli i Llogarasë simbol i abuzimit

Qeveria ndërkohë që bën propagandë të madhe me turizmin, është duke masakruar me gjoba bizneset turistike në mënyrë abuzive. Është e paprecedent sesi biznese në fushën e hotelerisë, që zhvillojnë aktivitetin në buzë detit, lumenjve apo liqeneve, që kanë lidhje të rregullt kontrate me Ujësjellës Kanalizime për ujërat e zeza, ngopen me gjoba nga një task forcë. Me aktin normativ nr 8, 28-12-2023 për menaxhimin e ujerave të ndotura, është ngritur një Task Force nga ministret Balluku-Kumbaro që qëllim e vet në letër e ka pozitiv për menaxhimin e ujërave të ndotura, kurse në praktike gjobit biznese që nuk ndotin dhe kanë kanalizime në ujërat e zeza dhe kontrata të rregullta me UK. Kjo Task Forcë nuk shikon a i hedhin këto ujëra të ndotura në burimet ujore, por shikon a kanë blerë impiantin që ka vendosur shteti që kushton nga 20-100 mijë euro në varësi të madhësisë.

Vendosen gjoba bizneseve nga 15 milion në 30 milion lekë dhe këto gjoba janë vendosur si titujt ekzekutiv për të cilat vetëm në gjykatë mund të ankohesh. Mos blerja e impianteve që kërkon qeveria dhe ka paracaktuar qeveria të çon deri në humbjen e licencës së aktivitetit. Gjobat e bizneseve turistike që kanë kontrata të rregullta me shtetin dhe metoda të ligjshme të trajtimit të ujërave të ndotura janë zhvatje, janë paligjshmëri.

Këto gjoba vihen në bazë të një udhëzimi Nr 1, datë 01/02/2024 që nuk njeh më diferenca mes bizneseve që i trajtojnë ujërat e zeza me ato që si trajtojnë, por i detyron të gjitha të vendosin këto impiante. Partia Demokratike i bashkohet thirrjes së shoqatave të turizmit për të kërkuar heqjen dorë nga gjobat e një akti të paligjshëm mbi subjektet që janë të lidhur në kolektorin kryesor të UK dhe kanë kontratë të rregullt me UK.

Ne i kërkojmë dy ministreve Balluku dhe Kumbaro që Task Forca e tyre duhet të klasifikojë mirë kush janë subjektet për të cilat duhet të veprojë ky akt normativ dhe më pas të veproj. Ato duhet të ndryshojnë udhëzimin e tyre që e kanë bërë duke pasur qëllim të favorizojnë ata që shesin impiante dhe jo të trajtojnë ujërat e zeza.

Mbështesim çdo veprim në mbrojtje të mjedisit por kundërshtojmë me forcë këto gjobëvënie biznesit të ndershëm që nuk ndot por goditet për të mbushur arkën e shtetit dhe xhepat e klientëve të paracaktuar për impiante.

Etiketa: ballukuimpiantetkumbarozhupa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha: 2.2 miliardë euro të vjedhura nga agjencitë e Ballukut, Tuneli i Llogarasë simbol i abuzimit

13:15 : 28/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Po nuk u arratis, SPAK do e diskreditojë Ballukun me vibratorë, tanga dhe dashnorët

22:36 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

Nga “ftesa” për Ahmetajn, tek Balluku dhe dosjet e bujshme/ Altin Dumani raporton në Kuvend

20:16 : 27/10/2025
AKTUALITET

SPAK i përsërit fletë-thirjen Ballukut: Paraqitu së bashku me avokatin brenda javës

16:13 : 27/10/2025
Para

Valë e re e Covid-19, ja disa nga shenjat dalluese

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com