• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Frikë për atentat ndaj Gjukanoviç, policia malazeze shton masat e sigurisë

20:16 : 14/07/2024
në RAJONI

Policia malazeze ka shtuar masat e sigurisë ndaj ish-presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanovic, pas informacioneve se ndaj tij po përgatitet një atentat.

Kjo u bë e ditur më 14 korrik, pasi një ditë më parë disa media në Mal të Zi, të cilat duke u thirrur në burime nga sektori i sigurisë, njoftuan se një grup kriminal nga rajoni po përgatitej të vriste Gjukanovicin dhe se ish-presidenti i Malit të Zi ishte informuar për këtë nga një anëtar i paidentifikuar i shërbimeve të huaja.

“Policia ka marrë informacionin e duhur nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare [ANB]. Theksojmë se besueshmëria e informacionit është ende duke u kontrolluar nga ANB-ja.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, Policia, Prokuroria dhe ANB-ja morën masa të mëtejshme dhe veprime në juridiksionin e tyre në mënyrë të sinkronizuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet thonë se menjëherë pas marrjes së informacionit, nga ana e prokurorisë kompetente është iniciuar rast.

Lexo edhe:

Mali i Zi dhe Shqipëria kanë nivelet më të larta të kredive me probleme në Rajon

Çmimi prestigjioz iu dha një shkrimtari mohues të kombit malazez, nisin përleshjet në Malin e Zi

Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve në opozitë, Danijel Zhivkoviq, është i vetmi që ka njoftuar zyrtarisht se kjo parti “ka dijeni për detajet e përgatitjes për vrasjen e mundshme të ish-presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq”.

Ai kështu deklaroi në një konferencë për shtyp më 13 korrik, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për informacionet e mediave se po përgatitej një atentat ndaj Gjukanovicit.

“Ne kemi njohuri të detajeve dhe e dimë se për çfarë bëhet fjalë. Nuk na takon neve t’i komunikojmë informacionet tona. Besoj se ANB-ja dhe institucionet e tjera kompetente do të dalin me të dhëna të sakta”, tha Zhivkovic.

Duke iu referuar informacioneve jozyrtare të mediave të publikuara, Zhivkoviq deklaroi se Gjukanoviq për këtë është paralajmëruar nga qarqet e agjencive të huaja të inteligjencës, por nuk ka dashur të japë detaje.

Duke iu referuar burimeve të paidentifikuara, një pjesë e mediave në Mal të Zi kanë marrë konfirmimin se ANB-ja ka marrë “informacion operacional” për përgatitjen e vrasjes së Gjukanovicit.

Me këtë rast, Radio Evropa e Lirë pyeti ANB-në nëse ka marrë “informata serioze operacionale se një grup i organizuar kriminal po përgatitet të vrasë Gjukanovicin”, siç raportojnë mediat. Ky institucion nuk u përgjigj.

REL i ka dërguar edhe një pyetje zyrës së ish-presidentit nëse është e vërtetë se ai ka njoftuar organet kompetente për informacionin se po i përgatitet një atentat. Përgjigja nuk erdhi as nga ajo adresë.

Në deklaratën e parë të policisë të lëshuar më 13 korrik, ajo deklaroi se nuk ishte në dijeni të informacionit për përgatitjen e atentatit ndaj Gjukanovicit.

Në njoftimin e fundit, nga policiasqarojnë se në kohën e njoftimeve në media për përgatitjen e atentatit, “ANB po bashkëpunonte ndërkombëtarisht për verifikimin e atij informacioni”.

“Ndërsa procedura për përcaktimin e fakteve dhe rrethanave relevante, përfshirë besueshmërinë e tyre, është duke vazhduar, është marrë vendim për forcimin e masave të sigurisë për ish-presidentin e Malit të Zi për arsye parandaluese”.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar ndaj lajmeve për planifikimin e vrasjes së Millo Gjukanovicit, duke thënë se ky informacion është shumë shqetësues për paqen dhe stabilitetin në këto zona.

Millo Gjukanoviq është themeluesi dhe udhëheqësi i Partisë Demokratike të Socialistëve, partisë që ishte në pushtet në Mal të Zi për tri dekada.

Partia e tij humbi zgjedhjet e vitit 2020 dhe pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale të 2023 nga Jakov Milatoviq, Gjukanoviq u tërhoq nga politika.

Pas kësaj u mbajt kongresi i partisë së tij, ku kryetar i ri u zgjodh Danijel Zhivkoviq. Përveç njoftimeve protokollare nga zyra e ish-presidentit, Gjukanoviq ka dhënë edhe disa intervista, por ai nuk merr pjesë drejtpërdrejt në jetën politike. REL

Etiketa: mali i zimasa sigurieMillo Gjukanoviç

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mali i Zi dhe Shqipëria kanë nivelet më të larta të kredive me probleme në Rajon

12:09 : 11/07/2025
RAJONI

Çmimi prestigjioz iu dha një shkrimtari mohues të kombit malazez, nisin përleshjet në Malin e Zi

11:15 : 09/07/2025
AKTUALITET

Dezinformimi tërheq klikime, faktet ndërtojnë besimin

19:59 : 26/06/2025
AKTUALITET

Ura mbi Bunë peng i burokracive

16:32 : 17/06/2025
BOTA

Analiza: Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr

15:46 : 16/06/2025
BOTA

Serbia: Jemi të shqetësuar për mbështetjen e Malit të Zi ndaj Kosovës

20:14 : 12/06/2025
Para

Prek fëmijët dhe personat mbi 30-vjeç, shtohen rastet me variantet e Covid në Shqipëri

TË GJITHA

I dënuar për dhunë dhe trafik droge, zbulohet identiteti i agresorit në Ksamil. Shoqërohet në polici

19:25 : 19/07/2025

Tabaku: Qeveria po i frikëson bizneset në vend që t’i ndihmojë

18:58 : 19/07/2025

“Babai gjeti shapkën e të birit në rrugë, më pas…”, Renis Dobra u eliminua për 10 mijë euro

18:56 : 19/07/2025

Po përgatiste skenën për një koncert, pamje nga vendi ku humbi jetën i riu në Shëngjin

18:41 : 19/07/2025

Si po e shfryn SPAK skandalin e mikrokredive

18:35 : 19/07/2025

I riu me precedentë penal dhunon pushuesin në Ksamil, policia me ‘pushime’/ VIDEO

18:24 : 19/07/2025

“Kujdesu për babanë tim”/ Fjalët e fundit të pilotit të Air India para tragjedisë me 260 viktima

18:13 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com