• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i KLSH: Akademia e Shkencave ka keqpërdorur fondet e kërkimit shkencor

18:12 : 13/07/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

240 mijë euro kushtoi studimi i Akademisë së Shkencave gjatë periudhës së pandemisë Covid-19 për imunizimin e popullatës. Mirëpo më shumë se gjysma e kësaj vlere, rreth 148 mijë euro nuk u justifikuan nga Akademia e Shkencave sipas raportit auditues të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sipas këtij studimi ASH-ja doli në konkluzionin që ishte imunizuar 6-7% e popullatës, mirëpo sipas KLSH-së ky proces studimor u krye në mungesë të një korrespondence me institucionet përgjegjëse.

“Nga auditimi u konstatua mungesë e gjurmës së mbajtjes së një korrespondence me institucionet përgjegjëse (Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Instituti Shëndetit Publik apo institucione të tjera të cilat u morën me menaxhimin e pandemisë) për të koordinuar punën apo dhënë orientime/sugjerime për vijimësinë mbi bazën e studimit”,-thuhet në raportin e KLSH-së.

Ndër të tjera në raport theksohet se mungojnë të dhënat për përzgjedhjen e personave të kontraktuar me kohë të pjesshme për efekt studimi edhe pse ka një vlerë të posaçme financiare për ta.

“Në kushtet e mungesës së dokumentacionit justifikues bazë dhe të domosdoshëm të kryerjes së pagesës nga Akademia e Shkencave drejt stafit mjekësor të përfshirë në projekt, vlera prej 3,099,760 lekë, përbën dëm ekonomik”-thekson raporti.

Lexo edhe:

Raporti i WMO: 2025 ndër vitet më të nxehtë në histori

KLSH renditi abuzimet, Xhafaj kërcënon i tensionuar: Do t’ju vijmë për kontroll

Përdorim jo efektiv të fondeve të buxhetit të shtetit janë venë re edhe në projektin “ArkeoBylis”, për gërmime të agorasë së Bylisit, me një kosto prej 28 mijë eurosh.

Sipas KLSh-së nuk ka informacion për personat që ishin pjesë e studimit, qoftë si numër por edhe si individë për të verifikuar kryerjen e pagesës.

Ndërsa, sipas KLSH-së nuk ka asnjë studim të publikuar nga ky projekt.

“Në raportin e dërguar në ASH për veprimtarinë e projektit “Arkeobylis 2023” nuk rezulton që ky raport të përmbajë ekstremitete të regjistrimit (vetëm nënshkrimi i drejtorit ekzekutiv pa numër protokolli, datë). – Nuk ka asnjë rezultat final të dokumentuar nga ky projekt, apo gjurmë e publikimit të rezultateve të studimit”.

Mos kthim parash në arkë dhe bileta avioni për kontribuesit e jashtëm

Sipas KLSH-së, Akademia e Shkencave ka dhënë mijëra euro paradhënie për punonjësit e dërguar me shërbim jashtë vendit pa urdhrin e nëpunësit autorizues.

“Mandat pagesa nr. 17 – 18, datë 10.05.2022 janë dhënë parapagim ndaj E.P dhe Sh.S në vlerat 1697 euro dhe 280 euro, për pjesëmarrje në aktivitete jashtë vendit, për këtë veprim nuk ka autorizim nga nëpunësi autorizues“.

Sipas KLSH-së nuk ka asnjë dokument shoqërues që të shpjegojë aktivitetin që është kryer. Ndërsa, edhe pse vetë Akademia zhvillon procedura prokurimi për blerje biletash avioni, akademikëve të ftuar në aktivitete të saj, ju janë rimbursuar biletat e avionit.

“Janë kryer rimbursime biletash avioni për akademikë të ftuar, kur vetë Akademia zhvillon procedura prokurimi për blerje biletash (1565 euro dhe 525 usd), vlerë e cila përbën shpenzim jo efektiv të buxhetit të shtetit, pasi nuk janë përdorur fondet me ekonomicitet”,-thotë KLSH-ja.

Ndërkohë, parregullsi të tjera janë venë re edhe me mungesën e dokumentacioneve justifikuese për pagesat e kryera.

Pagesa e koordinatorëve të projekteve është kryer pa relacion shoqërues; kryerja e pagesave për akomodim në hotel është bërë pa specifikuar personat e akomoduar, ndaj rezultojnë 22 mijë euro të pajustifikuara.

“Akademia e Shkencave të vlerësojë dhe analizojë vlerën 2,301,892 lekë e cila rezulton e paargumentuar, ku të përcaktohen shkaqet, arsyet, përgjegjësitë ligjore dhe financiare. Të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për arkëtimin e vlerës nga personat përfitues”.

Mungesë dokumentacioni

Kontrolli i Lartë i Shtetit shprehet se gjatë auditimit nuk është vendosur asnjë dokumentacion për përgatitjen e projekt-buxhetit vjetor, detyrë kjo funksionale e Kryesisë.

“Për vitin 2021, nuk rezulton asnjë dokument i mbledhjeve të kryera nga GMS, ku pjesë e saj janë edhe anëtarët e Kryesisë, për përgatitjen e projekt-buxhetit vjetor. Për periudhën 2022-2023, u konstatua se në përfundim të takimeve të kryera nuk janë mbajtur protokollet e mbledhjeve për vendimet respektive të çdo mbledhjeje, të cilat duhet të ishin regjistruar nga sekretari dhe të vendoseshin në dispozicion të drejtimit të njësisë publike”.

Mos mbajtja e procesverbaleve të mbledhjeve është një shqetësim i shpeshtë i KLSh-së për Akademinë.

Situatë kjo e ndodhur edhe gjatë mbledhjes për ndryshimet në Statutin e këtij institucioni.

“Gjatë auditimit është konstatuar se për mbledhjen e kryer në 09.07.2021 nuk ka një procesverbal të mbledhjes, kjo në kundërshtim me nenin 16 të Ligjit nr. 8480, datë 27.05.1999, duke pasur në vëmendje rëndësinë e mbledhjes për ndryshimet e ardhura të Statutit të institucionit”.

Mungesa e relacionit arsyetues vihet re edhe në kalimin pranë Akademisë së Shkencave të Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA).

“Gjatë auditimit është konstatuar se nuk ka një relacion arsyetues nga Kryesia, mbi riorganizimin e këtyre instituteve, duke pasur në vëmendje se marrja e një vendimi qarkullues, formulohet dhe propozohet nga kryesia dhe më pas u përcillet anëtarëve për konfirmim. Po ashtu nuk ka dokumentacion shoqërues që konfirmon shprehjen e dakordësisë së anëtarëve në rrugë elektronike në kundërshtim me nenin 27, pika 2 e Statutit”.

/Citizens

Etiketa: 240 mijë euroakademia e shkencavekeqpërdorikerkimi shkencorklshKontrolli i Lartë i ShtetitparatëraportiSkender gjinushi

Lajme të lidhura

BOTA

Raporti i WMO: 2025 ndër vitet më të nxehtë në histori

09:19 : 08/11/2025
AKTUALITET

KLSH renditi abuzimet, Xhafaj kërcënon i tensionuar: Do t’ju vijmë për kontroll

14:45 : 06/11/2025
AKTUALITET

“8.2 mln lekë gjobë për 15 kg gjizë”, Braçe: KLSH nxorri në pah qasjen abuzive të Doganave dhe Tatimeve

14:43 : 06/11/2025
AKTUALITET

Mazhoranca braktisi sallën pas raportit të KLSH/ Berisha: Pranuan vjedhjet që kanë bërë

14:00 : 06/11/2025
AKTUALITET

Berisha në Kuvend: Kontrollorit të KLSH iu bë presion se donte të auditonte Kryeministrinë

13:40 : 06/11/2025
AKTUALITET

Kreu i KLSH raporton në Kuvend: Auditimet zbuluan probleme serioze në prokurimet publike

13:04 : 06/11/2025
Para

Urdhër-arrestet për inceneratorin/ Xama: Të vonuara! Ja rolet e Denisa Tollkuçit dhe Ilir Dedjas

TË GJITHA

REL: Migrantët kinezë zgjedhin gjithnjë e më shumë rrugën e Ballkanit për të arritur në BE

14:21 : 12/11/2025

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Arben Agovi

14:12 : 12/11/2025

Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe mbante armë zjarri, arrestohet 49-vjeçari në Lezhë

14:11 : 12/11/2025

Kalaja/ Jam duke pritur të vijë Erion Veliaj

14:03 : 12/11/2025

Rama shpërblen Xhemal Qefalinë, e emëron zv.ministër të Brendshëm

13:56 : 12/11/2025

Deputetët e PD në Komisionin e Burimeve Natyrore, Balluku i shmanget përballjes, nuk shkon në mbledhje

13:45 : 12/11/2025

Përplasje në komision, Balliu-Ceno Klosit: Je hajdut dhe kriminel! Ke kaluar tonelata me drogë në dogana

13:42 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com