• Kontakt
Saturday, September 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Partia Demokratike dhe oferta

21:43 : 12/07/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Partia Demokratike ka denoncuar një pafundësi skandalesh, duke mundur edhe pjesën dërrmuese të medieve, ku shfaqen ato kombëtare dhe RTSh, si televizione me kryeredaktor Edi Ramën. Rreshtohen në varësi qeveritare shumë medie lokale, të cilat e mbajnë spinën në prizën e Kryeministrisë, ministrive dhe Bashkinë e Tiranës.

Kontribut konkurues me opozitën, në shpartallimin e hajdutërisë me emra të pushtetit, kanë dhënë gazetarë të veçantë dhe medie sociale. Protestat e 7 korrikut, 12 nëntorit, 20 shkurtit, 11 korrikut, kulmuan rebelim mijëra shqiptarëve ku kryesonte Tirana. Protestat nëse nuk janë radikale e të dhunshme asnjëherë nuk kanë sjellë dëgjueshmëri. Për më tepër, ndaj një qeverie e kryeministri të çmendur pas pushtimit e parasë së paligjshme.

Afro 10 muaj para zgjedhjeve parlamentare, ata, qytetarët e mbarë vendit kërkojnë ndryshim. Jo rrotacion. Jo këmbim ngjashmërish. Duan një ofertë konkrete me njerëz të besueshëm mundësuesit e ndryshimit.

Ata duan të ndalet masakra e plaçkitjes së pasurive natyrore e nëntokësore, ujore, naftë e minerale, për një grusht shokësh të KM.

Lexo edhe:

Këlliçi flet për garën në Bashkinë Tiranë: Ja kushti që duhet të plotësojë kandidati i PD

“Nuk ka zgjedhje, thirrini mendjes”/ Bushati kundër pjesëmarrjes së opozitës në garën e Tiranës

Duan pronarët të mos asgjësohen nën etiketën e investitorit strategjik dhe të mbeten me gisht në gojë, nga trashëgimia e të parëve blerë me mund dhe gjak, ndërsa oligarkë kombëtarë dhe të huaj, bashkë me ortakët mafiozë, ngrenë kalatë e qejfit mbi tokat e tyre.

Duan në.spital të mos i vrasin, por tu mundësojnë mjekim, shërim e lehtësim vuajtjesh të shëndetit, shërbim i kthyer nga taksat e paguara. Jo të bëhen lëndë e parë klinikash private, të tutorëve të institucioneve nëpër ministri e qeveri. Njëlloj si ekzekutimet me një mijë dhe 2 mijë euro nata, në pandeminë Covid.

Duan ilaçe me standarde cilësie të vendeve BE, jo magazina të mafies së barnave prodhuar bodrumeve të kontrabandës.

Duan mbështetje për bujqësinë fermerët jo shpërndarjen e këtyre parave për e vila e saraje servilësh të oborrit të Ramës.

Duan lulishte e hapësira të gjelbërta nëpër lagje, parqe argëtimi për fëmijë, e çlodhje për të moshuar në këmbim të betonit në çdo rrugicë duke prodhuar fjetore betoni.

Duan Bashki që nuk privatizohen nga kryetarët e vasalët e tyre e më pas zhgrapin çdo qindarkë publike.

Duan parkime për makinat e jo të vriten se u gërvishtën se vendpushimin e zë komshiu që vjen më herët.

Duan shkolla, ku mësuesi nuk shet drogë, provimet nuk janë zarfa, drejtuesit nuk janë analfabetë partie, e rankuesi Pisa mos na saldojë në vend të fundit, si prodhues idiotësh.

Duan investimet publike të mos kthehen në miniera ari për qeveritarë, deputetë, KM, oborrin e tij, biznesmenët e tij, e të zhvasin miliarda dollarë duke varfëruar deri në mjerim taksapaguesit e dërrmuar.

Duan një Polici Shteti, rend e siguri, ku drejtuesit sipas Prokurorisë e Partnerëve, të mos jenë trafikantë e vrasës kriminelë, banditë miliarderë, më të poshtër se keqbërësit.

Duan drejtësi ku Prokurorë e Gjyqtarë mos mbajnë kokën varur nga Partia dhe Ambasadat, mos zullumosen me Krimin e Organizuar, siç sky-encrot dëshmojnë horroret

Duan që 200 mijë dosjet kapicë nëpër gjykata, mos krimbosen nga pordhët e zyrtarëve të rënduar të drejtësisë, të mos presin 10 e 20 vite e të vdesin pa marrë të drejtën, por të gjenden mundësi emergjente për zgjidhje.

Duan që prokurorë, gjyqtarë, oficerë policie, zyrtarë administrate, punonjës profesionistë, të larguar me urdhër partie e ambasadash padrejtësisht të kthehen në detyra, e të rishikohen dosjet e atyre që kanë kaluar nga porositë e pushtetit.

Duan të mos jenë kampionë në hashash, heroinë, kokainë, mashtrime financiare, vrasje, Krim të Organizuar, Mafie, por të kenë ekonomi prodhuese, turizëm, agroturizëm, bujqësi e industri përpunuese, ku milionat false të turistëve të mos marrin bukë e djathë me vete.

Duan ndëshkimin e çdo pushtetari edhe zyrtari të çdo niveli kur ai është ligjshkelës e keqbërës. Madje edhe njerëz të drejtësisë veprues me urdhër, apo mosveprues, duhet të përballen.

Duan një mundësi të mos e zbrazin deri në fund vendin e tyre. Të jetojnë e punojnë aty. Të mos u bjerë infrakt kur të vijë dita e rrogës apo më largqoftë e pensionit. Duan të vazhdojnë të flasin shqip. Të mos mësojnë gjuhë kineze, afgane, persisht, indisht, filipinase, thjesht për të folur me komshiun e ngulur afër tyre nga qeveria, pasi ka shkulur nga aty, mbi gjysmën e shqiptarëve.

Duan e meritojnë më shumë e për këtë edhe duhet të luftojnë.

Opozita, PD, duhet të flasë konkretisht. E për këtë duhen njerëz jo thjesht rrogtarë në Kuvend me emrin deputet. Nuk duhen sherrosur e intrigosur kush të jetë në listë, të mbrojë bizneset e shtojë ato edhe me ortakëri kundërshtarët, po kush mundet të bëjë realitet listën e mundësive për qytetarët.

Kriteret janë aty. Mos listohen hajdutë, të lidhur me korrupsion e krim, me interesa biznesi bashkë me kundërshtarët politikë, mos jenë derdimenë, e servilë shefash kryesorja, Të Duan Shqipërinë.

Duhen njerëz me fibër politike me këllqe për të bërë ndryshimin e domosdoshëm. Duan të gjejnë këtu, atë që gjejnë atje ku ikin, nga grykë-paaftësia e të votuarve prej tyre.

Etiketa: Basir ÇollakuofertaPartia Demokratikeskandaletzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këlliçi flet për garën në Bashkinë Tiranë: Ja kushti që duhet të plotësojë kandidati i PD

22:00 : 26/09/2025
AKTUALITET

“Nuk ka zgjedhje, thirrini mendjes”/ Bushati kundër pjesëmarrjes së opozitës në garën e Tiranës

08:52 : 26/09/2025
AKTUALITET

Zvarritja e zgjedhjeve të pjesshme vendore, PS me standarde të dyfishta

17:58 : 25/09/2025
AKTUALITET

Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë

12:32 : 25/09/2025
AKTUALITET

Xhaferri i gatshëm të garojë për Bashkinë e Tiranës: Bëj çdo sacrificë për demokratët!

20:44 : 24/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet në Tiranë, Rama: Patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjeve

18:40 : 24/09/2025
Para

Carvajal në rolin e agjentit: Mundohem të bind Rodrin të bashkohet me Realin

TË GJITHA

Drogë me postë nga Kanadaja/ Arrestohet 22-vjeçari në Vorë, identifikohet edhe porositësi

10:05 : 27/09/2025

Osmani takohet me Trumpin: Aleanca me SHBA-në, bosht i pathyeshëm

09:52 : 27/09/2025

Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e lë Kosovën pa zë ndërkombëtar, Kushtetuesja duhet të respektohet

09:42 : 27/09/2025

Kush janë dy njerëzit që çuan në SPAK kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isain?

09:26 : 27/09/2025

Këmbimi valutor 27 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:12 : 27/09/2025

Tarifat amerikane për barnat, reagon BE: Marrëveshja na mbron

08:59 : 27/09/2025

U vra në Tepelenë, biznesmeni italian kishte shkuar për gjah

08:40 : 27/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com