• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kryeministri hungarez Orban takon ish-presidentin Trump

19:00 : 12/07/2024
në BOTA

Kryeministri hungarez Viktor Orban u takua të enjten me ish-presidentin amerikan Donald Trump, me të cilin siç u shpreh një zëdhënës i qeverisë në Budapest, diskutoi mbi “mundësitë e arritjes së paqes” dhe armëpushimin në Ukrainë.

Takimi u zhvillua në rezidencën e ish-presidentit Trump “Mar-a-Lago në Florida “si ndalesa e radhës e misionit të paqes të zotit Orban”, tha zëdhënësi i kryeministrit. “Diskutimi ishte mbi mundësitë e arritjes së paqes”.

Udhëheqësi nacionalist Orban, një mbështetës i zotit Trump, gjatë dy javëve të fundit zhvilloi vizita të papritura në Kiev, Moskë dhe Pekin, në atë që e cilësoi si “mision paqeje”, një nismë që zemëroi aleatët e NATO-s.

Disa anëtarë të NATO-s, të shqetësuar veçanërisht nga takimi i zotit Orban me presidentin rus Vladimir Putin, thanë se takimi i dha legjitimitet Putinit në një periudhë kur Perëndimi synon izolimin e tij për shkak të agresionit kundër Ukrainës.

Zoti Orban udhëtoi drejt Kievit para vizitës në Moskë, por nuk përmendi planet e tij për të udhëtuar drejt Rusisë gjatë takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Zoti Zelenskyy hodhi poshtë ambiciet e zotit Orban për të luajtur rolin e ndërmjetësuesit të paqes.

Lexo edhe:

Trump kërkon shkarkimin e guvernatores së Rezervës Federale

VIDEO/ Trump “e bën rrugë”, ngatërron sërish Shqipërinë me Armeninë: Zgjidha luftën mes tyre!

“Jo të gjithë udhëheqësit mund të zhvillojnë negociata. Duhet të kesh fuqi për ta bërë një gjë të tillë”, tha zoti Zelenskyy gjatë një konference shtypi në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Uashington.

I pyetur mbi nismën e zotit Orban, këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan tha se Ukraina shqetësohet me të drejtë rreth çdo përpjekjeje për të negociuar arritjen e marrëveshjes së paqes pa përfshirë Kievin.

“Çfarëdo aventure që ndërmerret pa pëlqimin ose mbështetjen e Ukrainës, nuk është në përputhje me politikën tonë, politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”, tha zoti Sullivan.

Misioni i paqes, siç e ka cilësuar nismën e tij zoti Orban, ka zemëruar edhe shumë anëtarë të Bashkimit Evropian, presidencën e së cilës Hungaria e mori në fillim të këtij muaji.

Ambasada hungareze në Uashington nuk pranoi të komentojë takimin e planifikuar me zotin Trump, për të cilin u raportua fillimisht në agjencinë ‘Bloomberg’.

Zoti Orban mori pjesë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s të organizuar nga presidenti demokrat Joe Biden. Përfaqësuesit e Hungarisë shprehën kundërshtimin e tyre ndaj qëndrimeve kyçe të NATO-s, por nuk bllokuan aleancën në ndërmarrjen e vendimeve.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto i tha agjencisë së lajmeve Reuters të mërkurën se Hungaria beson se një presidencë e dytë e republikanit Trump do të rriste shpresat për arritjen e paqes në Ukrainë.

Sipas zotit Szijjarto, kryeministri Orban shpresonte t’i jepte fund luftës përmes bisedimeve për paqe me Rusinë dhe Ukrainën.

Zoti Trump ka thënë se nëse fiton në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, do t’i japë fund luftës, por nuk ka ofruar një plan të detajuar se si do të mund ta arrinte këtë. Reuters njoftoi muajin e kaluar se këshilltarët e ish-presidentit i kishin paraqitur atij një plan për t’i dhënë fund luftës pjesërisht, duke kushtëzuar ndihmën e ardhshme për Kievin me angazhimin e Ukrainës në bisedimet për paqe.

Në muajt e fundit, zyrtarë të huaj kanë kërkuar rregullisht takime me zotin Trump dhe këshilltarët e tij kryesorë, për të diskutuar politikën e tij të jashtme, nëse ai fiton ndaj presidentit Biden në zgjedhjet e 5 nëntorit. Sondazhet tregojnë se republikani Trump po zgjeron epërsinë e tij ndaj zotit Biden.

Një nga këshilltarët e zotit Trump, Keith Kellohh, është takuar me disa zyrtarë të lartë të huaj në kuadër të takimit të nivelit të lartë të NATO-s, njoftoi Reuters këtë javë.

Zemërimi i aleatëve të NATO-s

Kryeministri hungarez Orban u duk i izoluar në hapje të një takimi që kishte në qendër Ukrainën, në ditën e fundit të takimit të nivelit të lartë të NATO-s . Ai po qëndronte vetëm, ndërsa urdhëheqësit e tjerë bisedonin së bashku.

Dy diplomatë evropianë i thanë agjencisë Reuters se aleatët e NATO-s ishin të zemëruar me veprimet e zotit Orban në takim, por theksuan se ai nuk po bllokonte aleancën nga ndërmarrja e veprimeve për Ukrainën.

Shumë udhëheqës të Bashkimit Evropian e bënë të qartë se zoti Orban nuk po fliste në emër të bllokut, gjatë diskutimeve mbi luftën në Ukrainë.

“Nuk mendoj se ka kuptim të bisedojmë me regjimet autoritare që po shkelin ligjin ndërkombëtar”, tha presidendi finlandez Alecander Stubb.

Hungaria pati pashtu një qëndrim ndryshe nga aleatët e saj të NATO-s sa i përket Kinës, për të cilën aleanca tha se po ndihmon luftën e Rusisë dhe paraqet sfida për sigurinë. Hungaria nuk dëshiron që NATO-ja të bëhet një bllok “anti-Kinë” dhe nuk do ta mbështesë arritjen e këtij synimi, tha të enjten ministri i Jashtëm hungarez./Voa

Etiketa: donald trumpVictor Orban

Lajme të lidhura

BOTA

Trump kërkon shkarkimin e guvernatores së Rezervës Federale

19:13 : 18/09/2025
BOTA

VIDEO/ Trump “e bën rrugë”, ngatërron sërish Shqipërinë me Armeninë: Zgjidha luftën mes tyre!

17:37 : 18/09/2025
BOTA

“Putin më ka zhgënjyer!” Trump nga Londra: E ndjej detyrim të zgjidh luftën në Ukrainë

17:12 : 18/09/2025
BOTA

Steve Bannon: Vrasësi i Kirk nuk veproi i vetëm, hetimet të lidhen me atentatin ndaj Trump

20:40 : 17/09/2025
BOTA

Trump thyen protokollin në Britani, u vonua 21 minuta dhe nuk u përkul para çiftit mbretëror

17:53 : 17/09/2025
BOTA

Trump vizitë dy ditore në Londër, pritet nga Mbreti Charles III dhe Kryeministri Starmer

08:20 : 17/09/2025
Para

Protesta/ Këlliçi: U dha mesazhi për qeveri teknike dhe lirim të kreut të opozitës

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com