• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kosova me 1,58 milionë banorë. Serbët bojkotuan censin, paralajmërohen gjoba

20:25 : 12/07/2024
në AKTUALITET, RAJONI

Kosova ka 1 586 659 banorë rezidentë; prej tyre 50,1% janë meshkuj ndërsa 49,9% janë femra. Në krahasim me vitin 2011 ka një tkurrje prej rreth 200 mijë banorësh. Këto janë rezultatet paraprake të censit që u zhvillua për 7 javë në territorin e Kosovës, ndërsa regjistrimi online për diasporën po vijon.

Prishtina me mbi 227 mijë banorë, Prizreni me mbi 147 mijë dhe Ferizaj me mbi 109 mijë janë komunat më të populluara. Fushë-Kosova ishte komuna që kishte rritjen më të madhe të popullsisë, ndërsa rënien më të madhe Kamenica. Mosha mesatare është rritur me mbi 4 vjeç në krahasim me regjistrimin e vitit 2011 dhe tani është 34,8.

Rezultatet u vlerësuan shumë të rëndësishme dhe të nevojshme për të adresuar në mënyrë të saktë nevojat e të gjithë qytetarëve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha: “Nxjerrja e të dhënave të shumta, të plota dhe të sakta do t’u mundësojë të gjithë shfrytëzuesve dhe vendimmarrësve, duke filluar nga niveli lokal e qendror, por edhe për organizatat donatore e investitorët prospektivë për orientimin e politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët”.

Në komunat veriore me shumicë serbe Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq e Mitrovicë e Veriut pati një bojkotim të procesit në masë të madhe. Ndërsa në komunat e tjera me shumicë serbe në pjesën tjetër të vendit procesi ka shkuar mirë përveç në Novobërdë. Megjithatë, Agjencia e Statistikave tha se e ka mostrën e duhur për të nxjerrë rezultatin final edhe për këto komuna: “ASK e ka një teknologji se cilat objekte e cilët persona janë regjistruar dhe ata që nuk janë regjistruar dhe do të punojmë gjatë këtyre muajve. Ata që nuk janë regjistruar ende figurojnë me të kuqe, që nuk është bërë vlerësimi dhe ne do të angazhohemi gjatë kësaj periudhe dhe do ta bëjmë atë nën regjistrim për komunën e Novobërdës edhe për komunat në veri me të dhënat preliminare”.

Lexo edhe:

Osmani për DW: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Osmani: Nëse s’ka marrëveshje për qeverinë, do të ftoj partitë për krijimin e shumicës

Duke qenë se regjistrimi ishte obligim ligjor për ata që e kanë bojkotuar do të ketë gjoba. Lista Serbe ka bërë thirrje publike në drejtim të serbëve të Kosovës për të mos e kryer regjistrimin.

Avni Kastrati, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, shprehet: “Do të shpallim gjobat duke filluar prej atyre që kanë dalë publikisht kundër regjistrimit. A do gjobitën serbët e veriut? Dikush tjetër ka bërë thirrje në emër të atyre, sigurisht dënimi shkon te Lista Serbe”.

Në rezultatet paraprake nuk u dhanë të gjitha të dhënat si ndarja etnike e popullisë, religjioni, edukimi, punësimi apo edhe të dhënat për dëmet e luftës. Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen në muajin dhjetor. / A2 CNN

Etiketa: CensiKosovarezultatet

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani për DW: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

16:07 : 25/10/2025
RAJONI

Osmani: Nëse s’ka marrëveshje për qeverinë, do të ftoj partitë për krijimin e shumicës

21:07 : 24/10/2025
RAJONI

Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti

15:44 : 24/10/2025
RAJONI

Behgjet Pacolli jep dorëheqjen nga drejtimi i Aleancës Kosova e Re, emërohet pasuesi i përkohshëm

22:05 : 23/10/2025
RAJONI

Çfarë ndodh nëse Kosova nuk e miraton në kohë buxhetin e vitit të ardhshëm?

20:59 : 23/10/2025
RAJONI

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova nuk e miraton në kohë buxhetin e vitit të ardhshëm?

14:37 : 23/10/2025
Para

Protesta/ Berisha: Dje nisi beteja pa kthim për qeveri teknike

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com