• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Mickovski paralajmëron luftë të ashpër kundër korrupsionit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski, paralajmëron luftë të ashpër kundër korrupsionit dhe reforma në gjyqësor.

09:12 : 10/07/2024
në RAJONI

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski, i cili drejton delegacionin e Maqedonisë së Veriut që po merr pjesë në Samitin e NATO-s në Uashington, shfrytëzoi rastin të prezantojë disa tema të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut me interes për rajonin e gjërë. Në ligjeratën e mbajtur në universitetin Johns Hopkins, kryeministri Mickovski ka paralajmëruar një luftë të pakompromis ndaj korrupsionit. Nëse duam të ketë drejtësi duhet shkatërruar koalicioni mes disa politikanëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe elitës së biznesit, tha Mickovski.

Hristijan Mickoski duke folur në universitetin Johns Hopkins
Hristijan Mickoski duke folur në universitetin Johns HopkinsFotografi: Government of North Macedonia

“Ne duhet të ballafaqohemi me krimin dhe korrupsionin nëse duam të zhvillojmë shtetin tonë për brezin e ardhshëm. Ka një koalicion të madh ndërmjet elitave të caktuara politike, gjykatësve, prokurorëve dhe elitave të biznesit dhe ne duhet ta shkatërrojmë atë koalicion, nëse duam ta zhvillojmë shtetin tonë dhe nëse duam të sjellim drejtësi siç duhet të jetë. Në të kundërtën, do të dështojmë si të gjithë paraardhësit tanë dhe do të humbasim”, tha  Hristijan Mickoski.

Përplasje për reformat në gjyqësor

Mickoski nuk ka lënë pa përmendur edhe çështjen më të nxehtë për reforma në gjyqësor, respektivisht për shpërndarjen e Këshillit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Për këtë nismë të kryeministrit, ai u përplas me ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në vend, të cilët deklaruan se me këtë, pushteti ekzekutiv përzihet në punët e pushtetit gjyqësor.

Lexo edhe:

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

“Korrupsioni në Shqipëri do të transferohet te Diella”

Hristijan Mickoski në bisedë me Richard Grenell
Hristijan Mickoski në bisedë me Richard GrenellFotografi: Nordmazedonischer Premierminister Hristijan Mickoski

“Shpërndarja e organeve të pavarura gjyqësore ishte premtim parazgjedhor i VMRO-DPME-së, dhe e njëjta është bërë pjesë e programit qeveritar. Reformat në gjyqësor, qeveria do t’i bëjë edhe nëpërmjet miratimit të ligjeve të reja për  Procedurë Penale, Prokurori por edhe miratimit të Kodit të ri Penal. Nëpërmjet tyre, parashikohet të parandalohet ndikimi dhe nepotizmi në procedurat për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, është shprehurkryeministri Mickovski.

Raportet e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë dhe Greqinë

Kryeministri Hristijan Mickoski u prononcua edhe për fillimin e negociatave për anëtarësimin e RMV-së në BE. Ai me këtë rast ka theksuar se nuk ka garanci për një kërkesë përfundimtare në bisedimet me Bullgarinë.

“Ne nuk do të jemi të gatshëm të fillojmë negociatat, nëse nuk përfshijmë në Kushtetutë disa qindra qytetarë tanë, që do të thotë se ata janë pjesë e pakicës bullgare në Maqedoni. Kush mund të na garantojë se kjo është kërkesa e fundit e Bullgarisë.

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, deputetët me flamurin maqedonas dhe atë të BE-së
Në rrugën drejt BE-së Maqedonia e Veriut përballet me pretendime nga Bullgaria dhe GreqiaFotografi: Ognen Teofilovski/REUTERS

Në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg kemi 14 vendime që thonë se janë shkelur të drejtat e komunitetit maqedonas në Bullgari. Dhe këtu shtrohet një pyetje logjike se kujt i shkelen të drejtat”, tha Mickoski. Duke folur për veton e Bullgarisë, ai theksoi se duhet të diskutohet për marrëdhënie reale të mira fqinjësore, por ato të jenë të dyanshme.

“Ne do të mbrojmë interesat tona, jemi të gatshëm të diskutojmë argumentet, t’i paraqesim ato, të shohim se argumentat e kujt do të mbizotërojnë. Qytetarët e Maqedonisë kanë kontribuar për perspektivën evropiane si askush më parë”, deklaron kryeministri Mickoski.

Që nga ardhja e qeverisë së Mickoskit në pushtet ka pasur përplasje verbale edhe me fqinjin jugor, Greqinë sa i përket përdorimit të emrit të ri të shtetit dhe respektimin e marrëveshjes së Prespës. Në samitin e NATO-s në Uashington pritet të ketë një takim të drejtëpërdrejtë midis kryeministrave Micotakis dhe Mickovski./DW

Etiketa: Hristijan MickovskikorrupsionKryeministri i Maqedonisë së Veriut

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

20:02 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Korrupsioni në Shqipëri do të transferohet te Diella”

10:07 : 17/09/2025
AKTUALITET

Vangjush Dako do të rikthehet në qeli vetëm për 11 ditë burgim

18:22 : 16/09/2025
AKTUALITET

SPAK dërgoi dosjen për gjykim, Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:41 : 11/09/2025
AKTUALITET

Ergys Verdho i hekurudhave, drejtori i Ramës që transferoi mln Euro korrupsioni drejt Europës

11:03 : 09/09/2025
AKTUALITET

Mori ryshfet për të ndikuar tek gjyqtari/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim avokatin Bardhi Koçi

10:17 : 06/08/2025
Para

Jugu i Shqipërisë në flakë, Greqia dërgon dy helikopterë për shuarjen e zjarreve

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com