• Kontakt
Saturday, September 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kullat e miratuar nga KKT/ Lëvizja Bashkë: Tirana, kantier për oligarkët dhe krimin e organizuar

17:42 : 09/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

“Lëvizja Bashkë” e drejtuar nga Arlind Qori ka reaguar në lidhje me 44 lejet e ndërtimit të miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), ku më kryesoret janë lejat për ndërtimin e një kulle 65 kati mbi tokë dhe gjashtë kate nën tokë në Bulevardin e Ri në Tiranë, si dhe ndërtime në rrugën “Dritan Hoxha” kudo të jetë me 35 katë si dhe në rrugën “Teodor Keko”, për ndërtimin e një ndërtese me 50 kati mbi tokë.

Në një reagim në rrjetet sociale, “Lëvizja Bashkë” shprehet se këto vendime ngrenë shqetësime serioze për vazhdimin e pastrimit të parave të krimit të organizuar.

Më tej deklarohet se procesi i miratimit të lejeve të ndërtimit është karakterizuar nga mungesa e transparencës dhe konsultimit me publikun.

“Vendimet merren në fshehtësi dhe pa përfshirjen e banorëve të zonave të prekura. Kjo mungesë transparence krijon dyshime për korrupsion dhe konflikt interesi, duke favorizuar një numër të vogël oligarkësh dhe drejtuesit e krimit të organizuar.” – thuhet në reagim.

“Lëvizja Bashkë” i bën thirrje SPAK-ut që të veprojë me vendosmëri dhe urgjencë për të hetuar të gjitha lejet e ndërtimit në Tiranë, duke siguruar që çdo shkelës të ndëshkohet.

Lexo edhe:

Shpërndau video personale të një vajze, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Tiranë/ Konsumoi shumë ilace, 28-vjeçarja përfundon në spital

Reagimi i plotë:

TIRANA, KANTIER PËR OLIGARKËT DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Lejet e fundit të ndërtimit të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), ngrenë shqetësime serioze për vazhdimin e pastrimit të parave të krimit të organizuar. Tani radhën për të hipur në fronin e kullës më të lartë në Shqipëri e ka biznesmeni Shkëlqim Beshiri, i cili do të ndërtojë një kullë me 65 kate në Bulevardin e Ri. Me këtë objekt, Shkëlqim Beshiri zbret nga froni Agron Papulin me 60-katëshin e tij në Rrugën e Kavajës.

Procesi i miratimit të lejeve të ndërtimit është karakterizuar nga mungesa e transparencës dhe konsultimit me publikun. Vendimet merren në fshehtësi dhe pa përfshirjen e banorëve të zonave të prekura. Kjo mungesë transparence krijon dyshime për korrupsion dhe konflikt interesi, duke favorizuar një numër të vogël oligarkësh dhe drejtuesit e krimit të organizuar.

Hetimet e fundit nga SPAK-u për projektin “Mali i Tiranës” janë për pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Ky hetim është një ndër rastet e rrallë ku dyshimet për aktivitetet e paligjshme në sektorin e ndërtimit janë adresuar me seriozitet. Dyshimet për pastrim parash përfshijnë lidhje komplekse mes biznesmenëve dhe politikanëve të fuqishëm, ku aktorë të ndryshëm kanë shfrytëzuar këtë projekt për të legalizuar fonde të paligjshme. Kjo çështje është denoncuar vetëm nga Lëvizja BASHKË, e cila ka treguar kurajo dhe këmbëngulje në luftën kundër korrupsionit dhe betonizimit të Tiranës.

Sekuestrimi i aseteve të ndërtuesit Elman Abule, një tjetër rast i denoncuar nga Lëvizja BASHKË, ka zbuluar lidhjet e tij të ngushta me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Abule akuzohet për pastrim parash, dhe ky veprim i Prokurorisë së Tiranës ka hedhur dritë mbi mënyrat se si fondet e paligjshme mund të jenë integruar në projekte të mëdha ndërtimi në kryeqytet. Ky rast përforcon dyshimin e arsyeshëm për përfshirjen e zyrtarëve të lartë në skemat e pastrimit të parave, duke theksuar nevojën për një transparencë më të madhe dhe mbikëqyrje të rreptë në proceset e miratimit të lejeve të ndërtimit. Lëvizja BASHKË mbetet e vetmja parti politike dhe nga të paktët zëra publikë që vazhdon të sfidojë status quo-në dhe të kërkojë llogaridhënie për këto çështje të ndjeshme.

Është e qartë se mungesa e reagimit nga aktorët kryesorë politikë dhe media ka krijuar një atmosferë të pandëshkueshmërisë për ata që abuzojnë me pushtetin dhe interesat publike. Prandaj, ne i bëjmë thirrje SPAK-ut të veprojë me vendosmëri dhe urgjencë për të hetuar të gjitha lejet e ndërtimit në Tiranë, duke siguruar që çdo shkelës të ndëshkohet. Vetëm përmes një hetimi të plotë dhe të drejtë mund të garantojmë që Tirana të bëhet qytet i jetueshëm.

Etiketa: kantierkrimin e organizuarkullatLevizja "Bashke"oligarkëtTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërndau video personale të një vajze, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

14:34 : 26/09/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Konsumoi shumë ilace, 28-vjeçarja përfundon në spital

14:04 : 26/09/2025
AKTUALITET

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

12:07 : 26/09/2025
AKTUALITET

EMRAT-VIDEO/ Zbulohet një magazinë ku përgatitej drogë për shitje në Tiranë, 5 të arrestuar

10:39 : 26/09/2025
AKTUALITET

“Nuk ka zgjedhje, thirrini mendjes”/ Bushati kundër pjesëmarrjes së opozitës në garën e Tiranës

08:52 : 26/09/2025
AKTUALITET

Mashtrimi te “Myslym Shyri”, i dha tokën për pallat e për vete ngeli me ‘gisht në gojë’

21:11 : 25/09/2025
Para

Turi i parë kualifikues, dy ekipe shqiptare nisin sot aventurën në Champions League

TË GJITHA

Horoskopi, 27 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 26/09/2025

EMRI/ Kush e shkaktoi aksidentin tragjik ku humbi jetën vëllai i Gjestit

22:59 : 26/09/2025

Gazetari: Mjekët e QSUT dërgojnë pacientët me tumor në privat për kryerjen e biopsisë

22:54 : 26/09/2025

Trump: I hapur për furnizimin e Ukrainës me “Tomahawk” për të goditur objektiva në Rusi

22:53 : 26/09/2025

Policia blindon Vlorën, detajet e para

22:38 : 26/09/2025

I dënuar për krime lufte në Kosovë, lirohet para kohe gjenerali serb

22:31 : 26/09/2025

Emri i Elon Musk shfaqet në dosjet e Jeffrey Epstein

22:27 : 26/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com