Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë shefin e Departamentit të Marketingut në Fakultetin e Ekonomisë, Mirdaim Axhami.
Mësohet se Gjykata në seancën e sotme caktoi masën e sigurisë ndalim të daljes jashtë vendit për Axhamin, i arrestuar pak ditë më parë për goditjen e vartëses së tij, pedagoges Liljana Billa.
Ashtu si Gjykata dhe Prokuroria e Tiranës ‘ishin në një mendje’ në lidhje me ngjarjen e pak ditëve më parë në ambientet e fakultetit Ekonomik.
Axhami në Fakultetin e Ekonomisë është zgjedhur shef departamenti pa garë.