• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KQZ shtyn vendimin për mandatin e Belerit, avokatja: T’i jepet mundësia që të paraqitet në seancë

11:53 : 04/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shtyrë vendimin në lidhje me vlefshmërinë për mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Avokatja e Fredi Belerit, gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, ka kërkuar që ky i fundit të dëgjohet në seancë, pasi sipas saj,  nuk është njoftuar për këtë procedurë.

Ajo u shpreh se koha 24 orë nga marrja e njoftimit ka qenë e pamjaftueshme për Belerin për tu njohur me çështjen.

Ndër të tjera, ajo tha se nuk ka tagrin e plotë për të thënë fjalën e fundit për klientin e saj, duke kërkuar kështu që ai të jetë prezentë në seancë.

Pjesë nga diskutimi:

Lexo edhe:

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

Vendimi/ Celibashi nuk e regjistron Gjergji Nikën si kandidat për Bashkinë e Vlorës

Ilirjan Celibashi: Ju jeni dukë thënë që subjekti vete deklarues ose personi i interesuar nuk ka marrë njoftim dhe nuk ka dijeni për këtë procedure. Kjo procedurë nuk ka përfunduar ne jemi në shqyrtim, në proces administrativ. Përtej kësaj, ju e përfaqësoni apo jo? Nëse nuk e përfaqësoni zotin Beleri është një çështje tjetër. Nëse keni ardhur këtu si përfaqësuese e tij, mendoj se i keni të gjithë tagrat për ta përfaqësuar. Nëse kërkoni që tej asaj që këni tagrat doni që ai të thotë diçka?

Avoktja: Unë i kam tagrat për të nënshkruar aktet e përfaqësimi që kam dorëzuar, i datës së djeshme. Por njoftimi i KQZ, është bërë në faqen publike të saj dje mbasdite dhe afati nga dje deri sot ka qenë shumë i shkurtër për zotin Beleri për tu njohur. Unë kam tagrin për ta përfaqësuar, por jo të jap fjalën e fundit. Ajo është ekskluziviteti i tij, kam tagrin për ta përfaqësuar sipas akteve, por në kushtet që jemi afati 24 orë i lënë nga KQZ është shumë shkurtët të njihet me procesin dhe të japi mendimin e tij. Unë nuk kam pasur mundësi të konsultohem me klientin  në kushtet kur afati ishte 24 orë, nga dje në sot. Do të ishte për një hetim të plote, të njoftoni me shkrese në IPVP ku ndodhët dhe ti jepet mundësia nëse do të paraqitet personalisht pranë KQZ e të shpreh mendimin e tij.

Celibashi: E kuptova që e keni tagrin e përfaqësimin jo të plotë nga Beleri. Do të pranojmë këtë që mua të më jepet e drejta që Beleri të dëgjohet. Nuk ka shqyrtim administrativ, ai fillon tani. Nëse kërkoni që ai të jetë prezent, nuk ka asnjë lloj problemi, ne e shtyjmë

Avokatja: Unë kërkoj që atij ti respektohet e drejta për tu njoftuar

Celibashi: Është njoftuar, ne njoftimet i kemi dërguar ditë më përpara, ai ka dijeni për seancën.

Avokatja: Në dijeninë time në IEVP, nuk është dorëzuar asnjë shkresë

Celibashi: Ju nga jeni në dijeni?

Avokatja: Nga televizori, mora prokurë dhe më kanë njoftuar që nuk ka njoftim për seancën e sotme.

Mandati i Fredi Belerit pritet të shpallet i pavlefshëm, pas vendimit të formës së prerë nga gjykata, gjë e cila do i hapte rrugë zgjedhjeve të reja për Bashkinë e Himarës.

Kryeministri Edi Rama pritet të kandidojë ish-ministrin e LSI-së, Vangjel Tavo, me të cilin ka filluar prej kohësh fushatën, duke e emëruar dhe prefekt të Qarkut Vlorë. Ndërsa nga krahu i PBDNJ-së së Vangjel Dules po përflitet emri i Petros, djalit të Fredi Belerit.

Beleri u arrestua më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve, me dyshimet e korrupsionit zgjedhor, teksa u bë kandidati i parë në zgjedhjet lokale që fiton zgjedhjet nga qelia, teksa garonte për Bashkinë e Himarës nën siglën e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.

Por pavarësisht se u njoh mandati i tij si kryebashkiak, Beleri nuk arriti të merrte zyrtarisht detyrën pasi nuk u lejua të betohej para Këshillit Bashkiak. Arrestimi i Fredi Belerit shkaktoi tensione të ashpra mes Athinës dhe Tiranës, ku Greqia e ka konsideruar si një arrestim politik, po ashtu edhe si opozita në vendin tonë.

Veç si kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është zgjedhur edhe deputet i Parlamentitn Europian nga partia “Demokracia e Re” e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ai arriti të merrte 237 mijë vota, eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen.

Etiketa: avokatjabeleriKQZmandati

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

14:52 : 26/10/2025
AKTUALITET

Vendimi/ Celibashi nuk e regjistron Gjergji Nikën si kandidat për Bashkinë e Vlorës

13:16 : 26/10/2025
AKTUALITET

Humbi për 1 votë mandatin në Kushtetuese, caktohet data për shqyrtimin e kërkesës së Llagamit

15:33 : 20/10/2025
RAJONI

Aksident i rëndë në Ferizaj, lëndohen 5 anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve

15:38 : 18/10/2025
AKTUALITET

“Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve

19:18 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Begaj, mashë e Ramës”/ Kaso: Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Kushtetueses për llogari të ekzekutivit

20:39 : 15/10/2025
Para

Prangosja e Beqajt/ Urdhër-arresti dhe për Gazmend Haxhian dhe menaxherin e futbollit Elton Marini

TË GJITHA

Telefoni i Berberit të ARRSH zbuloi aferat korruptive dhe çoi SPAK-un tek Balluku

16:09 : 26/10/2025

Moti i keq përfshin Durrësin, era e forë shkëput kullën me fener sinjalizues

16:00 : 26/10/2025

Tensionet SHBA-Venezuelë, mbërrin në brigjet e Trinidad aeroplanmbajtësja amerikane

15:53 : 26/10/2025

Moti i keq prek edhe Kukësin/ Gurë dhe inerte në rrugë, vështirësi për qarkullimin e mjeteve

15:38 : 26/10/2025

VIDEO/ Kjo është reklama që provokoi Trumpin dhe shkaktoi ngrirjen e bisedimeve SHBA-Kanada

15:30 : 26/10/2025

U aksidentuan në aksin Korçë-Pogradec, turistët francezë dërgohen drejt Traumës

15:24 : 26/10/2025

VIDEO/ Rrëmbyen dhe i grabitën 64 mijë euro çiftit italian, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar

15:10 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com