• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lala “zbërthen” hetimin për Beqajn: Abuzim me 8 tendera, pronar ‘de facto’ i restorantit

22:01 : 04/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar arrestimin e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili dyshohet nga SPAK për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe fshehje të pasurisë.

Lala shpjegoi se hetimi ka nisur në momentin që Beqja kishte një masë sigurie për aferën e sterilizimit, por në rastin konkret çështja lidhet me detyrën e tij si kreu i SPASPAK, një agjenci që menaxhon ndër të tjera edhe fondet e Bashkimit Europian për Shqipërinë.

Lala shpjegoi se SPAK e konsideron Beqajn pronarin de facto të një restoranti luksoz në Tiranë, ku kanë përfunduar disa nga fondet, ndërkohë që ai akuzohet se ka paracaktuar disa tendera.

“Është hetim i nisur në fund të vitit 2023. Në 28 dhjetor prokuroria e posaçme firmosi urdhër kontrolle në disa banesa, përfshirë edhe atë të Beqajt, ku sekuestroi celularin e Beqajt dhe bashkëshortes së tij dhe hard disqe. Kreu kontrolle edhe në disa kompani farmaceutike. Në atë kohë zoti Beqaj ishte në masë sigurie ndaluese për koncesionin e sterilizimit. Kishte masën ndaluese të detyrimit për paraqitje. Gjatë kësaj kohe prokuroria gjeti edhe këtë çështje, që kishte të bënte me kohën kur Beqja kishte drejtuar agjencinë SASPAK, një agjenci shtetërore që menaxhon fondet e BE, por ka edhe buxhet shqiptar.

Prokuroria arrin në konkluzionin që Beqaj ka abuzuar me fondet. Në të paktën tetë tendera, ka dyshime që ai ka vepruar në cilësinë e urdhëruesit, që të lidhen kontrata duke e paracaktuar kompaninë fituese. Këtë thotë prokuroria, e ka kryer në bashkëpunim me Ermal Kurtulaj, bashkëpunëtorin e tij të afërt.

Lexo edhe:

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

Balluku u mor e pandehur nga SPAK: Hetimet ndaj saj mund të lidhen edhe me bashkëpunimin me kryeministrin

Kurtulaj ka punuar gjatë të gjithë kohës me zotin Beqaj. Prokuroria ngrinte dyshime që Ilir Beqaj përdorte një automjet në emër të Ermal Kurtulaj. Sa herë vinte Beqaj në SPAK, mbërrinte ose Policia Bashkiake ose rrugore dhe e gjobiste. Kur shënohej gjoba, ishte në emrin e Ermal Kurtulaj. Beqaj tha është e vërtetë, por e marr këtë automjet sepse nuk di të ngas makinën. Prokuroria thotë se është pasuri e fshehur e zotit Beqaj.

Ermal Kurtulaj ishte koordinator i këtij projekti dhe ka kërkuar lëshimin e faturave fiktive. Beqaj kishte një restorant, pronari de facto. Çfarë ndodhte? Kur bëshin aktivitete, kryheshin te restoranti që ai kishte në pronësi të tërthortë, kishte qenë e shoqja aksionere dhe kishte dhuruar aksionet, etj. Këto fatura i merrte nga persona të tjera, që janë tani me masa sigurie. Ka patur raste kur një aktivitet është faturuar dy herë.

Prokuroria ka dyshime të arsyeshme që Beqja është pronar de facto, shërbimet i ka dhënë me çmime më të ulta dhe janë bërë mbifaturime. Një aktivitet ishte paguar nga Ministria e Turizmit, por ishin bërë fatura edhe në emër të SASPAK. Praktikisht, lihet të kuptohet se paratë nuk janë shpenzuar, thjesht janë faturuar në letra. Gjithë këto fatura fiktive, ka dyshime se janë kryer manovra, që të fshihet lidhja mes ish ministrit dhe restorantit.

Ka edhe një detaj, kur zoti Beqaj u mor i pandehur, gjykata la detyrë të hetohej edhe pasuria. Ndaj zotit Beqaj ka edhe një hetim të tretë për pasurinë. Janë marrë dokumenta për një ullishte në periferi të Sarandës. Ka të dhëna për disa apartamente, që janë në Lungomaren e Vlorës. Ka të dhëna në lidhje me disa pasuri, por janë vetëm dyshime, nuk janë zyrtare nga prokuroria. Prokuroria thotë, nisur nga kontrolli i dhjetorit, po vijon hetimin edhe për aktivitet tjetër”, tha Lala në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Etiketa: BEBeqajfondethetimklodiana lalakorrupsionministripasurie

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

Balluku u mor e pandehur nga SPAK: Hetimet ndaj saj mund të lidhen edhe me bashkëpunimin me kryeministrin

18:12 : 25/10/2025
BOTA

BE-ja intensifikon përpjekjet për të ulur varësinë nga mineralet e rralla të Kinës

14:37 : 25/10/2025
BOTA

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

15:33 : 24/10/2025
BOTA

Samiti i BE-së/ Merz thirrje për më pak burokraci: Na duhet një kthesë e vërtetë kulturore

11:55 : 24/10/2025
BOTA

BE dështon të arrijë marrëveshje për përdorimin e aseteve ruse të ngrira, Belgjika bllokon planin

10:07 : 24/10/2025
Para

Skandali me dietat e FRONTEX, gjykata vendos pezullimin për 17 punonjës policie

TË GJITHA

Tërmeti i fuqishëm 6,2 ballë godet Indonezinë

18:50 : 26/10/2025

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

18:35 : 26/10/2025

Real Madrid fiton “El Clasico-n” dhe nis shkëputjen nga Barcelona (Video)

18:27 : 26/10/2025

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

18:17 : 26/10/2025

Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga një artist i dështuar si Rama

18:02 : 26/10/2025

Foto-Emri/ E rëndë në Itali, 19-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në banesë nga i vëllai!

17:54 : 26/10/2025

Skandal me sigurinë ushqimore në Tiranë, pas makaronave dhe çokollatat dalin me krimba!

17:43 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com