• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërron jetë shkrimtari Ismail Kadare

09:00 : 01/07/2024
në AKTUALITET, KULTURE, VIDEO

Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare shrimtari i madh i letërsisë shqipe Ismail Kadare. Mësohet se ai ka mbyllur sytë përgjithmonë mëngjesin e kësaj të hëne në Urgjencë.

Kandidati për Nobel në Letërsi, Ismail Kadare njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ai shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.

Ismail Kadare lind më 28 janar 1936 në lagjen Palorto të Gjirokastrës, teksa kur ishte 13 vjeç zbuloi Makbethin e Shekspirit, dhe kështu i lindi dashuria për letërsinë. Në këtë moshë shkroi tregimet e para të cilat i botoi te revista “Pionieri” në Tiranë.

Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës dhe u diplomua për Mësuesi. Shkroi romanin e tij të parë Mjegullat e Tiranës, të cilin e përfundoi në prag të vijimit të studimeve në Bashkim Sovjetik. Në vitet 1958-1960 studioi në Moskë, në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki”, gjatë periudhës së zbutjes hrushoviane. Atje pati mundësi të lexonte letërsi bashkëkohore perëndimore, e cila kishte filluar të përkthehej në rusisht

Ismail Kadare nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Lexo edhe:

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

U dënua nga Haga për krime luftë në Kosovë, vdes ish-gjenerali i ushtrisë serbe

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin «Princesa de Asturias» për Artet më 2009 dhe Çmimin «Jeruzalem» më 2015. Viteve të fundit ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.

Qëndrimet kritike janë të ndara nëse Kadareja duhet parë si disident apo si konformist gjatë regjimit komunist. Ai qe ndër zërat e pakët kritikë, por mendohet se kjo qe e mundur në sajë të mbrojtjes nga vetë diktatori Enver Hoxha.

Disa akademikë janë përsiatur rreth përshkrimit që shkrimtari i ka bërë Shqipërisë nën Perandorinë Osmane si të ndikuar nga prodhimi artistik Orientalist i kohës së regjimit, e përkufizojnë si eurocentrist, esencialist, fundamentalist dhe anti-modernist,[14] duke u bërë shkak i rritjes së islamofobisë dhe racizmit. Në Shqipëri shihet si përfaqësuesi i mitologjisë anti-myslimane.

Ismail Kadare ka qenë akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82) dhe zv/kryetar i Frontit Demokratik.

Etiketa: ismail kadarenderron jeteshkrimtarivdes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

15:17 : 29/10/2025
RAJONI

U dënua nga Haga për krime luftë në Kosovë, vdes ish-gjenerali i ushtrisë serbe

16:02 : 20/10/2025
AKTUALITET

Aksidenti i rëndë në Lezhë, ndërron jetë në spital drejtuesi i motorit

09:46 : 06/10/2025
SPORT

Tragjedi në Serbi, ndërron jetë në fushën e lojës legjenda e Crvena Zvezdës

17:57 : 17/09/2025
AKTUALITET

Ra në humnerë, ky është turisti holandez që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

22:24 : 16/09/2025
AKTUALITET

Ra në humnerë, humb jetën turisti në shtegun Theth-Valbonë

18:48 : 16/09/2025
Para

Kurti nga Greqia: Bota, përballë tre sfidave të një niveli të paprecedent

TË GJITHA

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025

Me skenarë në duar, publikohen pamjet nga përgatitjet e filmit të Luizit dhe Kiarës

18:09 : 30/10/2025

Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon

18:04 : 30/10/2025

Zyrtarja e “Bankers Petroleum” me cigare në dorë zgërdhihet duke parë nga lart naftëtarët e varfër që protestojnë

17:54 : 30/10/2025

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën këmbësori

17:52 : 30/10/2025

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com